Organizohet edicioni i dytë i Tirana Economic Forum

    7

    U mbajt në datë 30 janar në ambientet e Hotel “Maritim Plaza” , për të dytin vit rradhazi TIRANA ECONOMIC FORUM, i cili mblodhi së bashku në një tavolinë përfaqësues të lartë të institucioneve dhe organizatave më të rëndësishme në vend dhe jo vetëm, diplomacisë dhe biznesit për të folur për mënyrën se si Shqipëria 🇦🇱mund të bëhet një faktor strategjik në zhvillimet e fundit rajonale.

    Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa mori pjesë në panelin “Maintaining the reform momentum: The case for micro-fiscal sustainability and improved investment climate” .

    Gjatë fjalës së saj, Kryetarja Muçostepa theksoi rëndësinë ✅e forcimit të dialogut publik-privat në vend, por edhe rolin e dhomave të tregtisë në rajon. 💪