Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë takohet me Ambasadorin e Italisë

    184

    Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa u takua me Ambasadorin e ri të Italisë në Shqipëri, SH.T.Z Fabrizio Bucci.

    Në këtë takim, u diskutua mbi bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, duke folur konkretisht edhe për punën që Znj.Muçostepa ka bërë për afrimin dhe forcimin e bashkëpunimit midis kompanive të të dyja vendeve, punë e cila u vlerësua edhe nga Shkëlqesia e Tij, i cili vlerësoi Kryetaren Muçostepa edhe për marrjen e titullit të nderit “Urdhri i Yllit të Italisë”, në një ceremoni të zhvilluar në Ambasadën italiane në Tiranë në korrik të vitit 2019.