Ftesë për pjesëmarrje : Panairi i 17-të MÜSİAD/ Stamboll

    43

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon së në datat 21-24 nëntor 2018, në Stamboll, do të organizohet Panairi i 17-të MÜSİAD.

    Shpenzimet e akomodimit në Stamboll dhe transportit të brendshëm, për kompanitë pjesëmarrëse do të paguhen nga ana e organizatorëve.

    Duke qëne se numri i pjesëmarrësve është i limituar, lutemi nëse keni kompanitë të interesuara për të importuar nga Turqia dhe që operojnë në sektorë si : High-Tech Port, Ushqim, Bujqësi, Blegtori, Energji, Miniera, Automobilistikë, Plastikë, Ndërtim dhe Materialeve të Ndërtimit, Mobilieri, Turizëm, Shëndetësi, Teknologji Informacioni, Logjistikë, Shërbime, Shitje me Pakicë, Tekstile dhe Lëkurë të dergoni konfirmimin deri në daten 27 Shtator, në adresen info@uccial.al.