Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë intervistë për gazetën Fjala

    144

    Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë në një intervistë për gazetën Fjala u shpreh: “Bizneset janë në pritje të një pakete të tretë nga qeveria shqiptare, e cila të jetë e dedikuar për biznesin, pasi dy paketat e miratuara deri tani kanë pasur fokus social. Pandemia COVID-19 e paralizoi ekonominë shqiptare për dy muaj dhe ende s’ka një skenar të qartë për “hapjen”. Në paketën me tetë pika ndër të tjera bizneset kërkojnë lehtësimin e barrës fiskale, shtyrjen e pagesave të kredive, uljen me 20 % të çmimit për furnizimin me energji elektrike dhe shlyerjen e të gjitha detyrimeve që shteti ka ndaj sipërmarrjes private.”

    Intervistën e plotë mund ta ndiqni duke klikuar në linkun më poshtë:

    Dhomat e Industrisë/ Muçostepa: Jemi në krizë, tetë kërkesat për rimëkëmbjen