BASHKIMI I DHOMAVE TË TREGTISË DHE INDUSTRISË NË MBËSHTETJE TË SHOQATËS SË NDËRTUESVE KUNDËR LIGJIT TË STREHIMIT SOCIAL

    154

    Bashkimi i Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë ka shprehur gjatë një Konference për Shtyp mbështetjen ndaj shoqatës së ndërtuesve në lidhje me ligjin për strehimin social, sipas të cilit detyrohen bizneset e ndërtimit , që për cdo objekt të ri që ndërtojnë , të kalojë 3% të sipërfaqes  në favor të bashkive  që të përdoret për të pastrehët ., miratuar së fundmi nga Parlamenti Shqiptar . Shqetësimi lidhet me nenin 19 të ligjit në fjalë, i cili detyron ndërtuesit privatë që aplikojnë për leje zhvillimi dhe ndërtimi, që për ndërtime me sipërfaqe ndërtimore banimi mbi 2.000 metra katrorë, të kalojnë pa shpërblim të paktën 3% të sipërfaqes funksionale ndërtim, në përdorim apo pronësi për nevoja strehimi, njerëzve në nevoje.

    Sipas Kryetares së Bashkimit të Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë Znj. Ines Muçostepa duke mbështetur shqetësimin e Shoqatës së Ndërtuesve citoi se, ”Ligji për strehimin social do të rrisë më shumë barrën fiskale mbi ndërtimin , e cila do të përcillet më tej në rritje të cmimeve “

    Sipas Znj. Muçostepa , ky ligj nuk u konsultua  me biznesin dhe për rrjedhojë do të sjellë bllokim të tregut , pasi 30% e të ardhurave do të kalojë në taksa.

    Shoqata e Ndërtuesve e cilëson nenin 19 të këtij ligji tërësisht antikushtetues , duke u shprehur tërësisht të vendosur  për të ndërmarrë të gjithë hapat ligjorë për ta zhbërë . Shqetësimi është përcjellë disa ditë më pare edhe  në tryezën e zhvilluar ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkimit të Dhomave të industrisë së Tregtisë  për lehtësirat fiskale , ku Ministri i Financave dhe i Ekonomisë Arben Ahmetaj , duke iu referuar nenit në fjalë,vuri në dukje se,  për kalimin e 3% të sipërfaqes tek bashkia për familjet e pastreha qeveria iu është referuar praktikave më të mira sociale në disa vende.te Europes .