Ftesë për pjesëmarrje në “Samiti Digjital”, 2-3 prill 2020, Tiranë

    244

    I nderuar sipërmarrës,

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në “Samitin Digjital”, që do të organizohet nën kujdesin e Kryeministrit Rama, në Tiranë në datat 2-3 prill, në Pallatin e Kongreseve.

    Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor është eventi më i madh teknologjik rajonal i vitit për qeveritë, industrinë dhe SME-të. Eventi do të mbledhë Kryeministrat e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Ministrat e linjës dhe përfaqësues të institucioneve të BE-së, përfaqësues të Komisionit Evropian, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe më e rëndësishmja, përfaqësues rajonalë dhe globalë të TIK-ut.

    Samiti është konceptuar dhe ndërtuar me panele të rëndësishme paralele, që do të trajtojnë çështje të ndryshme si:

    Digital Economy

    Women in Digital

    Digital Skills

    Connectivity

    Supporting growth in digital entrepreneurship

    Digital Transformation for the Public Sector and Innovative Practice

    Nga ana tjetër, ju mund të merrni pjesë edhe në Digjital Expo, ku mund të rezervoni një hapësirë të dedikuara, që do t’ju japi mundësi të prezantoni kompaninë dhe produktet tuaja, si edhe të krijoni network me kompanitë e tjera rajonale dhe ndërkombëtare të ICT dhe start-up. Kostoja për stendën është 750 euro për përmasa 2.5 x 4 m.

    Duke e konsideruar këtë event si ngjarjen më të rëndësishme të sektorit të ICT, jeni të lutur të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj duke kryer regjistrimin në linkun https://digitalsummitwb6.com/, si edhe duke konfirmuar në adresën info@uccial.al jo më vonë se data 29.02.2020.

    Për çdo pyetje ose paqartësi, jeni të lutur të na kontaktoni në adresat info@uccial.al dhe digital.summit@infrastruktura.gov.al.