FTESË PËR PJESËMARRJE NË PANAIRIN NDËRKOMBËTAR TË AGROBIZNESIT NË PRISHTINË “AGROKOS”, 17-19 tetor 2018

    36

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se në datat 17-19 tetor 2018, në Prishtinë, do të organizohet Panairi ndërkombëtar i agrobiznesit, “AGROKOS 2018”.

    Panairi,  në të cilin pritet të marrin pjesë sipërmarrje nga 20 vende të ndryshme të botës, ka në fokus zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe hapjen e tregjeve të reja në këtë sektor, si dhe promovimin e produkteve dhe shërbimve në vendet e rajonit.

    Për të konfirmuar, lutemi të kontaktoni në adresën info@uccial.al