Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë merr pjesë në Konferencën “Rritja e cilësisë së bimëve mjekësore, garanci për eksportet tona”

    24

    Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa mori pjesë në konferencën “Rritja e cilësisë së bimëve mjekësore, garanci për eksportet tona”, të organizuar në date 8 qershor nga Industria e bimëve mjekësore dhe aromatike të Shqipërisë-IBMA

     

    Në këtë takim u diskutua dhe u evidentua roli i Shqipërisë si eksportuesja e dytë më e madhe në Ballkan për bimët mjekësore, duke i cilësuar ato, jo vetëm si një pasuri natyrore me vlera të madha ekonomike, por vet këtë sektor si një sektor të rëndësishëm për punësimin në Shqipëri. Aktualisht, në këtë sektor numërohen rreth 90.000 të punësuar.