COVID 19/ Ines Muçostepa: Garancia sovrane të mos kishte limite, ja paketa që ndihmon biznesin e madh

    391

    Ines Muçostepa, kryetare e Bashkimit të Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë në një lidhje me Skype me News 24, bëri me dije se për t’i ardhur në ndihmë biznesit të madh qeveria duhet të vërë në zbatim një paketë të re masash lehtësuese.

    Ajo tha gjithashtu se garancia sovrane e miratuar në paketën e parë, duhet të ishte pa limit, pra që biznesi të mund ta përdorte edhe për nevoja të tjera.

    “Garancia sovrane bën pjesë te paketa e parë e qeverisë që ku konsiderua sociale pasi preku shtresat më në nevojë. E vetmja pikë që mund të konisderohej në ndihmë të bizneseve të mëdha ishte garancia sovrane. Ky është një mekanizëm i mirë që të kemi likuiditete, por ne kërkojmë që garancia sovrane të mos kishte limite, pra sa i përket objektit për të cilat do përdoret, pra t’ju shkonte për përdorime të tjera sipërmarrjeve”,- tha Muçostepa.

    Muçostepa shtoi se në këto moment mbijetese për ekonominë shumë biznese kanë vështirësi.

    “Është vendosur mbrojtja e të punësuarve në këtë rast, ka ndihmuar ndërmarrjet me shumë të punësuar, pra e para është impakti social. Shumë kompani kanë kredira të tjera barrë dhe kjo do të ishte një barrë tjetër, e kanë shprehur këtë shqetësim në kontaktet që kemi pasur këto ditë me bizneset. Shteti duhet t’ju vijë në ndihmë sa i përket pjesës rentabël të tyre, ne kemi informacione se 50% e tyre kanë vështirësira, pa llogaritur edhe kompanitë që sado i kanë dhënë mundësi të jenë hapur janë mbyllur nga mungesa e punës. Ekonomia po ndjen vështirësi të mëdha në këto moment mbijetese. Probleme kanë kompanitë prodhuese dhe fasonët. Ndaj kemi insistuar gjërë që kjo garanci të jetë pa limit, me interes 0,2%”, tha ajo.

    Muçostepa sqaroi ndër të tjera edhe kërkesat e reja që kanë për qeverinë. Ajo kërkoi gjitashtu që pjesë e paketës së ndihmës të jetë edhe sektori I biznesit i dëmtuar shumë sic tha nga përhapja e pandemisë.

    “I kemi kërkuar javën e kaluar qeverisë që sipërmarrësit me ulje xhirosh rreth 20% të aplikonin për të fituar këtë garanci, me një normë interesi 0,2%, ne i kemi ridërguar të gjitha problemet e biznesit, kërkojmë tryezë dialogu e bërë nga të gjitha shoqatat e biznesit. Kemi kërkesa të tjera plotësuese që përvec kredive të japet një mundësi që të rishikohen afatet për pagesën e për kontribute, tatim-fitimin apo taksat lokale apo kosotot fikse që ato kanë. Kërkojmë paketë specifike edhe për sektorët strategjikë, sic e dimë turizmi është dëmtuar mjaft”,- vijoi Muçostepa.

    Intervistën e plotë mund ta ndiqni duke klikuar në linkun më poshtë: