FTESE PER PJESEMARRJE NE “WOLVES SUMMIT”, 23-24 TETOR 2018, VARSHAVE, POLONI

    50

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se në datat 23-24 tetor 2018, në Varshavë të Polonisë do të zhvillohet Konferenca ndërkombëtare për start-up “Wolves Summit”.

    Konferenca, e cila do të zhvillohet për të tetin vit, do të fokusohet në inovacionet në teknologji, duke mundësuar lidhjen dhe bashkëpunimin midis bizneseve.

    “Wolves Summit” është një ndër konferencat më të mëdha dhe të rëndësishme në fushën e inovacionit dhe start-up, në të cilin marrin pjesë më shumë se 67 shtete, 1287 investitorë, 2089 start-up, 2210 ekzekutivë, 12411 pjesëmarrës.

    Klikoni këtu për të shfletuar fletëpalosjen e konferencës, nga ku mund të merrni më tepër informacion

    8th Wolves Summit leaflet

    Për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj, si dhe për të marr më tepër informacione, kontaktoni në adresën info@uccial.al