395

    Kreytarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa mori pjesë në Konferencën “Inovacioni përmirëson cilësinë e jetës”, të zhvilluar në ambientet e Hotel Tirana International, në datën 26 prill, datë e cila përkon edhe me Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale.

    Në këtë konferencë pjesëmarrëse ishin edhe Ministrja e Kulturës, Znj.Mirela Kumbaro, Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Znj.Milena Harito dhe Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Znj.Milva Ekonomi.

    Një ndër çështjet kryesore që u trajtuan në këtë konferencë ishte edhe Ligji mbi të drejtën e autorit, ku Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro foli mbi punën e kryer për hartimin e ligjit mbi të drejtën e autorit, ligj i cili sot ka vetëm një funksion: Të mbrojë autorin, krijuesin dhe jo interesa të grupeve të izoluara.

    Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë merr pjesë në Konferencën “Inovacioni përmirëson cilësinë e jetës”.- pic 2

     

      334

      Është organizuar në Sofje të Bullgarisë, në datën 24 prill, panairi ndërkombëtar i mobilerisë.

       

      Ky panair u organizua nga dega e përpunimit të drurit dhe mobilerisë pranë Dhomës Tregtare të Bullgarisë, në bashkëpunim me Inter Expo Center.

       

      Qëllimi i këtij panairi ishte rritja e krijimit të marrëdhënieve me partner të huaj, të interesuar për sektorin e mobilerisë, si dhe rritja e mundësisë për eksport.

       

      Panairi pati një pjesëmarrje të gjerë.

       

        428

        Në datë 24 prill, në ambientet e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, u zhvillua takimi i parë i Komisionit për vlerësimin e masave për importet.

        Ky komision, i cili u drejtua nga Ministrja e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, pati në përbërje të tij edhe Kreytaren e  Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa,  përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Ministria e Jashtme, si dhe përfaqësues të doganave.

        Ky komision ka si qëllim të adresojë gjithë problematikat që hasen në fushën e eksport/importeve  mes vendit tonë dhe vendeve të tjera si dhe marrjen e masave mbrojtëse për industrinë prodhuese vendase nga praktikat e pandershme të tregtisë ndërkombëtare, me anë të importeve të subvencionuara, si edhe në rast importi të produkteve në sasi të mëdha.

        Komisioni është ngritur në bazë të Ligjit  nr. 9790 datë 19.07.2007 “Për masat mbrojtëse në importe” dhe të ligjit nr. 9796 datë 23.07.2007 “Për masat antidumping dhe kundërbalancuese.

        Në këtë komision gjithashtu do diskutohen dhe analizohen mundësitë për të iniciuar marrëveshje të reja të tregtisë së lirë me vende të tjera.

         

          369

          Është zhvilluar në datën 20 prill, në ambientet e Bibliotekës së Ministrisë së Kulturës, mbledhja e rradhës e Këshillit Kombëtar për të Drejtën e Autorit.

          Në rendin e ditës së kësaj mbledhje ishin parashikuar edhe zhvillimi i seancave dëgjimore, të cilat u realizuan me grupe të ndryshme të interesit, me qëllim miratimin e metodologjisë së tarifave të shpërblimit.

           

          Zhvillohet mbledhja e rradhës e Këshillit Kombëtar për të Drejtën e Autorit- pic 2

          Disa nga dëgjesat që u zhvilluan në këtë mbledhje janë:

          • dëgjesë me Agjencitë e Administrimit Kolektiv (Akdie, FMAA, AMP + Elrodi Music, Albautor)

           

          • Dëgjesë me kategorinë TV dhe Platforma Digjitale ( Klan, Top Channel, Tv Scan, Ora News, RTSH, Digjitalb etj)

           

           

          • Dëgjesë me kategorinë Kabllorë dhe Radio (RTL, Abcom, Tv Kristal (kabllor), Radio Fieri, Radio Klea, Radio e Parë Mati, Radio Vintage etj)

           

          • Dëgjesë me Shoqatën Shqiptare të Turizmit, Hotel Mondial, etj

           

          Në këtë mbledhje e pranishme ishte edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë     dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa.

           

           

           

           

           

           

           

           

            360

            Është çelur në Prishtinë, në datën 19 prill, Panairi Ndërkombëtar “Prishtina 2017”.

            Ky panair, i cili u organizua për të 18-tën herë, u organizua nga Oda Ekonomike e Kosovës, me mbështetjen e Qeverisë së Kosovës.

            Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Z.Safet Gërxhaliu në fjalën e tij shprehu se në këtij panairi iu bashkuan 105 pjesëmarrës nga rajoni dhe bota. Ai shprehu gjithashtu se panairi ka një rëndësi të madhe ekonomike, pasi është promotor i prodhimeve.

            E pranishme në ceremoninë e hapjes ishte edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa. Në fjalën e saj, Znj.Muçostepa shprehu se në panairin e ardhshëm, Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë do të angazhohet të sjelli sa më shumë biznese shqiptare.

            Panairi Nderkombetar Prishtina 2017 2

             

             

             

              424

              Kryeministri Edi Rama priti në datën 17 prill, një delegacionin kinez, të kryesuar nga Zëvendëskryeministri i Parë i Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Kinës, Zhang Gaoli.   Në këtë takim, z. Rama shoqërohej nga ministrat Milva Ekonomi, Arben Ahmetaj dhe Sokol Dervishaj, nga Kreytarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa, si dhe të tjerë përfaqësues të autoriteteve shqiptare.

              Zëvendëskryeministri i Kinës shprehu urime për punën e kryer në këto vite dhe në reformat e ndërmarra.

               

              Shqipëri – Kinë, klimë pozitive për më shumë bashkëpunime ekonomike- pic 1

               

              Pala kineze theksoi se pozicioni i Shqipërisë në rajon është strategjik dhe se e shohin të nevojshme rritjen e projekteve të bashkëpunimit pragmatik për të nxitur investimet private. Aktualisht, Kina ka disa iniciativa bashkëpunimi në rajon, ku Shqipëria është pjesë, si platforma CEEC 16+1 apo “Një brez, një rrugë”. Hapësirat e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve mund të zgjerohet edhe në kuadër të këtyre nismave.

              Kryeministri Rama, duke evidentuar faktin se Kina aktualisht ka investimet më të mëdha në Shqipëri,  theksoi se presim që këto investime të jenë pikë referimi për të mirëpritur investime të tjera. Palët vendosën se duhet intensifikuar puna e Komisionit Ekonomiko-Tregtar, një nismë e dy vendeve që shqyrton potencialet e mundësitë për bashkëpunim. Në takim u dakordësua që ministrat e linjës të shkëmbejnë listat e projekteve strategjike në Shqipëri, për të parë hapësirat ku mund të zgjerohet bashkëpunimi. Ministrja e Ekonomisë u ngarkua si kryetare e Komisionit të Bashkëpunimit Ekonomiko-Tregtar midis dy vendeve. Zyra e Kryeministrit së bashku me ambasadoren e Kinës në Tiranë do të ndihmojnë veprimtarinë e Komisionit. Palët vendosën në parim mbajtjen e një tjetër takimi pas dy muajsh në Kinë, për të parë ecurinë e Komisionit me projekte konkrete për bashkëpunim midis dy shteteve.  

                402

                Është organizuar në ambientet e Hotel Sheraton, në datë 17 prill, Forumi i Biznesit Shqipëri-Turqi për pajisjet mjekësore.

                Ky forum u realizua nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me Dhomën e Turke të Tregtisë në Izmir dhe Ministrinë Turke të Ekonomisë.

                Qëllimi i organizmit të këtij forumi ishte promovimi i prodhimit tregtar në sektorët repektivë, zgjerimit të eksporteve dhe zhvillimi i partneriteteve mes biznesit.

                Përfaqësuesit e AIDA-s në forum bënë një prezantim të mundësisë që ofron Shqipëria për investimet e huaja.

                Gjatë forumit u zhvilluan edhe takime biznesi B2B ndërmjet 22 kompanive pjesëmarrëse turke dhe kompanive shqiptare që ushtrojnë aktivitetin në sektorin e IT-së dhe pajisjeve mjekësore.

                 

                  357

                  Është organizuar në datë 12 prill, në ambientet e Hotel Tirana International Konferenca e III Kombëtare për të Drejtën e Informimit, Koordinatori dhe Shoqëria Civile. Kjo konferencë erdhi si bashkëpunim i sukesshëm i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe i Zyrës së Prezencës në Shqipëri të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

                   

                  Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve qendrore, atyre të qeverisjes vendore, të sistemit të drejtësisë, organizatave jo fitimprurëse dhe medias, ky aktivitet vlerësoi procesin e zbatimit të ligjit “Për të drejtën e informimit” nga Autoritetet Publike, që prej miratimit të tij në shtator të 2014.

                   

                  OLYMPUS DIGITAL CAMERA

                  Organizohet Konferenca e III Kombëtare për të Drejtën e Informimit, Koordinatori dhe Shoqëria Civile-2

                  Në këtë Konferencë u prezantuan dy dokumenta të rëndësishme për mirëfunksionimin e Autoriteteve Publike në punën për respektimin e të drejtës për akses në dokumentat zyrtare. “Udhëzuesi për Koordinatorin e të drejtës për informim”, është manuali për nëpunësit e ngarkuar me administrimin e procesit të dhënies së informacionit për qytetarët dhe është hartuar me mbështetjen e SIGMA/OECD. Dokumenti i dytë është “Instrumenti i Vetëvlerësimit të Autoritetit Publik”, që përcakton hapat e përmbushjes së detyrimeve, në raport me dispozitat e ligjit “Për të drejtën e informimit”, të çdo institucioni të administratës publike.

                   

                  Në këtë konferencë, e pranishme ishte edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa.

                    347
                    OLYMPUS DIGITAL CAMERA

                    Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa, takoi në datë 11 prill, përfaqësues të Autoritetit Italian të Mbrojtjes së të Dhënave Personale.

                    Ky takim, i cili u zhvillua në ambientet e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale, u fokusua në sektorin call-center, duke marrë parasysh faktin se shumë kompani italiane ushtrojnë aktivitetin e tyre në Republikën e Shqipërisë.

                    Në këtë takim u diskutua për projekt-ligjin e call center dhe mënyrën sesi vendi ynë preket drejtpërdrejtë nga ndryshimet legjislative mbi këtë sektor.

                    Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësues të autoriteteve shtetërore, Ambasadës Italiane, përfaqësues të shoqatave të biznesit, si dhe përfaqësues të disa prej operatorëve që ushtrojnë veprimtarinë në sektorin call center në Shqipëri.

                      299

                      U zhvillua në datën 10 prill, në ambientet e Hotel Plazza, Konferenca “Shqipëri-Hungari: Sjellim së bashku profesionistët e biznesit dhe ujit”.

                      Kjo konferencë erdhi si një bashkëpunim i suksesshëm i Ambasadës Hungareze, Shoqatës Hungareze të Ujësjellësve, Shoqatës së Ujësjellësve dhe Kanalizimeve së Shqipërisë dhe Ujësjellësit të Budapestit.

                      Në konferencë u zhvilluan edhe takimet B2B, me ekspertë të sektorit Hungarez të biznesit të ujit.

                       

                      konferena shqiperi-hungari 1

                      Pjesëmarrës në konferencë ishte edhe Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Z.Sokol Dervishaj, i cili në fjalën e tij hapëse u ndal në investimet në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, ku pohoi se në 4 vite janë investuar rreth 200 milion euro në ujësjellësa të rinj.

                      E pranishme në këtë konferencë  ishte edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa.

                       

                       

                       

                      Projekte

                      1188
                      Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...