EVENTI KOMBËTAR I LANÇIMIT TË FONDIT TË SFIDËS RAJONALE TË BALLKANIT PERËNDIMOR (REGIONAL CHALLENGE FUND-RCF)

    518

    Të nderuar ndjekës të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë!

    Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në eventin më të madh kombëtar të lançimit të Fondit të Sfidës Rajonale (Regional Challenge Fund-RCF), ku do të lançohet thirrja e parë për shprehjen e interesit për aplikim, dhe do të mbahet online në datën 02 mars 2021, ora 10.00-11.15

    Event është një iniciativë e përbashkët e Forumit të Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WB6CIF), që po mbështetet nga fondet e Qeverisë Gjermane dhe KFW-së.

    Ky fond, i pari i këtij lloji, do të ofrojë një mundësi të madhe për të rritur numrin e të punësuarve nga arsimi profesional, duke financuar dhe mbështetur projekte që do të konsistojnë në investimet në pajisje dhe infrastrukturë për arsimin profesional.

    Lançimi i këtij fondi nëpërmjet këtij eventi kombëtar, do të bëjë bashkë përfaqësues nga institucionet publike, të ngarkuara për arsimin profesional, organizatat ndërkombëtare, dhomat e tregtisë, shoqatat dhe sipërmarrjet.

    Për sa më sipër, dëshirojmë t’ju ftojmë edhe Ju të merrni pjesë, duke kryer regjistrimin në linkun https://zoom.us/webinar/register/WN_xbYmCnbBT4uBcn_xe-Y7fw si edhe duke konfirmuar në adresën info@uccial.al brenda datës 01 mars 2021. Pasi të kryeni regjistrimin, do t’ju vijë automatikisht në email edhe linku i pjesëmarrjes

    Eventi do të zhvillohet në anglisht, ku do t’ju mundësohet edhe përkthimi në shqip.

    Online National Launch Event in Albania Social Media Post