Monthly Archives: October 2018

    166

    Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë , Znj Ines Muncostepa mori pjesë  në Konferencën Ndërkombëtare “Serbët dhe shqiptarët “ organizuar në Tiranë,  nga Agjencia Telegrafike Shqiptare dhe Agjencia Serbe e lajmeve Tanjug.

    “Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë shqiptare dhe serbe janë bashkë në promovimin e bashkëpunimit afatgjatë të sipërmarrjes ndërmjet dy vendeve dhe gjithashtu nxitjes së investimeve”, tha Znj Mucostepa.

    ines mucostepa tanjug 6 wow

    Sipas saj, organizmi i Asamblesë së Dhomave Të Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Serbi , ka demostruar rëndësnë e madhe të inciativave të Kryeministrave të dy vendeve para një viti, për krijimin e platformës për nxitjen dhe bashkëpunimin afatgjatë në fushën e tregtisë ndërjet dy vendeve.

    “ Këto dy vite kanë qenë shumë dinamikë në këmbim të informacionit , të njohjes , të vendosjes së bashkëpunimit të bizneseve në fusha të ndryshme –nënvizoi Znj.Mucostepa – “ si në fushat ushqimore, logjistike, turizëm , import dhe eksport “. Gjatë fjalës së saj , theksoi edhe rëndësinë e madhe të rritjes së volumit të shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve për vitin 2017 , i rritur krahasimisht me një vit më parë .

    ines mucostepa tanjug 4

    “Volumi tregtar i shkëmbimeve tregtare me Serbinë për vitin 2017 ishte 222 milion euro duke pasur një rritje prej 35% krahasuar me vitin 2016”, nënvizoi ajo duke shtuar se , “ Eksportet drejt Serbisë u rritën me 12 % krahasuar me vitin 2016 me një vlerë prej 36 milion euro.dhe importet nga Serbia patën një rritje për vitin 2017,  u rritën me 36 % me një vlerë rej 186 milion euro”.

    I njëjti trend në rritje ka vijuar tha ajo , edhe për vitin 2018 , ku për gjysmën e parë të vitit 2018 volumi I shkëmbimeve tregtare më Serbinë është rritur me 7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017 si dhe shkëmbimet tregtare pothuaj në të gjitha zërat dominohen ndjeshëm nga importet. ”

     

    Bashkëpunimet tona në të ardhmen do të jenë edhe më ambicioze me qëllim kryesor bashkëpunimin afatgjatë në fushën e tregtisë dhe nxitjen e investimeve “, përfundoi fjalën e saj Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë .ines mucostepa tanjug 3

     

    ines mucostepa tanjug 2

     

    Projekte

    1114
    Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...