Zhvillohet takimi i parë i përbashkët i Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Kosovë, në fokus marrëdhëniet tregtare dhe rolet përkatëse të shteteve nëpërmjet doganave

    42

    Është zhvilluar në datë 20 dhjetor 2018 në Tiranë, në ambientet e Hotel Tirana International, mbledhja e parë e përbashkët e Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Kosovë, me iniciativë të Kryetares së Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë,  Znj.Ines Muçostepa.

    Në fokus të këtij takimi të parë, por shumë të rëndësishëm ishin marrëdhëniet tregtare Shqipëri-Kosovë dhe roli i shteteve ndërmjet doganave në dy vendet tona. Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Muçostepa , tha se “ ky është takimi i parë i këtij niveli , të tjerë do ta vijojnë më pas për të adresuar të gjitha problemet që shqetësojnë biznesin e të dy vendeve tona”.

    E rëndësishme sipas Znj Muçostepa është unifikimi i mesazhit me të njëtin zë, në mënyrë që adresimi tek qeveritë të jetë sa më unik , për t’i dhënë mundësi biznesit shqiptar dhe kosovar të bëjë biznes . Sa më afatgjatë të jetë bashkëppunimi ynë , aq më I lehtë do të jetë bashkëpunimi i biznese ndërmjet dy vendeve .

    Sipas Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës , Z. Berat Rukiqi ka shumë inormalitet në biznes , kemi shumë pengesa që jo domosdoshmërisht i dinë edhe vendimmarrësit, për këtë jemi këtu sot, për të adresuar sa më mirë këto probleme. Nëndrejtori i Përgjithshëm I Doganave shqiptare Z. Armand Raveli, theksoi punën e madhe që është duke bërë Dogana Shqiptare në këtë drejtim, duke theksuar se “Presim listën nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të Kosovës, të agjentëve nga Kosova dhe të agjencive që do të operojnë në territorin e Shqipërisë dhe ata do të jenë përgjegjës për tranzitin e mallrave dhe personave nga Durrësi, nga sheshi i trageteve, nga sheshi i kontenierëve deri në Prishtinë.” Sipas tij, hapja e pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit është drejt konkretizimit .

    Gjithashtu edhe sistemi inspektues në fillim të janarit 2019 do të jetë I gjithi I dixhitalizuar.. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Qarkut Tiranë Z, Nikolin Jaka, tha se tarifat në Shqipëri janë më të larta se në rajon. Ndërkohë që përfaqësues të biznesit kosovar bënë apel që të shfrytëzohet vendosja e taksës ndaj mallrave serbe për të rritur shkëmbimet me Shqipërinë.

     

    albks 2

     

    albks 3