Monthly Archives: February 2019

    32

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se tashmë ka filluar të zbatohet edhe në praktikë emri i ri i Maqedonisë, e cila do të quhet “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

    Ky emër i ri vjen si rezultat i zbatimit të Marrëveshjes së Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë, nënshkruar më 17 qershor 2018, nga ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov dhe ai i Greqisë, Nikos Kotzias, e cila ndër të tjera zgjodhi/dakordësoi ligjërisht kontestin e emrit nga “Qeveria e Republikës së Maqedonisë“në Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

    Sipas palës maqedonase, brenda shtatë ditësh të gjitha institucionet e tjera të vendit dhe përfaqësitë diplomatike në Maqedoni, do të duhet të vendosin mbishkrimin e ri të emrit “Republika e Maqedonisë së Veriut”, ky ndryshim do të publikohet edhe në Gazetën Zyrtare.

    Sa më sipër, lutemi të marren masa dhe të jeni të kujdesshëm në reflektimin e këtij ndryshimi tek të gjitha etiketat, ambalazhet dhe dokumentet zyrtare shoqëruese të produkteve që do të tregtohen/shkëmbehen me të dyja vendet, duke vendosur mbi to/në to mbishkrimet me emrin e ri dhe të përkthyer në gjuhën shqipe.

      52

      Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë mori pjesë në aktivitetin e organizuar në datë 7 dhjetor 2018, në Tokyo të Japonisë, nga Ministria e Jashtme e Japonisë dhe Japanese Trade Organisation-JETRO.

      Në këtë aktivitet morën pjesë Dhomat e Tregtisë të Ballkanit Perëndimor-anëtare të WB6 CIF dhe u prezantua potenciali për investime në Ballkanin Perëndimor.

      Disa nga çështjet e prezantuara ishin: mundësia për të eksportuar pa tarifa dhe kuota në tregun rajonal dhe më gjerë, përparësitë e rajonit etj.

      Të pranishëm në aktivitet ishin edhe mbi 100 kompani japoneze.

      jetro 2

        47

        Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë mori pjesë ditën e djeshme në takimin e organizuar nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, ku të pranishëm ishin edhe Dhomat Mikse të Tregtisë.

        Në këtë takim u diskutua mbi disa nga problematikat kryesore me të cilat ndeshet biznesi.

        Ky ishte takimi i tretë që Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sonila Qato organizon me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe Dhomat mikse.

        uccial 2

          49

          Është zhvilluar në Tiranë në datë 17 dhjetor 2018 takimi i shtatë i Western Balkans Alliance for Work Based Learning, organizuar nga ERI SEE, WB CIF, Kultur Kontakt Austria.

          Takimi u përshëndet nga Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa, e cila e përshëndeti takimin edhe në emër të WB CIF.

          Takimet e Western Balkans Alliance for Work Based Learning kanë në fokus zhvillimin e arsimit profesional.

           

          erisee2

           

          erisee 3

           

          erisee 4

           

            53

            Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa mori pjesë në takimin për prezantimin e projektit Connext, organizuar nga Confindustria, Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe Ambasada Italiane. Në këtë takim, krahas Znj. Muçostepa mori pjesë edhe Ambasadori i Italisë, SH.T.Z Alberto Cutillo, si dhe Presidenti i Confindustria Albania, Z. Sergio Fontana.

            Në këtë takim u prezantua eventi Connext, një prej eventeve më të mëdha që pritet të zhvillohet në Milano, në muajin shkurt 2019.

             

            connext 2

            connext 3

             

              49

              Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të ABC, të mbajtur në Stamboll, në 17 dhjetor 2018, ka marrë zyrtarisht Kryesimin e saj për vitin 2019.

              ABC është një nga organizatat më të mëdha dhe të rëndësishme të Tregtisë, e themeluar në vitin 1994, që ka për qëllim zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve të biznesit, në rajonin e Ballkanit, asistimin dhe promovimin e bizneseve të rajonit të Ballkanit etj.

              Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë është anëtare e kësaj organizate, duke përfaqësuar Shqipërinë që prej vitit 2002

               

              abc 2

              abc 3

                40

                Është zhvilluar në datë 20 dhjetor 2018 në Tiranë, në ambientet e Hotel Tirana International, mbledhja e parë e përbashkët e Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Kosovë, me iniciativë të Kryetares së Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë,  Znj.Ines Muçostepa.

                Në fokus të këtij takimi të parë, por shumë të rëndësishëm ishin marrëdhëniet tregtare Shqipëri-Kosovë dhe roli i shteteve ndërmjet doganave në dy vendet tona. Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Muçostepa , tha se “ ky është takimi i parë i këtij niveli , të tjerë do ta vijojnë më pas për të adresuar të gjitha problemet që shqetësojnë biznesin e të dy vendeve tona”.

                E rëndësishme sipas Znj Muçostepa është unifikimi i mesazhit me të njëtin zë, në mënyrë që adresimi tek qeveritë të jetë sa më unik , për t’i dhënë mundësi biznesit shqiptar dhe kosovar të bëjë biznes . Sa më afatgjatë të jetë bashkëppunimi ynë , aq më I lehtë do të jetë bashkëpunimi i biznese ndërmjet dy vendeve .

                Sipas Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës , Z. Berat Rukiqi ka shumë inormalitet në biznes , kemi shumë pengesa që jo domosdoshmërisht i dinë edhe vendimmarrësit, për këtë jemi këtu sot, për të adresuar sa më mirë këto probleme. Nëndrejtori i Përgjithshëm I Doganave shqiptare Z. Armand Raveli, theksoi punën e madhe që është duke bërë Dogana Shqiptare në këtë drejtim, duke theksuar se “Presim listën nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të Kosovës, të agjentëve nga Kosova dhe të agjencive që do të operojnë në territorin e Shqipërisë dhe ata do të jenë përgjegjës për tranzitin e mallrave dhe personave nga Durrësi, nga sheshi i trageteve, nga sheshi i kontenierëve deri në Prishtinë.” Sipas tij, hapja e pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit është drejt konkretizimit .

                Gjithashtu edhe sistemi inspektues në fillim të janarit 2019 do të jetë I gjithi I dixhitalizuar.. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Qarkut Tiranë Z, Nikolin Jaka, tha se tarifat në Shqipëri janë më të larta se në rajon. Ndërkohë që përfaqësues të biznesit kosovar bënë apel që të shfrytëzohet vendosja e taksës ndaj mallrave serbe për të rritur shkëmbimet me Shqipërinë.

                 

                albks 2

                 

                albks 3

                  48

                  Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë mori pjesë në takimin e datës 19 dhjetor 2018, të organizuar nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, me pjesëmarrjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe të përfaqësueve nga Dhomat mikse të tregtisë.

                  Në këtë takim u diskutuan disa nga problematikat kryesore me të cilat ndeshen bizneset.

                  maj 1

                  maj 2

                   

                  maj 3

                  maj 8

                    45

                    Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa mori pjesë në takimin e organizuar nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Inspektorati i Punës, ku u prezantua platforma e re që ndihmon biznesin në vetkorrigjimin në fushën e punësimit.

                    Platforma  që u prezantua nga ana e ISHPSHSH, jep mundesinë që çdo sipërmarrës të kontrollojë arbitraritetin e vendimarrjes së inspektorëve në terren gjatë ushtrimit të kontrollit, dhe informacionin që ata duhet të kenë për të denoncuar rastet abuzive, me qëllim për të punuar në ligjshmëri të plotë falë të gjitha të dhënave që kjo platformë ofron mbi detyrimet që sipërmarrja duhet të plotesojë përballë këtij Inspektorati.

                    sip 2

                     

                    sip 3

                     

                      42

                      Pas punës intensive që Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë po bën për të forcuar sipërmarrjen shqiptare brenda dhe jashtë vendit, por edhe pas impenjimeve serioze si një nga gjashtë anëtaret themeluese të Forumit të Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor-WB6 CIF, kemi kënaqësinë të ndajmë me ju lajmin se ditën e hënë, datë 14.01.2019, në Vienë u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit midis Forumit të Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor, Dhomës Austriake të Tregtisë- WKO dhe Ministrisë Austriake për Punët e Jashtme.

                      Nënshkrimi i Memorandumit u ndoq nga kryetarët e gjashtë dhomave anëtare të Forumit të Investimeve të Dhomës. Pas ceremonisë, ata diskutuan me krerët e kompanive austriake që tashmë operojnë ose janë të interesuar të drejtojnë një biznes dhe të investojnë në Rajonin e Ballkanit Perëndimor

                      Disa nga pikat më të rëndësishme të Memorandumit janë futja e arsimit të dyfishtë- Dual Education në Ballkanin Perëndimor dhe digjitalizimi i ekonomive në rajon

                      Qëllimi i Memorandumit është krijimi i një mekanizmi për konsultimet ad hoc, këshillime ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor në lidhje me çështje të ndryshme të rëndësishme, krijimin e kapaciteteve të të gjitha niveleve, etj.

                      Nga ky memorandum do të përfitojë edhe Shqipëria, e cila nëpërmjet Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë është një nga gjashtë anëtaret e WB CIF.

                      Projekte

                      1170
                      Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...