Monthly Archives: July 2018

    13

    Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit, anetare të marrëveshjes CEFTA do të fillojnë heqjen e tarifat doganore për produktet industriale e më pas për ato bujqësore. Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka mbledhur në një takim krerë të institucioneve përgjegjëse ku u kërkoi që të nisin përgatitjet për harmonizimin e tregut rajonal.

    Pas takimit me krerët e doganave në vendet anëtare të CEFTA-s ka nisur puna për harmonizimin e procedurave dhe tarifave doganore. Në një takim me drejtues të institucioneve shqiptare, ministri Arben Ahmetaj tha se puna do të nisë me heqjen e tarifave të produkteve industriale.

    “Zona Ekonomike Rajonale, apo siç i referohemi në tryezat rajonale REA – një zonë e integruar ku mallrat, shërbimet, investimet dhe fuqia punëtore e kualifikuar mund të lëvizin pa pengesa brenda 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, me qëllim rritjen e atraktivitetit ekonomik të rajonit, zgjerimin e tregut për investitorët potencial, krijimin e zinxhirit të vlerave rajonale dhe përmirësimin e marrëdhënieve tregtare brenda WB6 dhe BE-së,” tha Ahmetaj.

    Sipas kreut të financave nisma do të ndihmojë në tregtinë e lirë,uljen e kostove dhe konkurrencën e ndershme.

    “Ekonomitë e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor janë të angazhuara për të krijuar një zonë ekonomike rajonale (REA në CEFTA), për të tërhequr më shumë investime, nëpërmjet uljes së kostos së tregtisë dhe minimizimin e pengesave jo tarifore, për lehtësimin e tregtisë së mallrave; harmonizimin e tregjeve të CEFTAs me BE, krijimin e mekanizmit për zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve tregtare, që ka qenë dhe pjesë e debateve të fundit në tryezën e CEFTAs,” tha Ahmetaj.

    E pranishme në këtë mbledhje ishte edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa.

      27

      Në kuadër të Programit Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mal i Zi është zhvilluar në Tiranë , takimi i parë i projektit Interact 4.0 , mbështetur në inovacionin e katërfishtë, që lidh sistemet e arsimit , shkencës , ndërmarrjeve private dhe institucioneve shtetërore . Qëllimi i këtyre projekteve është padyshim edhe krijimi i mjediseve për të nxitur sipërmarrjen, krijimi i bazave për një integrim konkret dhe zhvillim të mëtejshëm të tri vendeve Itali-Shqipëri-Mal i Zi. Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa e pranishme në zhvillimet e punimeve të këtij takimi të parë, u shpreh ndër të tjera se, Inovacioni është kusht për çdo lloj biznesi, në mënyrë që ai të qëndrojë në treg e të ketë sukses të vazhdueshëm dhe të qendrueshëm dhe në rastin e ofrimit të shërbimeve inovacion është mënyra e sjelljes me klientët apo afatet e ofrimit të shërbimit. Në të dyja rastet, rritja e cilësisë së produktit të ofruar, mall apo shërbim qoftë, është gjithashtu inovacion.

       

      interact 1

      Shqipëria ka aktualisht rreth 152,288 biznese të regjistruara nga të cilat mbi 98% janë SME. “Përbërja sektorale anon më tepër drejt veprimtarive me teknologji të ulët (punësimi në bujqësi mbetet relativisht i lartë) dhe eksportet janë të ulëta si në terma absolute ashtu dhe relative. Klima e biznesnit është e pasigurtë për shkak të ndryshimeve të vazhdueshme legjislative”, tha Znj. Muçostepa.

       

      interact 2.2

       

      Sipas saj, duke parë këtë analizë mund të kuptojmë se Shqipëria është një vend i cili qendron shumë prapa barrierave të fundme teknologjike të sotme dhe është duke u zhvilluar sipas paradigmave të modelit Heckscher–Ohlin, i cili është një model matematik, për të caktuar skemën e shkëmbimit të të mirave material në tregtinë ndërkombëtare, i zhvilluar në Stockholm School of Economics.

      Duke cituar bazat teorike, Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, theksoi se Shqipëria eksporton më shumë forcën e krahut në bizneset e modelit fason, megjithë avantazhet konkuruese, të cilat qëndrojnë tek materialet që mund të vijnë nga industria minerare, nëntoka dhe potencialisht tek bujqëisa.

      “Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë- cilësoi Znj. Muçostepa- ka dhënë kontributin e saj në projekte të ndryshme mbi inovacionin, për një sfidë të së ardhmes, për zhvillimin e ekonomisë shqiptare dhe të Adriatikut..”.

      interact 3

      InTERaCT 4.0 është një projekt që po zbatohet nga gjashtë partnerë: Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Qendra e Promovimit të Biznesit dhe Ekonomisë, Dhoma e Tregtisë, Industrisë, Artizanatit dhe Bujqësisë Bari, Universiteti i Salentos, Dhoma Ekonomike e Malit të Zi, Universiteti Mesdhetar i Malit të Zi. Projekti financohet nga Programi Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mal iZi.

      Rajoni i Puglias, Shqipëria dhe Mali i Zi janë të lidhura me marrëdhënie të mira ekonomike, të cilat vazhdojnë të forcohen nëpërmjet procesit të përshtatjes ndaj standardeve evropiane që Shqipëria dhe Mali iZi duhet të përmbushin në kuadër të antarësimit në Bashkimin Evropian. Rajoni sot përballet me sfidën e inovacionit, perms modelit të fabrikës inteligjente, të pajisur me pajisje vetë-kontrolluese në linjat e prodhimit, përshkallëzimit të procesit digjital në kompanitë dhe lidhje të ngushtë ndërkufitare. INTERACT 4.0 do të nxisë zhvillimin e këtij modeli rritjeje, nëpërmjet katër aksioneve kyçe.

       

       

        39

        Qëllimi i promovimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik në fusha të ndryshme të ekonomisë , bëri bashkë gjatë ditës së sotme në një tavolinë të rrumbullakët përfaqësues të institucioneve shtetërore shqiptare , Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, një grup përfaqësuesish të sipërmarrjes së krahinës së Molises në Itali , përfaqësues të Ambasadës italiane në Tiranë, si dhe ICE Italia në Tiranë organizatore e këtij takimi.  Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë  Znj. InesMucostepa në fjalën e saj tha se, Italia është një nga vendet me prezencën më të madhe të investimeve në Shqipëri duke numëruar 2.662 sipërmarrje italiane me kapital 100% Italian dhe miks me mundësira investimi teknologjike dhe prodhuese .

        Sipas saj, megjithëse është bërë shumë deri tani, ku Italia zë vendin e pare të investimeve në Shqipëri, ka ende shumë për të investuar . Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë  , ftoi sipërmarrësit Molisanë që të investojnë në sektorë kyçë të ekonomisë shqiptare, si në energjitikë, agroturizëm, infrastrukturë, planifikim urban etj.

        “Dhe përgjatë bashkëpunimit ekonomik të sipërmarrësve ndërmjet dy vendeve , nuk duhet të mungojë edhe bashkëpunimi ndërmjet dhomave të tregtisë të vendeve përkatëse, për të pasur gjithnjë në rritje shkëmbime ,informacione për investitorët për të rritur në këtë mënyrë importet dhe eksportet e drejtëpërdrejta ndërmjet dy vendeve tona “, tha Znj.Mucostepa .

        Krahina e Molises është Rajon në Italinë Jugore, rajoni i 19-të i parafundit sipas madhësisë 4438 km katrorë , kufizohet nga Abruzo në veri të saj , nga Lacio në perëndim , ngaKampanja në jug dhe Pulja në juglindje . Rajoni ka rreth 320.000 banorë dhe një dendësi të madhe të popullsisë për frymë. Rajoni gjithashtu laget nga deti Adriatik.

          78

          Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ines Muçostepa : Provomovimi i marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve, iniciativa pozitive dypalëshe për nxitjen e bashkëpunimit afatgjatë në fushën e tregtisë dhe rritjes së investimeve

          Forumi i biznesit Shqipëri –Mal I Zi “ Sfidat dhe Mundësitë “ që zhvilloi punimet në qytetin e Shkodrës , u organizua nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë , në kontekstin e sesionit të parë të mbledhjes së qeverive Shqipëri- Mal i Zi.  Rëndësia e madhe e nxitjes së iniciativave bashkëpunuese të sipërmarrësve të dy vendeve , u nderua  në këtë forum biznesi dhe  nga kryeministrat respektivë të dy vende Kryeministrin e Shqipërisë  Z. Edi Rama  dhe  Kryeministrin e Malit të Z.Duško Marković së bashku me kabinetet .

          shkoder 3

          Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj Ines Muçostepa, citoi në nisje të këtij forumi se “takimi i këtij lloji mes sipërmarrësve dhe biznesit të të dy vendeve,është mekanizmi i duhur për të nxitur bashkëpunimin ekonomik me interes reciprok mes Shqipërisë dhe Malit të Zi”  Sipas Znj, Muçostepa, të flasësh për bashkëpunim ekononik,  nuk mjafton vetëm shkëmbimi tregtar i produkteve , por është shumë i rëndësishëm bashkimi i sipërmarrjeve të dy vendeve , i cili më pas do t’i bënte ato të krahasueshme edhe me sipërmarrjet europiane .“ Sfidat tona me Dhomën Ekonomike të Malit të Zi , nuk mbarojnë këtu . Integrimi europian fillon nga integrimi rajonal  dhe biznesi është lokomotiva e tij “ u shpreh Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë . Sipas saj, ky ishte edhe motivi ikrijimit të Forumit të Investimeve të Dhomave Ballkanike Perëndimore, nga të gjitha dhomat e tregëtisë së Rajonit gjatë Samitit të Vjenës në gusht të 2015-ës. “ Midis dy vendeve tona ka hapësira dhe potenciale reale ekonomike si në infrastrukturën rrugore , në transportin hekurudhor , në fushën e turizmit dhe bujqësisë – tha Znj. Muçostepa – “ Prandaj edhe sot në këtëforum rikonfirmohet dëshira e madhe e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve me prani të lartë biznesmeneve nga Mali I Zi dhe Shqipëria “. tha ajo. Në emër të Dhomës Ekonomisë së Malit të Zi foli Z.Vlastimir Gulobović , i cili ndër të tjera theksoi rëndësinë e madhe të këtij forumi biznesi ndërmjet dy vendeve duke shtuar se “ kemi vënë theksin në rritjen e kapaciteteve për shfrytëzimin e potencialeve të përbashkëta mes dy vendeve në krijimin e  parakteve, për të shtuar bashkëpunimin në krijimin e lehtësirave që nxisin shkëmbimin tregtar mes Shqipërisë e Malit të Zi:”Ai tha se, shumë sektorë parashtrojnë nevojën e bashkëpunimit mes bizneseve duke u ndalur te potencialet dhe resurset turistike që ofron Mali i Zi, duke premtuar për vijimin e bashkëpunimit dypalësh dhe marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Dhomave të Tregtisë së dy vendeve .

          shkoder 4

          Në këtë forum ekonomik me kete nivel  rëndësie, e morën fjalën natyrisht edhe Shkëlqesitë e tyre të dy vendeve Z.Edi Rama Kryeministri i Shqipërisë dhe Z.Duško Marković Kryeministër i Malit të Zi, të cilët konfirmuan në fjalët e tyre rëndësinë e jashtëzokonshmeqë kanë të bëjnë me  krijimin e lidhjeve më të mira ekonomike me impakt në komunitetet ndërmjet vendeve tona. Kryeministri malazez u shpreh se,  i ka kërkuar kryeministrit Rama, në kontekstin e anëtarësimit në marrëveshjen CEFTA dhe të OBT-së që të zgjidhin çështjen e barrierave jodoganore, këtu është fjala për eksportin e birrës dhe verërave shqiptare.

           

          shkoder 1

          Kryeministrat Rama dhe Marković e kanë ftuar biznesin respektiv të dy vendeve për investime në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.pasi njëndër misiononet kryesore  të dy qeverive është të zhvillojnë vizionin ekonomik të sipërmarrësve mes dy vendeve.

          Bashkëpunimi afatgjatë disavjecar ndërmjet Dhomave tëTregtisë ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të  Zi është konkretizuar më një marrëveshje bashkëpunimi , për një zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike ndërmjet dy vendeve .

           

          Projekte

          1021
          Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...