Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë: “Ky është një moment i vështirë për sipërmarrjen shqiptare…”

    406

    Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa, e ftuar në emisionin Ekopolitike, u shpreh se “Ky është një moment i vështirë për sipërmarrjen shqiptare. Masat e qeverisë nuk kanë prekur të gjithë bizneset shqiptare, por individët në nevojë dhe bizneset e vogla. Ishte një masë e mirë, me një efekt të mirë, me sigurimin e pagës dhe jetës në 3 muajt e parë, por nuk është e mjaftueshme, pasi të gjithë sipërmarrësit e tjerë kanë filluar të ndjejnë efektet e kësaj situata. Besoj se tani ka ardhur momenti për të marrë masa. Në rajon ka ndodhur një fenomen i tillë, ka qenë një paketë e vetme. Kryeministri paralajmëroi për një paketë tjetër, e cila do të kapë fashat e bizneseve që kanë një xhiro mbi 14 mln. Po ashtu la të kuptohet se në këtë paketë do të preket edhe sektori i turizmit. ”

    Intervistën mund ta ndiqni duke klikuar më poshtë:

    https://oranews.tv/article/mucostepa-ky-eshte-nje-moment-i-veshtire-sipermarrjen-shqiptare-qeveria-te-marre-masa?fbclid=IwAR2PZU2I_FsZxVINqWYF2VprjT92Nf9QDIUfSPRudGE5MDr9kJQ-Z8hqUQY#.XpIb6aIn0at.facebook