Monthly Archives: August 2018

    79

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju përcjell  kalendarin e panaireve që do të zhvillohen në muajt në vazhdim në Turqi.

    Ministria e Ekonomisë Turke do t’u paguaj firmave pjesëmarrësë hotelin dhe mëngjesin gjatë qendrimit në ditët e programit.

    Për të shkarkuar formularin e aplikimit klikoni këtu: Alım Heyeti Programları LAST ONE 2018   form_basvuru_firma e paplotesuar

     

    Për të konfirmuar pjesëmarrjen, firmat e interesuara duhet të plotësojnë formularin e aplikimit dhe ta dërgojnë atë brenda afatit të aplikimit në adresën info@uccial.al

      50

      Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se në datat 23-24 tetor 2018, në Varshavë të Polonisë do të zhvillohet Konferenca ndërkombëtare për start-up “Wolves Summit”.

      Konferenca, e cila do të zhvillohet për të tetin vit, do të fokusohet në inovacionet në teknologji, duke mundësuar lidhjen dhe bashkëpunimin midis bizneseve.

      “Wolves Summit” është një ndër konferencat më të mëdha dhe të rëndësishme në fushën e inovacionit dhe start-up, në të cilin marrin pjesë më shumë se 67 shtete, 1287 investitorë, 2089 start-up, 2210 ekzekutivë, 12411 pjesëmarrës.

      Klikoni këtu për të shfletuar fletëpalosjen e konferencës, nga ku mund të merrni më tepër informacion

      8th Wolves Summit leaflet

      Për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj, si dhe për të marr më tepër informacione, kontaktoni në adresën info@uccial.al

        110

        Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se në datat 27-28 shtator 2018, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë Kosovare të Tregtisë dhe Industrisë dhe Komunën e Gjilanit, do të organizojnë  Panairin e Parë Rajonal titulluar: ” Panairi i Gjilanit”.

        Në panair priten të marrin pjesë rreth 120 biznese që operojnë kryesisht në sektorin e bujqësisë dhe industrinë ushqimore, hortikulturës, apikulturës, frutave të malit dhe bimëve mjekuese, si dhe artizan, nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës në Serbi.

        Panairi do t’u ofrojë mundësinë bizneseve nga sektorët e sipër cituar për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre, si dhe krijojë mundësinë për të vendosur dhe shkëmbyer kontakte, ide dhe kontrata për bashkëpunime të reja në vijim.

         

        Sipërmarrësit shqiptar që do të marrin pjesë në këtë panair do të kenë të mbuluar koston e fjetjes dhe të tendës ku do të bëjnë reklamimin e produkteve të tyre

         

        Për të konfirmuar kontaktoni  sa më parë  adresën info@uccial.al

         

        Projekte

        1062
        Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...