SAVE THE DATE: FORUMI “SHQIPËRI-POLONI”, 27 SHTATOR 2018, HOTEL TIRANA INTERNATIONAL, SALLA “ABRET”

    87

    I nderuar sipërmarrës,

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë së Polonisë organizon në datë 27 shtator 2018, në ambientet e Hotel Tirana Internationa, Salla “Abret”:

    Forumin e Biznesit “Shqipëri-Poloni”

     

    Delegacioni polak do të udhëhiqet nga Zv. Ministri i Energjitikës, Z. Grzegorz Tobiszowski, i cili do të shoqërohet nga deputetë të Grupit Parlamentar Poloni-Shqipëri dhe sipërmarrës polak të interesuar për të bashkëpunuar me kompanitë shqiptare, që operojnë në sektoret e:

    Agrikulturë, përpunim të frutave dhe perimeve

    Infrastrukturë

    Ndërtim

    Energjitikë

    Transport

    Industritë e rënda

    Minierat

    Prodhimin e medikamenteve mjekësore

    Prodhimin e mobilierive, studio e arkitekturës, interior design

     

    Kompanitë polake janë shumë të intersuar për të investuar dhe bashkëpunuar me kompanitë tona, ndaj në përfundim të forumit do të organizohen edhe takime B2B.

    Duke qenë se interesi për këtë event si nga pala polake ashtu edhe anasjelltas është i lartë , ne jemi duke rezervuar që tani vendet për sipërmarrjet shqiptare që do të duan të marrin pjesë në këtë forum, ndaj lutet konfirmimi juaj sa më parë në adresën info@uccial.al.

    Klikoni këtu për t’u njohur me listën e sipërmarrësve polakë, që do të marrin pjesë në forum:

    31.08 ALBANIA _Business mission _Polish companies interested in the mission_31.08