FTESË PËR PJESËMARRJE NË SESIONIN E PARË INFORMUES TË FONDIT RAJONAL TË SFIDAVE, 12 MARS 2021, ORA 10.00

    215

    Të nderuar!

    Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se Fondi Rajonal i Sfidave, që u lançua në datë 02 mars 2021, do të mbajë sesionin e parë informues në datë 12 mars 2021, ora 10.00, në platformën zoom.

    Nëpërmjet këtij sesioni të parë informues do të keni mundësi të informoheni mbi thirrjen për aplikim, kriteret e aplikimit, procedurën e aplikimit dhe sistemin ku do të aplikoni, si dhe mund të konsultoni çdo pyetje apo paqartësi rreth Fondit të Sfidave Rajonale (RCF)

    Fondi i Sfidave Rajonale synon të forcojë cilësinë dhe rëndësinë e tregut të punës të arsimit profesional, duke financuar projekte të ndryshme që do të konsistojnë në investime në infrastrukturë që do të mundësohen nga partneriteti i ngushtë midis instituteve të trajnimit profesional dhe sipërmarrjeve.

    Për të marrë pjesë duhet të regjistroheni online në linkun:

    https://zoom.us/webinar/register/WN_nXGMVTNuRamv8tRyRpDc1Q brenda datës 11 mars 2021, si edhe duke konfirmuar në adresën e emailit: info@uccial.al.

    Pasi të regjistroheni online, në adresën tuaj të emailit do t’ju vijë automatikisht edhe linku i pjesëmarrjes.

    Këtu gjeni edhe leaflet për të marrë më shumë informacione RFC leaflet ALB

     

    Për t’u informuar mbi informacionet më të fundit mbi sipërmarrjen, ju ftojmë të na ndiqni në faqen tonë zyrtare në fb: https://www.facebook.com/uccial