Organizohet mbledhja e rradhës e Këshillit të Investimeve

    48

    Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa mori pjesë në mbledhjen e rradhës të Albania Investment Council, në të cilën u theksua rëndësia e ndërveprimit bashki ↔️ biznes për rritjen e transparencës dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

    Këshilli i Investimeve ka realizuar në vitin 2019 një anketim në të gjithë Shqipërinë 🇦🇱 për bashkëveprimin e sipërmarrësve me pushtetin vendor.

    Rezultatet e anketës kanë identifikuar:
    ➡️ nevojën në rritje për marrjen e shërbimeve online 💻📲nga pushteti vendor
    ➡️ vlerësimin pozitiv 👍 për informimin mbi legjislacionin fiskal vendor dhe mbi procedurat tatimore vendore.
    ➡️ pritshmëritë për një rritje të vazhduar të cilësisë së shërbimeve nga Bashkitë dhe për një përmirësim të raportit kosto/vlerë për shërbimet e marra nga pushteti vendor.

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë falenderon të gjithë sipërmarrësit që u janë përgjigjur pozitivisht kërkesës që ne u kemi drejtuar për përcjelljen e shqetësimeve dhe problematikave kryesore në ndërveprimin sektor privat-bashki, problematika të cilat Kryetarja e #UCCIAL Znj. #Muçostepa i përcolli edhe në takim, duke kërkuar marrjen e iniciativave konkrete për lehtësimin e tyre, deri në zgjidhje.

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë është anëtar i përhershëm i Këshillit të Investimeve.

    INES KI 2

    INES KI 3

    INES KI 4

    INES KI 5