KRYETARJA E BASHKIMIT TË DHOMAVE TË INDUSTRISË DHE TREGTISË INES MUCOSTEPA: FORCIM DIALOGUT PUBLIK –PRIVAT PËR TË PËRMIRËSUAR KLIMËN E INVESTIMEVE DHE TË TË BËRIT BIZNES

    425

    Është zhvilluar në datë 28 maj në ambientet e Hotel Tirana International një tryezë konsultimi ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të të gjitha qarqeve të Shqipëtisë , shoqatave të ndryshme që përfaqësojnë këto biznese me qëllim  diskutimin për hartimin  e paketëssë re fiskale. Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë Znj .Ines Muçostepa , e cilësoi si të domosdoshme forcimin e dialogut publik-privat në të mire të klimës së investimeve dhe të të bërit biznes , si një nga elementët kryesorë të bashkëpunimit me sipërmarrjen private dhe garantimin e efikasitetit të politikave publike që prekin drejtpërdrejtë ekonominë .  Znj. Muçostepa theksoi rëndësinë e rritjes së konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare, duke pasur në vëmendje sektorët më prioritarë , për të cilët duhen hartuar paketa fiskale lehtësuese konkurruese , të qendrueshme, që mbështesin sektorët prioritarë të ekonomisë dhe produktet shqiptare .

    1.INES TRYEZA E KONSULTIMIT 1

    “ Krijimi i një sistemi taksimi në një kuotë të pranueshme të dakordësuar me sipërmarrjen , përmirësimi i kuadrit ligjor që prek drejtëpërdrejtë dhe në mënyrë të tërthortë sipërmarrjen, sidomos përmirësimin e kuadrit rregullator procedurial, e konsiderojmë një hap shumë të rëndësishëm në procesin e derregullimit që qeveria nëpërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave ka ndërmarrë “, tha Kryetarja e Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë .

    3.INES TRYEZA E KONSULTIMIT 3

    “ Hartimi i politikave fiskale dhe përmirësimi i sistemit tatimor dhe atij doganori–deklaroi, Znj. Muçostepa , “  mund të bëhet vetëm nëpërmjet një taksimi në një kuotë të pranueshme të dakordësuar me sipërmarrjen , uljen e moderuar të TVSH , përshkallëzimin në zbritje për disa sektorë specifikë , si dhe heqjes përfundimisht të fashave të llogaritjes së taksimit për sipërmarrjen pa referencë në xhiron vjetore”Në këtë tryezë konsultuese , Ministri i Ekonomisë dhe Financave Z. Arben Ahmetaj prezantoi iniciativat fiskale që po ndërmerren për sipërmarrjet e vogla në sektorin e energjisë dhe për agro-turizmin . Sipas Ministrit Ahmetaj ,po hartohen iniciativat fiskale , të cilat do të vihen në zbatim nga fillimi i vitit 2019, ndërsa ftoi të gjithë që të bëhen pjesë e tryezave të tilla , me propozime sa më konkrete , në kuadër të bashkëpunimit për përmirësimin e klimës së të bërit biznes në vend.