Organizohet forumi i biznesit “Kroaci-Shqipëri”

    54

    Është organizuar në datë 13 janar 2020 në Zagreb të Kroacisë, forumi i biznesit “Kroaci-Shqipëri”.

    Ky forum vjen pas suksesit që pati forumi i biznesit “Shqipëri-Kroaci”, zhvilluar përgjatë këtij viti në Tiranë, si edhe duke marrë në konsideratë shprehjen e lartë të interesit që sipërmarrësit kroatë kanë shprehur për të bashkëpunuar me kompani shqiptare të të gjitha sektoreve.

    Forumi ishte një mundësi e shkëlqyer për të gjitha bizneset shqiptare që dëshironin të lidhnin marrëdhënie bashkëpunimi me kroate, por edhe për ata që dëshironin ti forconin dhe zhvillonin më tej këto marrëdhënie.

    Në përfundim të forumit u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit midis Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë dhe Dhomës së Tregtisë së Kroacisë.

    Nëpërmjet kësaj marrëveshje, Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe Dhoma Kroate e Tregtisë marrin përsipër:
    ✅- Të ndihmojnë dhe sipërmarrësit dhe organizatat në:
    ✅- Hulumtimin dhe vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta midis bizneseve
    ✅- Organizimin e misioneve tregtare;
    ✅- Organizimin e takimeve të përbashkëta të bizneseve dhe negociatave që synojnë krijimin e kontakteve të dobishme të ndërsjella
    ✅- Pjesëmarrjen e bizneseve të të dy vendeve në panaire dhe ekspozita, simpoziume, seminare dhe evente të tjera që do të zhvillohen.

    CRO 2