Zhvillohet takimi midis Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

    307

    U zhvillua gjatë ditës së djeshme takimi midis dhomave të tregtisë dhe Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Znj. Anila Denaj.

    Në takimin me Ministren Anila Denaj dakordësuam krijimin e një platforme komunikimi të strukturuar, me qëllim diskutimin dhe shkëmbimin e mendimeve apo propozimeve në funksion të nxitjes së punësimit dhe arsimit profesional dhe në potencialet për zhvillimin ekonomik në të ardhmen.
    Solidarizimi me banorët, familjet dhe bizneset e prekura nga tërmeti i ndodhur pak ditë më parë ishte gjithashtu në fokus të takimit, dhe Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë dhe Durrës janë #angazhuar për të dhënë kontributin e tyre për të dëmtuarit jo vetëm në aspektin financiar, por dhe në drejtim të marrjes së informacionit apo ankesave nga bizneset e dëmtuara, të cilat më pas do të shqyrtohen nga institucionet përkatëse.

    min 1

    min 2

    anila denaj