Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë takon Drejtorin e DIHA dhe Presidentin e Shoqatës Ekonomike Shqiptaro-Gjermane

    97

    Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa u takua në datë 18 janar 2019 me Drejtorin e DIHA-s, Z.Bledar Mankollari dhe me Presidentin e Shoqatës Ekonomike Shqiptaro-Gjermane, Z. Michael Harms.

    Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi mundësitë konkrete të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.

    Z. Harms kërkoi bashkëpunimin e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë në organizimin e një konference të përbashkët ekonomike, që mendohet të mbahet në Tiranë në mes të muajit shtator të këtij viti.

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë është dhe do të jetë gjithmonë i disponueshëm për inciativa të tilla, që janë në suport të sipërmarrjes.