Monthly Archives: September 2018

    1

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon së në datat 21-24 nëntor 2018, në Stamboll, do të organizohet Panairi i 17-të MÜSİAD.

    Shpenzimet e akomodimit në Stamboll dhe transportit të brendshëm, për kompanitë pjesëmarrëse do të paguhen nga ana e organizatorëve.

    Duke qëne se numri i pjesëmarrësve është i limituar, lutemi nëse keni kompanitë të interesuara për të importuar nga Turqia dhe që operojnë në sektorë si : High-Tech Port, Ushqim, Bujqësi, Blegtori, Energji, Miniera, Automobilistikë, Plastikë, Ndërtim dhe Materialeve të Ndërtimit, Mobilieri, Turizëm, Shëndetësi, Teknologji Informacioni, Logjistikë, Shërbime, Shitje me Pakicë, Tekstile dhe Lëkurë të dergoni konfirmimin deri në daten 27 Shtator, në adresen info@uccial.al.

      1

      Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se në datat 17-19 tetor 2018, në Prishtinë, do të organizohet Panairi ndërkombëtar i agrobiznesit, “AGROKOS 2018”.

      Panairi,  në të cilin pritet të marrin pjesë sipërmarrje nga 20 vende të ndryshme të botës, ka në fokus zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe hapjen e tregjeve të reja në këtë sektor, si dhe promovimin e produkteve dhe shërbimve në vendet e rajonit.

      Për të konfirmuar, lutemi të kontaktoni në adresën info@uccial.al

        17

        Ines Muçostepa: Digjitalizimi revolucion teknologjik në shërbim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

        Më datat 13-14 shtator në Hotel Tirama International  u  organizua  workshop-irajonal mbi “Mbështetjen e Forumitt të Dhomave për Investim të Ballkanit Perëndimor në fushën e dixhitalizimit “ . Ky takim u organizua në bashkëpunim me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë dhe Forumin e Dhomave të Investimeve të Ballkanit Perëndimor .

        Qëllimi i workshop-it rajonal është për të ndarë praktikat më të mira të Dhomave të Tregtisë në BE-ne e dixhitalizuar ,duke bërë dixhitale proceset e tyre dhe duke mbështetur sipërmarrjet e vogla dhe të mesme per t’u dixhitalizuar.

        Në këtë workshop të konceptuar përgjatë dy ditëve morën pjesë personalite krerë të Dhomës Europiane të Tregtisë dhe Industrisë , të Dhomave përkatëse të Tregtisë dhe Industrisë Europiane , të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Ballkanit Perëndimor , si: Christoph Leitl, President i Dhomës Europiane të Tregtisë dhe Industrisë, Ines Mucostepa Kryetare e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Marko Čadež, Presidenti i Këshillit të Administrimit të CIF të Gjashtë Dhomave të Ballkanit Perëndimor dhe Presidenti i Komitetit të Dixhitalizimit të Dhomës Europiane të Tregtisë, Wouter van Gulck, Drejtori i Përgjithshëm I Federatës së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë belge, etj ,  si dhe shumë ekspertë në fushën e dixhitalizimit , të cilët sollën  praktikat më të mira europiane si dhe mundësitë e transferimit të tyre pranë Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Ballkanit Perëndimor .

        Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë Znj Ines Mucostepa,  tha se  “Transformimi dixhital po prek edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat janë shtylla kurrizore e ekonomive të vendev tona . Pikërisht kjo epokë do të ndryshojë kërkesat që duhet të përmbushin kompanitë dhe sidomos për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ky është një revolucion., duke shtuar se Dhomat e Tregtisë duhet të kthehen në aleate të kompanive në procesin e transformimit dixhital të tyre. Sipas Kryetares së Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë,  problem për Shqipërinë është fakti, se Dhomat e Tregtisë janë të dobëta , regjstrimi I kompanive nuk i detyruar ,  duke sjellë pengesa të mëdha në regjistrat kombëtar të tyre që nuk gjenden në dhomat e tregtisë por në institucion shtetëror , megjithëse sipas saj, politikat e qeverisë në lidhje me dixhitaliimin nuk kanë munguar , ku ndër  më kryesoret është inciativa në uljn e tatimit me me 5% për bizneset IT duke I dhëne  prioritet zhvillimit të sipërmarrjeve në këtë sektor.

        Sipas Z. Marko Čadež, Presidentit  të  Këshillit të Administrimit të CIF të Gjashtë Dhomave të Ballkanit Perëndimor, ndarja e praktikave më të mira dixhitale dhe instrumenteve që përdorin Dhomat Europiane të Tregtisë janë një ndihmë e madhe për Dhomat e Gjashtë Vendeve të Ballkanit Perëndimor , në përballimin e sfidave globale të dixhitalizimit . Ai gjithashtu ka propozuar që këto modele workshop-esh të vijonë të organizohen sërish që të kalohet në një hap më të detajuar në shkëmbimin e instrumenteve të dixhitalizimit , në mënyrë që të bëhet e mundur bëashkëpunimi dixhital nëpërmjet dhomave të tregtisë ndërmmjet BE-së dhe Dhomave të Ballkanit Perëndimor.

        Ministrija e Shtetit për mbështetjen e sipërmarrjes Znj.Sonila Qato tha se,  Qeveria ka marrë një sërë inciativash në mënyrë që forcat e punës të jenë të afta ti pergjigjen sfidës së transformimit dixhital.. Ajo shtoi se : transparenca; nxitja e inovacionit, produktivitetit dhe konkurrueshmërisë; hapja e tregjeve të reja dhe gjenerimi i mundësive të mëtejshme të punësimit; forcimi i edukimit dhe trajnimit profesional; promovimi i përfshirjes sociale dhe rritja e nivelit të mirëqenies së qytetarëve, vlerësohen si avantazhet kryesore të dixhitalizimit.

        3

         

        6

         

        1

        Këtë Forum të zhvilluar në Shqipëri,  e ka përshëndetur edhe Presidenti I Eurochamber Z.Christoph Leitl një zë I fusqishëm në mbështetje të Europës së Bashkuar dhe vecanërisht I integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

        Z.Leitl theksoi se , dixhitalizimi është një projekt madhor që do të ndryshojë modelet e biznesit të shumë kompanive të të gjithë sektorëve dhe të gjitha madhësive.. Është e rëndësishme që të krjojmë rrjete , të ngremë qendra te kompetencës .Cfarë do lloj gjëje që po bëjmë ta diskutojmë me kompanitë tona dhe ti shoqërojmë ato gjatë kohëve të ndryshimeve.   Duke shprehur edhe optimizëm për mënyrën se si funksionon Europa dhe në fushën ekonomike për kuader te zgjerimit të saj ai kërkoi një rol të konsoliduar të dhomave duke theksuar që , “cdo vend të ketë mënyrën e vet të të vepruarit , pasi këtu po tregohet se një dhomë e fortë mund të japë rezultate shumë të mira dhe kjo po arrihet këtu në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet Europës.”

         

        2

        7d50686b-21bf-4613-9969-e19075935bfcb97b22b7-90d3-4d49-8e19-6d32cda96d0e

        “Në të ardhmen ku do të shkojë Europa , diskutohet vetëm në nivel politik, ne duhet të bëjmë shumë dhe të japim kontributin tonë në bashkëpunimin ekonomik.  Njerëzit që meren me projekte dhe investime  nuk luftojnë kunder njeri- tjetrit  ata duan kushte të qëndrueshme  zhvillimi dhe duan të japin begati. Në mënyrë që të gjitha shpresat dhe dëshirat e qytetarëve tanë  të përmbushen ky është edhe objektivi  ynë. Kjo është filozofia kryesore e gjithë punës që bëjmë  “  theksoi Presidenti i Eurochamber .

        9be4e08e-88bb-4c31-a19d-492d9ebce29f

        9be4e08e-88bb-4c31-a19d-492d9ebce29f

         

          31

          I nderuar sipërmarrës,

          Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë së Polonisë organizon në datë 27 shtator 2018, në ambientet e Hotel Tirana Internationa, Salla “Abret”:

          Forumin e Biznesit “Shqipëri-Poloni”

           

          Delegacioni polak do të udhëhiqet nga Zv. Ministri i Energjitikës, Z. Grzegorz Tobiszowski, i cili do të shoqërohet nga deputetë të Grupit Parlamentar Poloni-Shqipëri dhe sipërmarrës polak të interesuar për të bashkëpunuar me kompanitë shqiptare, që operojnë në sektoret e:

          Agrikulturë, përpunim të frutave dhe perimeve

          Infrastrukturë

          Ndërtim

          Energjitikë

          Transport

          Industritë e rënda

          Minierat

          Prodhimin e medikamenteve mjekësore

          Prodhimin e mobilierive, studio e arkitekturës, interior design

           

          Kompanitë polake janë shumë të intersuar për të investuar dhe bashkëpunuar me kompanitë tona, ndaj në përfundim të forumit do të organizohen edhe takime B2B.

          Duke qenë se interesi për këtë event si nga pala polake ashtu edhe anasjelltas është i lartë , ne jemi duke rezervuar që tani vendet për sipërmarrjet shqiptare që do të duan të marrin pjesë në këtë forum, ndaj lutet konfirmimi juaj sa më parë në adresën info@uccial.al.

          Klikoni këtu për t’u njohur me listën e sipërmarrësve polakë, që do të marrin pjesë në forum:

          31.08 ALBANIA _Business mission _Polish companies interested in the mission_31.08

           

          Projekte

          1062
          Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...