Shqipëria merr zyrtarisht Kryesimin e ABC (Association of Balkan Chambers)

    49

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të ABC, të mbajtur në Stamboll, në 17 dhjetor 2018, ka marrë zyrtarisht Kryesimin e saj për vitin 2019.

    ABC është një nga organizatat më të mëdha dhe të rëndësishme të Tregtisë, e themeluar në vitin 1994, që ka për qëllim zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve të biznesit, në rajonin e Ballkanit, asistimin dhe promovimin e bizneseve të rajonit të Ballkanit etj.

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë është anëtare e kësaj organizate, duke përfaqësuar Shqipërinë që prej vitit 2002

     

    abc 2

    abc 3