ATA Carnet

ATA Carnet është një dokument ndërkombëtar doganor që lejon importin e mallrave pa taksa dhe tatime për një periudhë 1 vjeçare.

Sistemi ATA Carnet është një ilustrim i përsosur i një bashkëpunimi të ngushtë midis organizatave të biznesit dhe doganave duke bërë të mundur lehtësimin në tregtinë ndërkombëtare. Ky sistem, në të gjithë botën menaxhohet nga Federata Botërore e Dhomave të Tregtisë.

Çdo vend anëtar i ATA Carnet ka vetëm një organizatë garantuese të aprovuar nga autoritet kombëtare doganore “ Word Chamber Federation”. Organi garantues gëzon të drejtën e lëshimit të ATA Carnet dhe autorizimin e njësive vendore për të bashkëpunuar. Në shqipëri garantuese për të aprovuar nga WCF është Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

ATA Carnet në Shqipëri

Më datë 18 dhjetor 2012, është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, e cila përcakton termat e bashkëpunimit midis dy institucioneve për impelmentimin e ATA Carnet në Shqipëri.

Në datë 25 shkurt 2013, ATA Carnet fillon të operojë në Shqipëri. Në vitin 2013 BDHTI bëhet organizata e 72-garantuese ICC WCF ATA.

ATA Carnets do të pranohen nga Autoritet Doganore Shqiptare sipas Konventës Mbi lejimin e Përkohshëm WCO (Konventa e Stambollit, 26 Qershor 1990).

Ata Carnet mbulon:

  • Kampione tregtare
  • Pajisje profesionale
  • Mallra për përdorimin në panaire tregtare, ekspozita, etj..

ATA Carnet mund të përdoret në rastet e mëposhtme:

  • Lejimi i përkohshëm i lidhur me mallrat për t’u shfaqur ose përdorur në ekspozita, panaire, mbledhje ose ngjarje të ngjashme;
  • Lejimi i përkohshëm për kontenjerët, paletat, amballazhet, mostrat dhe mallrat e tjera të importuara në lidhje me një operacion tregtar;
  • Lejimi i përkohshëm për mallrat e importuar në lidhje me një operacion përpunimi;
  • Lejimi i përkohshëm për mallrat e importuara për qëllime edukative, shkencore dhe kulturore;
  • Lejimi i përkohshëm për sendet përsonale të udhëtarit dhe mallrat e importuara për qëllime sportive;
  • Lejimi i përkohshëm për materiale promocionale turistike;
  • Lejimi i përkohshëm për mallrat e importuara si transport kufitar;
  • Lejimi i përkohshëm për mallrat ë importuara për qëllimi humanitare;
  • Lejimi i përkohshëm i pjesëve të këmbimit dhe pajisjet e importuara për riparimin e mjeteve të transportit, të cilat janë të lejuar përkohësisht;
  • Lejimi i përkohshëm për kafshët.

Të interesuarit për shërbimin ATA Carnet  të kontaktojnë në adresën postare info@uccial.al

 

Video ATA Carnet