Prespektivat gjthnjë në rritje ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në fusha të ndryshme të ekonomisë

    256

    Qëllimi i promovimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik në fusha të ndryshme të ekonomisë , bëri bashkë gjatë ditës së sotme në një tavolinë të rrumbullakët përfaqësues të institucioneve shtetërore shqiptare , Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, një grup përfaqësuesish të sipërmarrjes së krahinës së Molises në Itali , përfaqësues të Ambasadës italiane në Tiranë, si dhe ICE Italia në Tiranë organizatore e këtij takimi.  Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë  Znj. InesMucostepa në fjalën e saj tha se, Italia është një nga vendet me prezencën më të madhe të investimeve në Shqipëri duke numëruar 2.662 sipërmarrje italiane me kapital 100% Italian dhe miks me mundësira investimi teknologjike dhe prodhuese .

    Sipas saj, megjithëse është bërë shumë deri tani, ku Italia zë vendin e pare të investimeve në Shqipëri, ka ende shumë për të investuar . Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë  , ftoi sipërmarrësit Molisanë që të investojnë në sektorë kyçë të ekonomisë shqiptare, si në energjitikë, agroturizëm, infrastrukturë, planifikim urban etj.

    “Dhe përgjatë bashkëpunimit ekonomik të sipërmarrësve ndërmjet dy vendeve , nuk duhet të mungojë edhe bashkëpunimi ndërmjet dhomave të tregtisë të vendeve përkatëse, për të pasur gjithnjë në rritje shkëmbime ,informacione për investitorët për të rritur në këtë mënyrë importet dhe eksportet e drejtëpërdrejta ndërmjet dy vendeve tona “, tha Znj.Mucostepa .

    Krahina e Molises është Rajon në Italinë Jugore, rajoni i 19-të i parafundit sipas madhësisë 4438 km katrorë , kufizohet nga Abruzo në veri të saj , nga Lacio në perëndim , ngaKampanja në jug dhe Pulja në juglindje . Rajoni ka rreth 320.000 banorë dhe një dendësi të madhe të popullsisë për frymë. Rajoni gjithashtu laget nga deti Adriatik.