Ftese per pjesemarrje ne Panairin e Gjilanit, 27-28 shtator 2018

    164

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se në datat 27-28 shtator 2018, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë Kosovare të Tregtisë dhe Industrisë dhe Komunën e Gjilanit, do të organizojnë  Panairin e Parë Rajonal titulluar: ” Panairi i Gjilanit”.

    Në panair priten të marrin pjesë rreth 120 biznese që operojnë kryesisht në sektorin e bujqësisë dhe industrinë ushqimore, hortikulturës, apikulturës, frutave të malit dhe bimëve mjekuese, si dhe artizan, nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës në Serbi.

    Panairi do t’u ofrojë mundësinë bizneseve nga sektorët e sipër cituar për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre, si dhe krijojë mundësinë për të vendosur dhe shkëmbyer kontakte, ide dhe kontrata për bashkëpunime të reja në vijim.

     

    Sipërmarrësit shqiptar që do të marrin pjesë në këtë panair do të kenë të mbuluar koston e fjetjes dhe të tendës ku do të bëjnë reklamimin e produkteve të tyre

     

    Për të konfirmuar kontaktoni  sa më parë  adresën info@uccial.al