Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit midis Forumit të Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WB CIF), Dhomës Austriake të Tregtisë (WKÖ) dhe Ministrisë së Jashtme Austriake.

    42

    Pas punës intensive që Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë po bën për të forcuar sipërmarrjen shqiptare brenda dhe jashtë vendit, por edhe pas impenjimeve serioze si një nga gjashtë anëtaret themeluese të Forumit të Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor-WB6 CIF, kemi kënaqësinë të ndajmë me ju lajmin se ditën e hënë, datë 14.01.2019, në Vienë u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit midis Forumit të Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor, Dhomës Austriake të Tregtisë- WKO dhe Ministrisë Austriake për Punët e Jashtme.

    Nënshkrimi i Memorandumit u ndoq nga kryetarët e gjashtë dhomave anëtare të Forumit të Investimeve të Dhomës. Pas ceremonisë, ata diskutuan me krerët e kompanive austriake që tashmë operojnë ose janë të interesuar të drejtojnë një biznes dhe të investojnë në Rajonin e Ballkanit Perëndimor

    Disa nga pikat më të rëndësishme të Memorandumit janë futja e arsimit të dyfishtë- Dual Education në Ballkanin Perëndimor dhe digjitalizimi i ekonomive në rajon

    Qëllimi i Memorandumit është krijimi i një mekanizmi për konsultimet ad hoc, këshillime ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor në lidhje me çështje të ndryshme të rëndësishme, krijimin e kapaciteteve të të gjitha niveleve, etj.

    Nga ky memorandum do të përfitojë edhe Shqipëria, e cila nëpërmjet Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë është një nga gjashtë anëtaret e WB CIF.