Informacion mbi Panairin e Investimit të Manaxhimit- IME

    275

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju informon se në datat 24-25 mars 2020, në Frankfurt do të zhvillohet Panairi i Investimit të Manaxhimit- IME.

    IME është një nga eventet më të rëndësishme të vitit të ardhshëm, që mbështetet nga Ministria Federale Gjermane për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin Ekonomik, Kryeministri i Bullgarisë, Bashkimi Evropian etj.

    Ky panair, i cili do të bëjë bashkë sipërmarrës nga e gjithë bota, do të jetë një platform networku me efikasitet të lartë për investitorët në fusha të ndryshme si: Pasuri të Patundshme, Industria Automative, Agrikultura, Logjistika, Shërbimet financiare, Energjia, Turizmi, si edhe Industria e shërbimeve.

    Për anëtarët e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, organizatorët kanë ofruar çmime preferenciale, ndaj inkurajojmë të gjitha bizneset që operojnë dhe kanë interes në fushat e sipërpërmendura, të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në adresën info@uccial.al