Bëhuni pjesë e Platformës Europiane ‘Care & Industry together against CORONA’

    150

    Bëhuni pjesë e Platformës Europiane ‘Care & Industry together against CORONA’

    📌EEN Albania dhe #UCCIAL në cilësinë e partnerit të EEN Albania, ju fton të bëheni pjesë e platformës më të re virtuale ‘Care & Industry together against CORONA’ duke zgjedhur një nga temat për të cilën keni nevojë për një zgjidhje si edhe të gjeni partner për diskutime dhe këshillime në kuadër të situatës COVID-19.

    🛄Platforma është një iniciativë e #FlandersCare dhe #EnterpriseEuropeNetworkFlanders (EEN Flanders) dhe synon të bashkojë aktorë të ndryshëm të Europës për të ndihmuar në këtë situatë të pandemisë.

    ✅Platforma është mbështetur nga 62 partnerë dhe aktualisht janë bashkuar 347 pjesëmarrës (shumica e tyre janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme #NVM #SME). Kompania juaj gjithashtu mund të bashkohet me platformën për të shkëmbyer njohuri, të gjejë partnerët e duhur, të ofrojë ose të kërkojë mbështetje.

    👉Platforma online ofron mundësinë për të realizuar kontakte të synuara në kohë efektive me të gjithë aktorët në shëndetësi, industri, akademi dhe qeveri. Me anë të kësaj platforme virtuale #B2Match, palët e interesuara mund të regjistrohen dhe të paraqesin profilin e tyre.

    ✔️Rrjeti EEN është në shërbimin tuaj për t’ju mbështetur në kërkimin dhe identifikimin e partnerëve të mundshëm dhe për të nxjerrë në pah nismat më të përshtatshme dhe me ndikim në këtë situatë të pandemisë.

    ❗️Platforma do të jetë funksionale deri në 31 Dhjetor 2020 (afati mund të shtyhet).

    ℹ️Për më shumë informacion mbi mënyrën e regjistrimit në platformë mund të vizitoni linkun:⤵️

    https://care-industry-together-against-corona.b2match.io/