Monthly Archives: April 2019

    462

    Është zhvilluar në datë 23 prill 2019, në ambientet e Sekretariatit të Triestes, Asambleja e Përgjithshme e WB6 CIF.

    E pranishme në këtë asamble ka qenë edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa, e cila është anëtare e bordit manaxhues.

     

    asambleja cif 1

     

    asambleja cif 2

      540

      Kryetarja e Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Znj. InesMuçostepa u takua në datë 11 mars 2019 me Ambasadorin e Belgjikës me seli në Sofje, SH.T.Z Francois Bontemps.

      Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi mundësitë konkrete për bashkëpunim midis sipërmarrjeve të të dyja vendeve.

      Shkëlqesia e tij vlerësoi punën e vazhdueshme që Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë në mbështetjen e sipërmarrjes dhe u njoh nga ne mbi disa nga iniciativat që instituconi jonë ka ndërmarrë për suportin dhe zhvillimin e sipërmarrjes, si brenda Shqipërisë, ashtu edhe jashtë saj.

      Ambasadori na informoi gjithashtu mbi interesin për të forcuar dhe rritur më tej bashkëpunimin midis sipërmarrësve shqiptarë dhe atyre bullgarë. Për këtë arsye, ai shprehu interesin për të organizuar një delegacion sipërmarrësish Bullgarë, me iniciativën për të organizuar në datë 17 maj 2019 një seminar ndërmjet sipërmarrësve Bullgarë dhe atyre Shqiptarë.

      Iniciativa e Ambasadorit u përkrah nga ana e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, ndaj i shprehëm gatishmërinë tonë të plotë për të organizuar një aktivitet të tillë, të cilën e besojmë se do të jetë me interes të përbashkët për të dyja vendet.

      Ambasadori konfirmoi nga ana e tij dëshirën që këtë seminar ta organizojë në bashkëpunim me institucionin tonë dhe u shpreh se sektoret ku ky seminar do të fokusohet, do të jenë:

      Prodhim tekstike (veshje profesionale dhe tapete)
      Shërbim (ndërtim, shtrim trotuarësh, tulla, pajisje kuzhine, instalime elektrike etj.

      Gjatë takimit, Ambasadori na konfirmoi që do të ishte në kontakt me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë për të organizuar hap pas hapi këtë aktivitet

      amb 2

       

      amb 3

        334

        Kryetarja e Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të ShqipërisëZnj. InesMuçostepa dhe Sekretarja e Përgjithshme, Znj. MajindaManushizhvilluan ditën e djeshme një takim me Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Tiranë, SH.T.Z Dancho Markovski.

        Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësitë konkrete për bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve.

        Kryetarja e Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Znj.#InesMuçostepa u shpreh se Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë ka marrëdhënie të shkëlqyera rajonale me Dhomën e Tregtisë së Maqedonisë së Veriut dhe se ka biseduar me Presidentin e kësaj dhome, Z. Branko Azeski që këto marrëdhënie të forcohen edhe në aspektin bilateral.

        Ambasadori informoi gjithashtu se gjatë muajit korrik mendohet të mbahet një mbledhje ndërqeveritare midis dy qeverive, mbledhje e cila mund të shoqërohet me një forum biznesi dhe me nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi midis dy dhomave, mendim i cili u dakordësua edhe nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë

        amb 1

          328

          Kryetarja e Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Znj. InesMuçostepa mori pjesë në workshopin: “Energy transition and future challenges for a liberalised and integrated electrical market: the case of Albania” , organizuar nga Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Itali, Ambasada Italiane në Shqipëri dhe Confindustria Albania.

          Workshopi u fokusua në sfidat dhe mundësitë e ardhshme të Shqipërisë për të forcuar lidhjen rajonale të energjisë, në përputhje me udhëzimet e vendosura nga Bashkimi Evropian dhe konkluzionet e Samitit të Triestes në korrik 2017, në kontekstin e procesit të Ballkanit Perëndimor.

           

          workshop 1

           

          workshop 2

           

          workshop 3

            307

            Është zhvilluar në datë 17 prill, në ambientet e VILA 31, një pritje mes sipërmarrësve më të mirë të Arabisë Saudite, të ftuar me ftesë të veçante nga Kryeministri i Shqipërisë dhe sipërmarrësve më të mirë shqiptarë.

            Eventi u konceptua si një network, ku të pranishëm ishin dy Ambasadorët e vendeve respektive, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve.

            Gjatë kësaj pritjeje, u nënshkrua edhe një memorandum bashkëpunimi midis Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe Këshillit të Dhomave të Tregtisë të Arabisë Saudite dhe në fund të pritjes u zhvilluan edhe takimet B2B midis sipërmarrjeve.

             

            57409179_482865302250516_8847623537314234368_o

             

            57439902_482865258917187_6437253599780143104_o

             

            mou 1

             

            mou 2

             

            mou 3

             

            mou 4

              467

              Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju fton të merrni pjesë në workshopin që do të zhvillohet në datë 8 maj 2019, dedikuar prespektivave të zhvillimit të sektorit në rajonin e Ballkanit.

               

              Ky workshop, i cili organizohet nga Agjencia ICE dhe FederUnacoma, do të shoqërohet me takime B2B me kompani italiane të specializuara në:

               

              makineri dhe pajisje bujqësore

              pjesë këmbimi dhe aksesorë për makineri bujqësore

              komponentë idraulik për bujqësinë

              pompa për trajtim me produkte kimike agresive dhe për vaditje

              tuba polietileni për vaditje

              Për më shumë informacione klikoni këtu.

              Listën e plotë të kompanive italiane që do të marrin pjesë në workshop e gjeni duke klikuar këtu: Kompanite italiane-2. ICE

               

              Nëse të interesuar Ju lutemi të plotësoni fomularin ne linkun https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeby5HYeSjL6H2Ab2HTyvMakSbkT2UamTuZgstZU4Q37GasNw/viewform brenda datës 24 prill 2019.

               

                210

                Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se është publikuar tashmë udhëzuesi për eksportin e produkteve të frutave dhe perimeve të përpunuara nga vendet e Ballkanit Perëndimor në vendet e Bashkimit Evropian.

                Udhëzuesi publikohet në kuadër të projektit ” INCREASE OF EXPORT POTENTIAL OF SME IN WB6 REGION”, i cili u implementua nga dhomat e tregtisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, anëtare të WB6 CIF.

                Pë Shqipërinë, projekti u implementua nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

                Për të shfletuar udhëzuesin në shqip, kliko këtu: https://bit.ly/2HDtDWa

                 

                Projekte

                1360
                Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...