Zhillohet Forumi i biznesit Shqipëri -Rumani Mundësi bashkëpunimi më energji, turizëm dhe bujqësi

    58

    Bashkimi I Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë  në bashkëpunim me Dhomen e  Tregtisë dhe Industrisë rumune dhe ambasadën rumune në Tiranë , organizuan Forumin e biznesit Shqipëri-Rumani, ku u dikutuan mundësitë e bashkëpunimit në disa sektorë të energjisë, agrobiznesit, turizmit dhe industrisë.

    Kryetarja e Bashkimit të Dhonave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë Znj .Ines Mucostepa tha se “ Është detyrë e Dhomave të Tregtisë së dy vendeve për të promovuar vendet përkatëse dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet tyre “ duke shtuar se “Jemi duke jetuar një fazë të re të bashkëpunimit ekonomik,  e cila eshte konfirmuar edhe nga vullneti i dyanshëm për nxitjen e marrëdhënieve ekonomike, tregtare dhe të investimeve mes dy vendeve tona.”

    “Për të arritur këtë- tha Znj Mucostepa ,- duhet të punojmë me axhenda të përbashkëta për të organizuar sipërmarrjet tona që të marrin pjesë në panaire, në takime,  apo misione tregtare.”

    Kreu I Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë , pasqyroi edhe disa statistika të marrëdhënieve tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Rumanisë .

    “Nga statistikat rezulton se në 5 mujorin e parë të vitit 2018 importet shënuan rritje me 186%  dhe vlerës në euro  me 70% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017 kurse eksportet shënuan një rënie të peshës me 20% dhe ulje të vlerës në euro me 0,5%.   Sot në Shqipëri rezultojnë të regjistruara 62 ndërmarrje  rumune ose me kapital të përbashkët . Por mbetet shumë punë për të bërë . pasi potenciali në bashkëpunim në fushën e biznesit midis dy vende është I madh, sidomos në fushën e energjisë, hidrokarbureve , bujqësisë , turizmit dhe transporteve”.

    Muçostepa theksoi se falë reformave të ndërmarra nga qeveria, janë rritur mundësitë për të bërë biznes në Shqipëri.

    “Vendi ynë tashme është një vend tërheqës për investitorët e huaj në shumë sektorë, pasi ka një stabilitetit makroekonomik, dhe janë ndërmarrë reforma  strukturore të cilat kanë krijuar një terren të përshtatshëm ku ju mund të investoni kapitalet tuaja”.

    ada 1

    Zv. Ministri për Europën dhe Punët e Jatshme Z.Etjen Xhafaj  duke theksuar rëndësinë e këtij forumi tha se “ Ajo që nevojitet është të promovojmë, zgjerojmë dhe diversifikojmë marrëdhëniet ekonomike dhe bashkëpunimin reciprok ndërmjet Shqipërisë dhe Rumanisë.Tani është moment I duhur  për të kaluar në projekte konkrete dhe t’I japim këtyre marrëdhënieve një shtysë krejt të re” duke shtuar se “kjo është një mundësi më shumë që ju ta konsideroni Shqipërinë si destinacionin tuaj  të ardhshëm për investim dhe bizneset shqiptare  si partnerët  tuaj të rinj në biznes”.

    ada 2

    Zv Ministrija e Ekonomisë dhe Financave Znj Albana Shkurta  theksoi se “Forumi i sotëm i biznesit dhe por edhe takimet e ardhshme me Rumaninë, do të jenë një mundësi e mirë për ndërmarrjet veçanërisht, që të krijojnë avantazhe të qëndrueshme konkurruese përmes inovacionit të vazhdueshëm, për të intensifikuar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të zgjeruar rrugët e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

    E vlerësoj pjesëmarrjen në këtë Forum Biznesi, si një mundësi për të bashkëvepruar me ju dhe për të diskutuar sfidat aktuale për ndërtimin e partneriteteve, intesifikimin e mundësive të reja dhe bashkëpunimet tregtare.”

    Sekretarja e Shtetit, pranë Ministrisë së Zhvillimit të Biznesit rumun Znj.Gabriela  Mihaela Voicila ftoi bizneset e dy vendeve që të fokusohen në marrëdhëniet tregtare reciproke.

    “Po ju bëj një pyetje ju biznesmenëve të pranishëm në sallë. Drejt kujt është më mirë të shkoni të investoni, drejt shteteve të fuqishme si Amerika, Gjermania, Japonia, apo drejt një shteti mik të Shqipërisë si Rumania? Duhet ta dini se jo vetëm unë por të gjithë rumunet ju vlerësojmë për faktin se jeni shumë punëtorë, dhe për gëzimin për të cilin e jetoni jetën”.

    Deputeti rumun, Remus Borza përmendi disa nga sektorë ku mund të bashkëpunojnë dy vendet, dhe theksoi se Shqipëria dhe Rumania duhet të vendosin një linjë ajrore.

    “Uroj që sa më shpejt Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia ti bashkohen familjes Europiane. Mes Shqipërisë dhe Rumanisë ka shumë mundësi bashkëpunimi sidomos në fushën e energjisë duke pare se Shqipëria ka burime të mëdha hidrike.

    Një tjetër sektor ku mund të bashkëpunojmë është turizmi, dhe tregtia e materialeve të ndërtimit pasi kjo industri është shumë e zhvilluar në Shqipëri. Deputeti rumun tha se mes Shqipërisë dhe Rumanisë duhet të vendoset një linjë ajrore pasi kjo do ti forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve”.

     

    B2B 1

     

    B2B 2

     

    B2B 3

     

    B2B 4

     

    B2B 5