Zhvillohet ceremonia gala “100 Greatest in Bosnia and Herzegovina and the Region”

    256

    U zhvillua dje në Sarajevë ceremonia gala: “100 Greatest in Bosnia and Herzegovina and the Region”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga gjashtë dhomat rajonale të tregtisë, anëtare të WB6 CIF. Ky event ishte i rëndësisë së lartë, i cili shërbeu për të forcuar dhe promovuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.

    Në kuadër të këtij eventi, u publikua edhe revista “100 NAJVEĆIH kompanija u BiH i regionu”, me prezantimin e kompanive më të suksesshme në rajon, një iniciativë e cila forcon më tepër bashkëpunimin rajonal dhe vë në pah rëndësinë WB6 CIF, si një nga projektet më konkrete që ka njohur rritje.

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë është një nga gjashtë dhomat themeluese dhe anëtare të WB6 CIF

    bosnja 1

    bosnja 2