Forumi i biznesit Shqipëri-Poloni, synon zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik
Bashkimi i Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë në Tiranë, forumin e biznesit Shqipëri-Poloni, me pjesëmarrjen e bizneseve nga të dy vendet, të cilët diskutuan për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik në sektorë të ndryshëm.
Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë së Shqipërisë Znj.Ines Muçostepa tha se “Promovimi i marrëdhënieve tregtare ndërnjet vendeve tona ka marrë një rëndësi të madhe me interes të veçantë për t’i zgjeruar sa më shumë marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë. Potenciale të mëdha dhe reale ka në fushën minerare dhe atë energjitike , në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore , si dhe në zhvillimin e zonave ekonomike dhe industriale “ duke shtuar se ajo që vazhdon të vlerësohet si e shkëlqyer është bashkëpunimi në fushën e turizmit, ku sipas të dhënave të INSTAT që ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të turistëve kanë qenë nga Polonia me 33% ose me mbi 80 mijë turistë , të cilët kanë frekuntuar jo vetëm turizmin bregdetar por edhe atë malor në Shqipëri.
Sipas Kryetares së Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, institucionet tona të përfaqësimit të sipërnarrjes punojmë fort për intensifikuar marrëdhëniet dypalëshe dhe shkëmbimet tregtasre , rritjen e investimeve reciproke si dhe të numrit të produkteve në dy tregjet përkatëse . Ajo nënvizoi se “Shkëmbimet tregtare mes dy vendeve rezultojnë në rritje për 6-mujorin e parë të vitit 2018, ku eksportet u rritën me 47% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2017 dhe importet me 7%. Aktualisht në Shqipëri rezultojnë të regjistruara vetëm 32 ndërmarrje polake ose me kapital të përbashkët”. “Ky Forum biznesi do të ndihmojë që të kemi mundësi konkrete basdhkëpunimi me takimet ndërmjet bizneseve tona dhe tyre të polake” tha Znj.Muçostepa .
Ndërsa Presidenti i Dhomës Polake të Tregtisë, Z. Andrzej Arendarski , duke përshëndetuar Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë , për organizimin e Forumit të Biznesit Shqipëri Poloni theksoi se , se interesi më i lartë i biznesit polak është në sektorët e infrastrukturës, turizmit dhe bujqësisë, dhe simos në mekanizimin e bujqëisë dhe në turizëm. Përsa I takon klimës së biznesit të krijuar në Shipëri. Nënvizoi se , “Shqipëria si vend me statusin e kandidatit për në Bashkimin Europian, ofron siguri për investimet e huaja”.
Zv.Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Z.Etjen Xhafaj tha se “ Ky takim është më interes të madh për përmirësimin e shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve tona , ndonëse duhet thënë marrëdhëniet politke janë më të avancuara sesa ato eknomike”.
Ai u shpreh se , Shqipëria është në një moment të rëndësishëm në prag hapjen e negociatave me Bashikimin Europian dhe duke pasur në krah një partner të rëndësishëm si Polonia, do ta bëjë më të lehtë këtë proces.
“Marrëdhëniet dy palëshe me organizimin e të tilla forumeve për të nxitur biznesin dypalësh për bashkëpunim, patjetër do të jenë histori suksesi”, theksoi Z.Xhafaj.
Ambasadori polak SH.T.Z. Karol Bachura , shprehu mbështetjen për organizimin e forumeve të biznesit , duke nënvizuar se ishte forumi I tretë I biznesit ndërmjet dy vendeve në të cilat merrte pjesë , në dy forumet e organizuara në Tiranë dhe Varshavë , të udhëhequr nga vizitat e kryeministrave përkatës për të pasur kete takim te tretë në Tiranë , që është tregues I interesit të madh të zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve tona , për më tepër shtoi ai në fushën e turizmit , ku vetëm vitin e fundit kemi pasur një shtim të turistëve polakë që kanë vizituar Shqipërinë , sidomos gjatë pushimeve verore.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Poloni Shqipëri Z. Tomazz Glogowski, duke theksuar rëndësinë e forumit ekonomik dhe zgjerimit të Marrëdhënieve ndërmet dy vendeve, nënvizoi se Polonia do të jetë në krah të Shqipërisë ,ashtu sic ishte në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO ,ashtu me të njëjtin intensitet do të mbështesë edhe Integrimin së shpejti të Shqipërisë në BE.
Drejtor i Agjencisë Shqiptare të Investimeve Z.Sokol Nano,u ndal veçanërisht në legjislacionin shqiptar lidhur me investimet dhe kryesisht në atë të Investimeve Strategjike, i cili lehtëson dhe përshpejton proçedurat administrative për investitorët e huaj.
Presidenti i Këshillit të Agrobiznesit Z. Agim Rrapaj, duke nënvizuar rëndësitë e forumit nënvizoi se Shqipëria është vend I vogël dhe agrar , si I tillë ka nevojë për mbështetjen e Polonisë , në fushën e Bujqësisë sidomos të agropërpunimit , ku Polonia është nga vendet e para më të zhvilluara në Europë për këtë fushë.
Pas fjalëve përshëndetëse dhe prezantuese të panelit, forumi vijoi me takimet B2B mes kompanive polake dhe atyre shqiptare,