Monthly Archives: June 2018

    365

    Bashkimi i Dhomave te Tregtise dhe Industrise së Shqipërisë  në bashkëpunim me Këshillin e biznesit Arabo-Latino Amerikan dhe G77 organizuan në mjediset e Hotel Mondial  takimi e parë parapërgatitor për organizimin e Forumit Ekonomik të Biznesit, me qëllim promovimin  e vlerave të Shqipërisë  që pritet që të zhvillohet në vendin tonë në sezonin e vjeshtës . Të pranishëm në këtë tryezë ishin Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë,  Znj .Ines Mucostepa , Presidenti i G77 Z.Salah Haroun, si përfaqësues të rëndësishëm  nga intitucionet shqiptare , si nga Kabineti  i Zv. Kryeministres, Ministria e Jashtme dhe e Evropës , Ministria Turizmit dhe e Infrastrukturës , Ministria e Ekonomisë dhe e Financave , Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Bashkia Tiranë , AIDA , AKT, Shoqata e Turizmit, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit dhe Dibrës, të gjthë faktorë dhe aktorë të rëndësishëm në përgatitjen dhe organizimin e këtij aktiviteti.  Mendohet që në forumin ekonomik për promovimin e vlerave të Shqipërisë , do të marrin pjesë 70-90 shtete.

     

    takimi i pare pregatitor pic 2

    Promovimi i vlerave të Shqipërisë në këtë aktivitet të rëndësishëm nuk do të vijë vetëm në formatet e  konferencave , por edhe takimeve të biznesmenëve dhe ekonomike, ekspozitave , takimeve B2B apo edhe vizitave nëpër biznese të ndryshme shqiptare .

     

    takimi i pare pregatitor pic 3

      282

      Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë organizoi ditën e sotme takim me dy përfaqësuesit e Qendrës së Bankës Botërore për Reformën e Raportimit Financiar, me vendodhje në Vjenë, Znj. Lejla Begtasevic Rudalija dhe Z. Patrick Kabuya.

       

      Takimi u fokusua tek përmirësimi i manaxhimit financiar tek bizneset SME, si funksionon ky manaxhim, nevojat që kanë, roli i kontabilistit dhe audituesit dhe se çfarë mund të bëhet në këtë drejtim.

       

      Takimi u organizua në dy linja. Fillimisht u organizua një takim midis përfaqësuesve të Bankës Botërore dhe përfaqësuesve të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe më pas Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë organizoi një takim midis përfaqësuesve të Bankës Botërore dhe disa sipërmarrjeve.

       

      Takimi i parë u fokusua në rolin që Dhomat e Tregtisë mund të luajnë në drejtim të përmirësimit të manaxhimit financiar. Sipas Z. Kabuya, vetëm një nga pesë SME mund të mbijetojnë në 18 mujorin e parë të krijimit të tyre. Pjesa tjetër është e destinuar të dështoj, pikërisht nga mangësitë dhe problematikat në manaxhimin financiar.

       

      I pranishëm në këtë takim ishte edhe eksperti kontabël, Z. Artan Xhiani, i cili u shpreh se problematikat me të cilat ndeshen SME-të në vendin tonë janë të shumta. Një ndër këto problematika është edhe ligji fiskal në Shqipëri, i cili ndryshon shpesh. Gjithashtu, informaliteti mbetet ende një ndër problematikat kryesore. Z. Xhiani u shpreh se duhet të ketë një bashkëpunim më të mirë ndërmjet bizneseve dhe institucioneve qeveritare sepse është shumë e rëndësishme të dëgjohet zëri i SME-ve në mënyrë që ato të rriten. Nësë mund të rrisim SME-të, atëherë mund të rrisim dhe zhvillojmë më tej ekonominë. Këtë ndërmjetësim e luan Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

       

      banka boterore 1

       

      Ekspertët e Bankës Botërore u shprehën se vet bankat mund të jenë suportuese të bizneseve nëpërmjet kredive që lëshojnë, por Z. Xhiani u shpreh se marrëdhënia e bizneseve dhe bankave është e komplikuar në shumë aspekte. Sektori më problematik në lidhje me bankat është agrikultura. Kjo sepse trualli shpeshherë nuk pranohet si kolateral nga bankat për vetë problemet e pronësisë që ekzistojnë me truallin në vendin tonë.

       

      Në takimin me sipërmarrësit, të pranishëm ishin:

      Z. Edmond Cami, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Dibër, si dhe përfaqësues i sektorit të minierave

      Z. Edmond Isaku, përfaqësues i sektorit të minierave, ndërtimit, hotelerisë, telekomunikacionit

      Znj. Renata Muça, përfaqësuese e sektorit të agroturizmit dhe prodhimeve të bulmetit

      banka boterore 2

      Ndër problematikat që bizneset paraqiten ishin:

       

      Paragjykimi- Sipas Z. Edmond Isaku, një biznes i ri që në fillimet e tij ka tendencën të jetë i paragjykuar, në krahasim me bizneset që kanë më tepër eksperiencë. Paragjykimi ekziston edhe nga institucionet hua dhënëse, siç janë bankat.

       

      Informaliteti- Përfaqësuesit e sipërmarrjeve të pranishëm shprehën se informaliteti është ende shumë i pranishëm në vendin tonë dhe pengon rritjen e fitimit, si dhe krijon konkurrueshmëri të pandershme.

       

      Trajnimi- Nga përfaqësuesit e pranishëm u pa e domosdoshme organizimi i trajnimeve për financierët e kompanive, por edhe për administratën shtetërore.

       

      Në fund të takimit, përfaqësuesit e Bankës Botërore sugjeruan që Dhomat e Tregtisë mund të bëjnë studime të pavarura në lidhje me problematikat që kanë SME-të dhe t’ja paraqesin ato qeverisë, si dhe mund të bashkëpunojnë me institucione të huaja si EBRD, IFC etj.

      banka boterore 3

       

       

        228

        Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa mori pjesë në konferencën “Rritja e cilësisë së bimëve mjekësore, garanci për eksportet tona”, të organizuar në date 8 qershor nga Industria e bimëve mjekësore dhe aromatike të Shqipërisë-IBMA

         

        Në këtë takim u diskutua dhe u evidentua roli i Shqipërisë si eksportuesja e dytë më e madhe në Ballkan për bimët mjekësore, duke i cilësuar ato, jo vetëm si një pasuri natyrore me vlera të madha ekonomike, por vet këtë sektor si një sektor të rëndësishëm për punësimin në Shqipëri. Aktualisht, në këtë sektor numërohen rreth 90.000 të punësuar.

         

         

          277

          Sekretarja e Përgjithshme e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Majlinda Manushi dhe Znj. Uarda Llazi kanë marr pjesë në takimin e organizuar ditën e sotme nga Instat.

           

          instat 2

          Në këtë takim, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Eurostat, u diskutua mbi marrëdhëniet e institucioneve shqiptare me të dhënat e publikuara nga Instat, si dhe mënyrat e përmirësimit të mëtejshëm të efikasitetit të Institucionit të Instatit.

          Të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Kryeministria, nga Ministria për Financat dhe Ekonominë, nga Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Kulturës.

            264

            Bashkimi i Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë ka shprehur gjatë një Konference për Shtyp mbështetjen ndaj shoqatës së ndërtuesve në lidhje me ligjin për strehimin social, sipas të cilit detyrohen bizneset e ndërtimit , që për cdo objekt të ri që ndërtojnë , të kalojë 3% të sipërfaqes  në favor të bashkive  që të përdoret për të pastrehët ., miratuar së fundmi nga Parlamenti Shqiptar . Shqetësimi lidhet me nenin 19 të ligjit në fjalë, i cili detyron ndërtuesit privatë që aplikojnë për leje zhvillimi dhe ndërtimi, që për ndërtime me sipërfaqe ndërtimore banimi mbi 2.000 metra katrorë, të kalojnë pa shpërblim të paktën 3% të sipërfaqes funksionale ndërtim, në përdorim apo pronësi për nevoja strehimi, njerëzve në nevoje.

            Sipas Kryetares së Bashkimit të Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë Znj. Ines Muçostepa duke mbështetur shqetësimin e Shoqatës së Ndërtuesve citoi se, ”Ligji për strehimin social do të rrisë më shumë barrën fiskale mbi ndërtimin , e cila do të përcillet më tej në rritje të cmimeve “

            Sipas Znj. Muçostepa , ky ligj nuk u konsultua  me biznesin dhe për rrjedhojë do të sjellë bllokim të tregut , pasi 30% e të ardhurave do të kalojë në taksa.

            Shoqata e Ndërtuesve e cilëson nenin 19 të këtij ligji tërësisht antikushtetues , duke u shprehur tërësisht të vendosur  për të ndërmarrë të gjithë hapat ligjorë për ta zhbërë . Shqetësimi është përcjellë disa ditë më pare edhe  në tryezën e zhvilluar ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkimit të Dhomave të industrisë së Tregtisë  për lehtësirat fiskale , ku Ministri i Financave dhe i Ekonomisë Arben Ahmetaj , duke iu referuar nenit në fjalë,vuri në dukje se,  për kalimin e 3% të sipërfaqes tek bashkia për familjet e pastreha qeveria iu është referuar praktikave më të mira sociale në disa vende.te Europes .

            Projekte

            1114
            Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...