Organizohet Asambleja e Përgjithshme e ABC

    192

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë organizoi në datën 17 dhjetor Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Dhomave të Ballkanit Perëndimor, me pjesëmarrjen e dhomave të Ballkanit anëtare të kësaj organizate, me pjesëmarrjen e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Znj. Anila Denaj, si edhe me pjesëmarrjen e institucioneve të tjera shtetërore, përfaqësive diplomatike, si edhe përfaqësues të sipërmarrjeve shqiptare.

    Në fjalën e saj hapëse, Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa u ndal në rëndësinë e kësaj organizate, duke theksuar se “Prioriteti i ABC është zhvillimi i bashkëpunimit midis komunitetit të biznesit të vendeve në Rajonin e Ballkanit, si edhe midis palëve të treat, duke ofruar asistencë për liberalizimin e tregtisë në Ballkan, si edhe duke ndërmarrë iniciativa e duke paraqitur propozime konkrete qeverive.”

    Gjithashtu, Znj. Muçostepa u shpreh se 10 vendet anëtare të ABC, vitin e kaluar kanë realizuar mes tyre shkëmbime ekonomike në eksport-import, për një vlerë e cila është mbi 20 miliardë euro.

    Znj. Muçostepa nuk harroi gjithashtu të ftonte të pranishmit ti vinin në ndihmë Shqipërisë, për ta ndihmuar të rimëkëmbet pas tërmetit tragjit të 26 nëntorit, duke falenderuar atë që kanë kontribuar dhe duke i ftuar ata që nuk kanë mundur akoma, ti bëjnë vetes këtë dhuratë përpara festive të fundvitit.

    Në përfundimi të Asamblesë së Përgjithshme u nënshkrua edhe një Memorandum Bashkëpunimi midis Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe Unionit të Dhomave të Shkëmbimbit të Mallrave të Turqisë.

    Një moment i rëndësishëm ishte edhe votimi i 10 dhomave anëtare të ABC për pranimin dhe anëtarësimin e Odës Ekonomike të Kosovës në këtë organizatë, ku me një vendim unanim, u vendos të pranohej edhe kjo Dhomë si anëtare.

    Asambleja e Përgjithshme e ABC shënoi edhe përfundimin e kryesimit për vitin 2019, vit i cili u kryesua nga Shqipëria.

    Në vitin 2020 drejtimin do ta marri Bosnia dhe Herzegovina.

    aaa 2

    aaa 4

    aaa 5

    aaa 6