1810

    Më datë 28 dhjetor 2016, në ambjentet e Teatrit Kombëtar, u zhvillua eventi gala “Bleta e Artë 2015” për vlerësimin e sipërmarrësve më të mirë të vitit. Ky event u zhvillua nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit Sh.T. Z. Edi Rama dhe me mbështetjen e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe Biznes Albania.

    Fjala e Kryetare së Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, znj. Ines Muçostepa:

    Në emër të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë doja të falenderoja Qeverinë Shqiptare për organizimin e këtij eventi, tashmë të përvitshëm, në vlerësim të sipërmarrjes së vëndit tonë.

    Viti që po përfundon ishte një vit i vështirë, por sipërmarrja nuk u dorëzua. Edhe sot ajo kërkon të japë kontributin e saj, ne mënyrën më të thjeshtë, duke kryer rolin e saj.

    Ne ënderrojmë të kemi një vend të fortë dhe një ekonomi që rritet. Kërkojmë që taksat mos të ndryshojnë shpesh, që përpara se të adoptohet një masë e re e politikave industriale të vlëresohet ç’farë rezultati solli ajo e mëparshme, që të impenjohemi të përdorim fondet europiane. Për të arritur këtë, duhet që vetë ne, sipërmarrësit, të jemi përgjegjës të veprimeve tona. Kjo përgjegjësi shkon përtej ndërmarrjeve, është përgjegjësi që duhet të jetë sociale, politike.

    Ҫdo gjë që ne bëjmë, flasim apo heshtim, ka një peshë politike. Kërkojmë vazhdimisht “që të na ulin taksat, të na lënë të punojmë, të na lënë të qetë në ndërmarrjet tona”. Do të vazhdojmë të përsërisim sa kemi thënë e kërkuar deri më sot, vetëm nuk do themi më “ na lini të qetë”. Duam që ta ndërtojmë së bashku paqen sociale, civile, atë ekonomike dhe kulturale. Politika është e të gjithëve dhe ka nevojë për kontributin e të gjithëve. Duhen ide, punë e përbashkët dhe krijimi i konsensusit, duhet projektim ndërkombëtar dhe eksperiencë sipërmarrjeje.

    Sipërmarrësit kanë nga ana e tyre forcën e punës, të pasionit dhe të kapitalit. Kapacitetin për të vendosur objektiva dhe përcaktimin e mjeteve për ti arritur ato në një periudhë shumë vjeçare.

    Kjo është edhe vetë forca e sipërmarrësve. Të investosh në vendin tonë do të thotë edhe të kesh përgjegjësi, do të thotë të jesh këshilltar i pavarur e të kontribosh që të shkruash një business plan. Planin industrial, planin social.

    Nuk mund të mendojmë se do të përballojmë në mënyrë efikase vitet në vijim nëse më parë nuk kemi kuptuar gabimet e bëra dhe nëse nuk do te kemi përcaktuar strategjinë për tu rritur, për tu bërë më të fortë dhe konkurrues. Kjo strategji nuk mund të shkruhet pa sipërmarrjen. Ne jemi në dispozicion, na përfshini, shfrytëzoni, për idetë dhe jo vetëm për taksat.

    Kemi vendosur të ftojmë politikën që të diskutojmë mbi tema të sakta me objektiva të saktë Jemi të bindur se vetëm me përballjen, me përfshirjen reciproke mbi çështjet më urgjente dhe mbi ato më strategjike,  mund të ndryshojmë vendin.

    Politika dhe sipërmarrja kanë lidhje me njera tjetrën çdo ditë. Ndonjëherë luftohen, herë tjetër kuptohen dhe gjenerojnë rritje për territorin dhe ndonjë herë tjetër shtiren sikur evitohen. Por nuk mund të bëjne pa njera-tjetrën. Nuk mund të bëjë pa to vetë Shqipëria.

    Ju Faleminderit!big_886223_10153395723981523_268004583377998449_o big_887248_10153395722501523_7570687126424617668_o big_920737_10153395722721523_1908032721900342413_o big_966592_10153395722016523_3535837362399900761_o big_1292940_10153395722816523_8543799027047742040_o big_1412283_10153395722566523_1750960232243100195_o big_1415303_10153395722976523_6743598564014248597_o big_1506256_10153395721326523_7243142814815841939_o big_1614202_10153395723096523_7410569250288534382_o big_1618176_10153395723741523_477322552430653830_o big_11249625_10153395721636523_6131490748005062178_o big_12401727_10153395722791523_5023195933525857983_o big_12402098_10153395722021523_998400939987415483_o big_12418833_10153395723286523_4398286994920278459_o big_12440430_10153395721286523_7735079469181700552_o big_12440691_10153395722551523_2615110795960117022_o

     

     

      2080

      Më datë 21 dhjetor 2015, në Tel-Aviv, Israel, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit të Ndërsjelltë midis  Federatës së Dhomës së Tregtisë të Izraelit përfaqësuar nga z. Uriel LYNN dhe Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, përfaqësuar nga znj. Ines MUÇOSTEPA, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, përfaqësuar nga z. Nikolin JAKA, si dhe Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Izrael, përfaqësuar nga z. Elton NAKE.

      Kjo marrëveshje bashkëpunimi ka si qëllim;

      • Bashkëpunime reciproke në fushën ekonomike midis Federatës së Dhomës të Tregtisë të Izraelit dhe Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, si dhe Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Izrael.
      • Palët do të përpiqen për të thelluar kontaktet ekzistuese si dhe krijimin e marrëdhënieve të reja ndërmjet partnerëve të biznesit të dy vendeve për promovimin dhe inkurajimin e tregtisë midis Shqipërisë dhe Izraelit.
      • Palët do të shkëmbejnë informacion mbi mundësitë për hulumtimin e tregut, panaire dhe ekspozita, si dhe misioneve tregtare organizuara në vendet e tyre dhe këtë informacion do t’ia transmetojnë anëtarëve të tyre.
      • Palët do të mbështesin dhe të bashkëpunojnë në organizimin dhe shkëmbimin e delegacioneve tregtare në të dyja vendet, me qëllim për të mundësuar diskutimet mbi bashkëpunimin ndërmjet kompanive dhe sipërmarrësve ndërmjet dy vendeve.

      IMG-20151227-WA0000 IMG-20151227-WA0001 IMG-20151227-WA0002 IMG-20151227-WA0003

        1297

        Më datë 11 nëntor 2015, në ambjentet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Tiranës, u zhvillua mbledhja e III e Kryesisë së Bashkimit të Dhomave. Mbledhja u kryesua nga znj. Ines Muçostepa me detyrë Kryetar i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë.

        Të pranishëm në këtë mbledhje ishin 15 anëtarët e kryesisë së Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë. Duke qenë se numri i pjesëmarrësve plotëson kuorumin e nevojshëm për zhvillimin e mbledhjes ajo u konsiderua e rregullt.

        Kryesia e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë diskutoi në këtë mbledhje në lidhje me;  Prezantimi i punës së deri tanishme të BDHTI-së, Prezantimi ndryshimit për ligjin e Dhomave, Propozimi për përcaktimin e tarifave të auditimit, Propozimi për ngritjen e grupit të punës për ndryshimin e Statutit të BDHTI dhe çështje të tjera që dolën gjatë takimit.

         

          1778

          Më datë 9 nëntor 2015 në Sallën e Hartave në Kryeministri u zhvillua Tryeza e Rrumbullakët “Dialog për Formalizimin”. Në këtë takim ishin të pranishëm Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama, Ministri Financave z. Shkëlqim Cani, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarjes z. Arben Ahmetaj,  Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve znj. Brisida Shehaj, Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë znj. Ines Muçostepa, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z. Nikolina Jaka, me pjesëmarrjen e sipërmarrësve  të spikatur që operojnë ne tregun shqiptar si dhe përfaqësues nga shoqata biznesi.

          Në këtë takim Kryeministri Rama deklaroi se marrja e Eurobondit është një tregues i qartë i përmisimit ekonomik të vendit. “Përfunduam me sukseses operacionin e Eurobondit dhe fakti që tregjet u përgjigjën me pozitivitet është pergjigja më e mirë për të gjitha pretendimet se ekonomia nuk po ecën mirë dhe se financat nuk janë të shëndetshme. E kundërta është e vërtetë. Pikërisht se po bëjmë reformën e duhur dhe se ekonomia po jep sinjale të qarta rritje të qëndrueshme, përgjigja ishtë edhe më e mirë nga ç’e parashikonim”, u shpreh Kryeministri.

          Qeveria shqiptare siguroi 450 milion Euro borxh me afat 5-vjeçar nga emëtimi i Eurobondit në tregjet ndërkombëtare.  Interesi mesatar me të cilin është marrë borxhi, ka rezultuar 5.75 përqind.

          Në lidhje me operacionin kundër informalitetit Rama nënvizoi se po merren rezultate mjaft inkurajuese që tregojnë se kjo është e vetmja rrugë për shpëtimin e ekonomisë: “Ankesat janë mendësia e së kaluarës. Ne do të veprojmë me agresivitet për t’u ndarë nga e kaluara informale. Biznesit legjitim po i krijojmë hapsirën e konkurrencës së lirë, duke u mbrojtur nga konkurrenca e pandershme”.

          Ministri i Ekonomisë z. Arben Ahmetaj deklaroi se aksioni kundër informalitetit nuk ka pasur asnjë rëndesë te biznesi vogël. “Vetëm 2.8% të gjobave kanë qënë për të vegjëlit. Gjithashtu nuk ka pasur arbitraritet të administratës tatimore. Formalizimi i biznesit, ka përmisuar klimën e të bërit biznes”, deklaroi Ministri Ahmetaj.

          Ministri i Financave z. Cani njoftoi se deri më 31 mars 2016 biznesi do të punojë me kasën fiskale me individët për masën 10%, ndërsa pas kësaj date të mos punojë më me kupon.

          “Deri në 31 mars 2016 biznesi me shumicë ka mundësi të faturojë ose punojë me kasën fiskale me individët për masën 10%. Ne ndryshojmë traditën, lejojmë që edhe për 4 muaj e gjysmë, biznesi i madh të lëshojë kupon për individë dhe pas kësa date të mos punojë më me kupon, për t’ia lënë këtë biznesit të vogël. Biznesi i madh ka qenë ai që na ka argumentuar që mosshitja me kupon na pengon, kështu që duke u marrë me biznesin e vogël për lëshimin e kuponit, automatikisht ndihmojmë biznesin e madh me faturë tatimore. Sistemi i ri i IT në drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve e bën automatike rimbursimin dhe për të shmangur të këqijat e së kaluarës kemi ngritur Drejtorinë e Rimbursimit, analizohet online kërkesa. Bizneseve të mëdha u hapet hapësira për të ulur nivelin e riskut të tyre nëse do të pranojnë që auditimi i biznesit të tyre të realizohet nga kompani auditimi ndërkombëtare”, deklaroi Cani.

          Gjatë këtij takimi z. Luan Bregasi Presidenti i BiznesAlbania, ngriti disa probleme që shqetësojnë biznesin e vogël. Ai kërkoi një paketë të plotë masash. Ai  bëri dhe një propozim për punonjësit e shtetit.

          “Jo masa kur vlera e evazionit është qesharake. Të bëjmë të interesuar qytetarët për tërheqjen e kuponëve, përveç lotarisë. Të shikohet mundësia që punonjësve të shtetit t’u njihen këto shpenzime dhe t’u zbriten nga të ardhurat. Në fund të vitit t’u bëhet një bilanc. Janë 100 mijë punonjës. E mbështesim këtë projekt. Ka një frymë positive për këtë, por të gjithë kërkojnë të mos ketë abuzime dhe deformime”, theksoi Bregasi.

          12227728_10153307607131523_4363317808251242116_n 12227820_10153307607611523_7018874972604128179_n 12234932_10153307608036523_119717141695628954_n 12235104_10153307607666523_4548354449169317598_n UX1A8336 UX1A8404 UX1A8582

          10173583_10153307607756523_8552677138145001815_n 12122899_10153307607586523_971345901881777920_n 12190065_10153307606981523_7998500536831950017_n 12196031_10153307607881523_5393004192386959690_n 12208548_10153307607936523_104290796646946662_n

            2117

            Më datë 31 tetor 2015, u zhvillua konferenca “Beteja kunder Informalitetit”, ku në fokus të këtij takimi ishte dhe bilanci i punës 2-mujore të ndërmarrë nga qeveria kundër informalitetit.

            Të pranishëm në këtë takim ishin, Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, Ministri i Financave z. Shkëlqim Cani, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, z. Arben Ahmetaj, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Ermonela Felaj, Drejtoresha e Doganave, znj. Pranvera Behushi, Drejtoresha e Tatimeve znj. Brisida Shehaj, Drejtori i Departamentit të Jetësimit të Prioriteteve, në Kryeministri znj. Anna Sakiqi, kryetar i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, znj. Ines Muçostepa, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, z. Nikolin Jaka, kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, z. Agim Rrapaj, kryetar i shoqatës së  Bashkimit Tregtar Shqiptar, z. Grigor Joti, si dhe përfaqësues nga dhomat e tregtisë, përfaqësues nga sipërmarrrës që operojnë në Shqipëri dhe përfaqësues nga Shoqata Biznesi.

            Fjalimi i Kryetares së Bashkimit të Dhomave znj. Ines Muçostepa

            Të nderuar z. Ministra, të nderuar përfaqësues të autoriteteve shtetore, të nderuar përfaqësues të sipërmarrjes;

            Vlerësojmë arritjet e Administratës Publike në luftën kundër informalitetit ashtu siç mund të mos rrimë pa falenderuar Sipërmarrjen Shqiptare e cila reagoi dhe u përgjigjë pozitivisht ftesës së qeverisë për formalizuar aktivitetin e tyre.

            Prezantimet që sapo dëgjuam nga përfaqësues të administratës fiskale dhe publike, na japin frymën e optimizmit që sipermarrja shqiptare në bashkëpunim me adminsitratën publike shumë shpejt do të shkojnë drejt përfundimit të fazës së parë për formalizimin e ekonomisë.

            Ajo çfarë pret sipërmarrja në fazën e dytë të kësaj iniciative, është krijimi i klimës dhe dialogut konstruktiv të marrëdhënies qeveri sipermarrje private. Jam e sigurtë që në këtë takim, përfaqësues të dhomave dhe shoqatave të sipërmarrjes kanë për të thënë shumë në lidhje me efektet e kësaj reforme të rëndësishme për ekonominë shqiptare – tha znj. Muçostepa.

            Kryeministri z. Edi Rama shprehu vendosmërinë se masat shtrënguese, si burgu dhe gjobat e larta janë e vetmja zgjidhje për evazorët e mëdhenj fiskal. Por nga ana tjetër, shefi i qeverisë dha një lajm të mirë për të gjitha bizneset e vogla me qarkullim deri në 2 milionë lekë dhe të gjithë zanatçinjtë, siç janë zejtarët, bojaxhinjtë, elektricistët, hidraulikët, këpucarët, berberët, e të tjerë: Nga sot nuk do të paguajnë taksë vjetore.

            “Të gjitha ato biznese që janë të vogla me qarkullim deri në 20 mln lekë, për ata pronarë që janë të vetëpunësuar dhe që ofrojnë shërbime si elektricist, hidraulik, këpucar, berber, etj, nuk do të paguajnë gjë. Deri më sot paguanin 250 mijë lekë në vit, por nuk do të paguajnë më”, deklaroi Rama.

            Shefi i qeverisë shfrytëzoi takimin e radhës për luftën ndaj informalitetit për të informuar edhe pjesën tjetër të bizneseve se në paketën e re nuk do të ketë rritje taksash. Por paralelisht me këtë garanci, ai lëshoi një mesazh të drejtpërdrejtë, veçanërisht për biznesin e madh.

            “Ju kemi dhënë mbi 600 mln dollarë kokër më kokër secilit sipas dokumenteve dhe nuk ju kemi më borxh. Tani borxhet që keni ju do t’i paguani një më një. Bëni dhe vetëdeklarimet. Jeni interesantë ju, thoni se do të mbroni të vegjlit. Nga kush i mbroni të vegjlit, nga ne? Ne duam t’i mbrojmë ata nga ju”, tha Rama.

            Duke ju përgjigjur zërave kritikë se aksioni kundër informalitetit po godet më të varfërit, kreu i qeverisë u kujdes të nënvizonte më shumë se një rast se ky aksion po bëhet pikërisht për të mbrojtur ata.

            “Ekonomia informale godet në radhë të parë më të dobëtit. Ekonomia informale nuk lejon që të dobëtit të forcohen dhe stimulon pasurimin marramendës të një grushti njerëzish dhe dizintegrimin social”, nënvizoi Rama.

            Ahmetaj- “Fokusi i operacionit është tek sipërmarrja e madhe dhe shifrat, kur krahasuam xhirot, tregonin që rritja më e madhe e deklarimit të xhiros vinte nga bizneset e mëdha”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

            Por edhe përfaqësuesit e biznesit patën pretendimet e tyre. “Jam shumë kurioz të mësoj se kujt deputeti apo deputetë ish-kryeministra i shërben futja në burg e sipërmarrësit privat për një nga shkeljet e miratuara apo të propozuara”, deklaroi Nikolin Jaka.

            Znj. Shehaj- “Në këtë fazë janë monitoruar 7353 subjekte dhe është ndryshuar përgjegjësia tatimore për 2291 prej tyre. Nga kjo analizë u pa se rreth 10 për qind e subjekteve deklaroheshin me xhiro deri në 2 mln lekë, ndërkohë që xhiroja arrinte mbi 8 milionë, që janë subjekte të mëdha”, tha më tej Brisida Shehaj, drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve.

            Ministri i Financave Shkëlqim Cani i pranishëm në këtë konferencë, bëri një panoramë të detajuar që nisja e fushatës sensibilizuese muaj më parë e deri në nisjen e aksionit në muajin shtator. Sipas ministrit, asnjë biznes “nuk u kap gafil”, pasi gjithçka ishte e paralajmëruar më parë dhe të gjithë bizneset kishin kohën e mjaftueshme të formalizoheshin, në radhë të parë duke u regjistruar.

            “ Ky operacion ka pasur gjykime të ndryshme, dikush më ka thënë që jemi shumë herët, disa vonë. Të dyja qëndrojnë, ka këndvështrime ka secili. Ne kishim për detyrim të zbatojmë një program me të cilin ne erdhëm në pushtet, risistemimi i taksave. Ne themi që 97 % e shqiptarëve përfituan nga taksa. Së dyti, ne patëm një detyrim të dytë që ndoshta si fillim u pa me shumë skepticizëm, duhej të shlyenim detyrimet disa vjeçare të biznesit. E programuam që do shlyheshin në 3 vite, 700 milionë dollar premtuam dhe pothuajse i kemi realizuar, kanë ngelur fare pak dhe ato janë çështje gjyqësore të vogla. Deri në 31 dhjetor, dhe pastaj e mbyllim kapitullin e detyrimeve të prapambetura, duke realizuar një vit më parë atë që premtuam. Nuk lejojmë krijimin e detyrimeve të reja. –deklaroi Ministri Financave z. Shkëlqin Cani.

            Nikolin Jaka: Trajtimi i bizneseve në pamundësi për të funksionuar, Shqipëria në 25 vjet ka pasur një çorganizim të organizuar. Kemi kioska që shoqërojnë grupin e kioskave. Do ketë edhe sipërmarrje që do mbyllen se nuk ka më tolerime dhe përjashtime nga disiplina financiare. Është obligim nga Ministria e Financave për ti përfshirë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

            Z. Shkëlqim Cani: Kush i hyn një biznesi i hyn me mend në kokë dhe jo me mendjen për të mos paguar taksat, nuk mund të rrijë shteti pa paguar ose pa zbatuar ligjin, ne e bëmë tonën hoqëm taksën për biznesin e vogël, etj. Të heqim nga mendja që nuk do paguajmë taksat, i vogël i madh i mesëm do paguajë taksat sipas ligji.

            z. Nikolin Jaka: Kanë hyrë në një panik të vetëshpallur pasi nuk dinë se çfarë përfitimesh reale kanë,. Thjesht pajisja me kodin e fermerit e përjashton nga përgjegjësia fiskale deri në një xhiro totale 5 milionë lekë të reja.

            Z. Shkëlqim Cani:  Nuk kemi gjë me bujqit të vazhdojnë të prodhojnë të eksportojnë ne na kanë në mbështetje kështu që ata të mos shqetësohen nga gjithë kjo çështje.

            IMG_0111 IMG_0144 IMG_0149 IMG_0154 IMG_0172 IMG_0211 IMG_0254 IMG_0293 IMG_0295 IMG_0351

              1428

              Më datë 21 tetor 2015, në Budva, Mali i Zi u zhvillua një takim me përfaqësuesit e dhomave Ballkanike të Ballkanit Perendimor. Në këtë aktivitet Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë u përfaqësua nga znj. Ines Muçostepa, Kryetar në BDHTI, z. Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës. dhe z. Arben Shkodra, nënkryetar i BDHTI.

              Dhomat e Ballkanit Perendimor sëbashku me SEECEL (South East European Center for Entrepreneurial Learning), nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunimin dhe themelimin e Komitetit të Përbashkët në fushën e sipërmarrjes dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor në përputhje me veprimtarinë e bizneseve të vogla në Europë (SBA).

              IMG_1900

              ????????????????????????????????????

                2259

                Më 15 tetor 2015, në ambjentet e Tirana International Hotel, u zhvillua forumi i biznesit ku morën pjesë rreth 50 kompani dhe investitorë nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Të pranishëm në këtë forum ishin dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, z. Arben Ahmeta, Kryetari i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërise znj. Ines Muçostepa, Kryesia e Bashkimit të Dhomave si dhe pjesmarrës nga kompani dhe biznese të njohura të vendit.

                Në fjalën e tij të hapjes Ministri Ahmetaj u shpreh se ka shumë mundësi për investime në Shqipëri në sektorë kyçë si energjia, transporti, infrastruktura dhe logjistika, turizmi, menaxhimi i ujërave, bujqësia, zonat e zhvillimit ekonomik e teknologjik etj.

                Ministri bëri një prezantim të performancës së ekonomisë shqiptare dhe i njohu investitorët nga EBA me klimën e investimeve në vend së bashku me avantazhet që Shqipëria ofron në rajon.

                Edhe Ministri i Energjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe Al Mazrouei, theksoi nevojën dhe vullnetin për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomike dypalëshe dhe inkurajimin e investimeve të ndërsjella.

                Në përfundim të forumit, dy Ministrat nënshkruan Marrëveshjen për Nxitjen dhe Mbrojtjen e Investimeve e cila ofron garanci të drejtpërdrejta për investimet nga të dy vendet me qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik.

                Marrëveshja, e cila do të jetë në fuqi për një periudhë prej 10 vjetësh synon inkurajimin e investimeve përmes reduktimit të riskut për investitorët nëpërmjet krijimit të një klime të favorshme biznesi. Marrëveshja garanton riatdhesimin e të ardhurave në raste shtetëzimi, shpronësimi etj., transferimin e lirë të investimeve të lidhur me fondet e konvertuara në kursin e këmbimit, trajtim të njëjtë të investimeve të huaja nga secili vend me investimet e brendshme dhe një sërë nismash për shkëmbimin e informacioneve, programeve ekonomike, organizimin e aktiviteteve promovuese etj.

                12164886_748972931895796_725417342_o 12165144_748972841895805_2062364316_o 12165479_748972898562466_1873954148_o 12165844_748972915229131_1925004763_n 12168536_748972851895804_906233419_o 12168871_748972591895830_134770308_o 12168984_748972941895795_1031667854_o 12169355_748972551895834_917986319_o 12169965_748972885229134_1993755783_o

                ?

                ?

                ?

                ?

                12169176_748972778562478_893475886_o

                ?

                  994

                  Më datë 13 tetor 2015, Kryetari i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë znj. Ines Muçostepa sëbashku me një grup sipërmarrësish shqiptarë, shoqëruan Kryeministrin e Shqipërisë z. Edi Rama në një vizitë zyrtare me homologun e tij çek Bohuslav Sobotka, në Pragë, Çeki. Dy kryeministrat u angazhuan për t’i dhënë një impuls të ri bashkëpunimit në fusha me dobi të përbashkët, si turizmi, bujqësia, energjia, infrastruktura.

                  Qeveria shqiptare nënshkroi pesë marrëveshje bashkëpunimi me qeverinë çeke. Marrëveshjet dypalëshe lidhen me bashkëpunimin në fushën e turizmit, të mbrojtjes sociale, arsimit, si dhe menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe mbrojtjen e mjedisit.

                  image7

                    5035

                    Më datë 22 shtator 2015, në ambjentet e Tirana International Hotel, u zhvillua forumi i biznesit “ITALIA – ALBANIA: CI INTERESSA”, organizuar nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

                    Të pranishëm në këtë forum ishin sipërmarrësit e rinj të Konfindustria në Itali, me në krye presidentin z. Marco Gabriele Gay, përfaqësues nga autoritete të larta shtetërore, si dhe përfaqësues nga sipërmarrësit më të spikatur të vendit tonë.

                    Forumi ishte organizuar në tre panele kryesore ku në panelin e parë ishin të ftuar Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Edi Rama, Ambasadori i Italisë në Shqipëri Sh.T.Z. Massimo Gaiani, z. Marco Gabriele Gay, President i Giovani Imprenditori di Confindustria si dhe znj. Ines Muçostepa Kryetar i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

                    Forumin e hapi Kryetari i UCCIAL-së znj. Mucostepa me falenderime e fjalë përshëndetëse për të gjithë të ftuarit.

                    “Me lejoni t’ju them se jam shumë mirënjohëse gjithë rrjetit diplomatik-konsullar, puna e të cilëve fiton rëndësi gjithmonë e në rritje për imazhin e vendit, për vendosjen e marrëdhënieve të tyre politike dhe ekonomike, për ndikimin social dhe kulturor në një botë gjithnjë e me të ndërvarur, duke përcjellë e lehtësuar marrëdhëniet e drejtëpërdrejta mes krerëve të Shteteve, të qeverisë dhe Ministrave të Jashtëm. Janë të vlefshme përvojat dhe dijet tuaja, si dhe aftësitë tuaja për të lexuar dhe interpretuar ngjarjet globale me mjete të përditësuara dhe një pavarësi e përditësuar gjykimi”, tha – kryetarja.

                    Duke marrë fjalën në Forumin e Biznesit Itali-Shqipëri, Kryeministri z. Edi Rama u shpreh se sipërmarrja në vendin tonë ka hyrë tashmë në një etapë të re, duke krijuar rregulla dhe kushte të barabarta për të gjithë.

                    Duke folur në Forumin e Biznesit me investitorët e rinj italianë, Rama u shpreh se tashmë kemi hyrë në një fazë të re me sipërmarrjen, ndërsa i ka ftuar këta të fundit të eksplorojnë mundësinë e investimeve.

                    Është shumë e rëndësishme që ky proces i nisur me Italinë, për t’i drejtuar një mesazh të vazhdueshëm dhe konsistent sipërmarrjes italiane, arrijmë në këtë etapë ku kemi përfaqësi shumë të nderuar të industrialistëve të rinj italianë, me mendje të hapur dhe me shpirtin e nevojshëm të aventurës për t’u ballafaquar me mundësitë që ofron Shqipëria dhe për të eksploruar nga njëra anë, mundësitë e investimeve direkte në Shqipëri dhe nga ana tjetër, mundësitë e bashkëpunimeve me sipërmarrjet shqiptare.

                    Kryeministri i vendit u ka premtuar investitorëve të huaj se do të gjejnë një ambient të përshtatshëm për të investuar në Shqipëri kjo falë reformave të ndërmarra nga ana e qeverisë, duke nisur me luftën pa kompromis ndaj informalitetit e deri te reforma në drejtësi.

                    “Ne po bëjmë një punë si asnjëherë më parë dhe po përpiqemi të krijojmë kushtet që informaliteti të mos jetë një pengesë kaq serioze siç ka qenë dhe të krijojmë kushtet që më në fund Shqipëria të bëjë një reformë të drejtësisë që të mos jetë një tjetër mandat letrash më shumë, por një instrument për ta përmbysur sistemin e korruptuar në drejtësisë”, tha Rama.

                    Pas fjalimit qe mbajti Kryeministri z. Edi Rama forumi vijoi me fjalët përshëndetëse të Ambasadorit të Italisë në vendin tonë z. Massimo  Gaiani dhe më pas presidenti i sipërmarrësve të rinj të kofindustria Italia,  z. Marco Gabriele Gay.

                    Në vijimësi të forumit u diskutua për zhvillimet dhe oportunitetet në sektorët e ndërtimit, energjisë, mekanikës ku të ftuar në këtë panel ishin z. Arben Ahmetaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, z. Giordano Gorini, Zëvendëskryetar i Dhomës së Tregtisë Italiane në Shqipëri si dhe administrator i “Essegei spa”, z. Mario Tonucci, Managing Partner, Tonucci& Partners Shpk, z. Silvio Pedrazzi, Drejtor i Intesa Sanpaolo Bank Albania Sh.a, z. Renis Tërshana, Drejtor Ekzekutiv i Shoqërisë “R&T Group shpk”.

                    Pjesa e tretë e furumi të biznesit pasoi me diskutime mbi zhvillimet dhe oportunitetet në sektorët e turizëmit, ushqimore, shëndetësi, ku të pranishëm në panel ishin z. Steven Grunerud, Zv/president i BALFIN group, z. Kujtim Shkreli, Administrator Shoqëria “EURO – FISH shpk”, përfaqësues nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, z. Dritan BELLAJ, Administrator i  shoqërisë “EUROALB INTERNATIONAL GROUP shpk”, dhe nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve “AIDA” z. Daniel GUÇE.

                    IMG_2315 IMG_2333 IMG_2338 IMG_2343 IMG_2373 IMG_2395 IMG_2465

                      1782

                      Më datë 07 shator 2015, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, u zhvillua takimi i organizuar nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë (UCCIAL), me temë “Informaliteti si pengesë për një zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë”. Takimi u drejtua nga Kryetari i Bashkimit të Dhomave, znj. Ines Muçostepa, dhe u fokusua mbi informalitetin në Shqipëri, si dhe bashkëpunimin midis biznesit, të gjitha grupeve të interesit dhe Qeverisë Shqiptare për ta luftuar atë.

                      Prezent në këtë takim ishin edhe Kryeministri i Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama, Ministri i Financave Z. Shkëlqim Cani, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Z. Arben Ahmetaj, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Z. Blendi Klosi, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Z. Nikolin Jaka, si dhe përfaqësuesit e bizneseve më të rëndësishme në Shqipëri, të cilët thanë fjalën e tyre gjatë këtij takimi për të kontribuar edhe ata në luftën e përbashkët kundër informalitetit.

                      Fjalën e hapjes e mbajti Kryetari i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, znj. Muçostepa, duke ia dhënë fjalën më tej Ministrave të ftuar dhe të pranishmëve. Theksi u vendos tek paketa fiskale, e cila sipas përfaqësuesve të biznesit nuk duhej të ishte më sipërfaqësore si ato të viteve të kaluara. Ata sugjeruan që të ofrohen lehtësira të tjera përmes reformave konkrete dhe politikave të thelluara fiskale. Ajo që mungon, sipas biznesmenëve të pranishëm, është bashkëpunimi i vërtetë me biznesin, pasi ky i fundit ngelet në zyrat e shtetit dhe pothuajse asnjëherë nuk materializohet.

                      Konkretisht, u kërkua të ulet TVSH-ja, si dhe të rishikohen një seri taksash, të cilat e rëndojnë biznesin. Për këtë, duhet bërë domosdoshmërisht harmonizimi i informacionit në këtë drejtim. Nuk u la pa përmendur as aksioni për pagimin e detyrimeve të papaguara të energjisë elektrike, i cili gjithashtu ka ndikuar në luftën kundër informalitetit, si edhe në psikologjinë e qytetarëve, por kjo luftë, sipas biznesmenëve të pranishëm, duhet të shoqërohet jo vetëm me betejën për grumbullimin e të ardhurave përmes taksave, por edhe me uljen e atyre taksave që janë burim evazioni. Çelësi për këtë është rritja e interesit të qytetarëve për t’u bërë pjesë e aksionit.

                      Në fjalën e tij, Kryeministri Rama, midis shqetësimeve dhe sugjerimeve të ardhura nga biznesi, u shpreh se ndonëse aktualisht Shqipëria ka një ekonomi tregu jo të standardeve evropiane, kjo tashmë përbën një sfidë të përbashkët për të gjithë aktorët e luftës kundër informalitetit. Sipas Z. Rama, në Shqipëri, rendi ligjor dhe ekonomia janë ende në gjendje lufte dhe këtë e shkaktojnë disa faktorë, ku midis të tjerash përmendi agresionin e vazhdueshëm të evazorëve, i cili nga njëra anë pengon qytetarët që të marrin atë që u takon në mënyrë që të përfitojnë nga zhvillimi ekonomik, kurse nga ana tjetër pengon qeverinë që të zhvillojë e perfeksionojë modelin e ri ekonomik shqiptar.

                      “Modeli i ri ekonomik, që ne po vëmë në jetë me shumë vështirësi, ditë pas dite, nuk mundet dot të ketë suksesin që presim prej tij, nëse nuk është i mbrojtur nga agresioni i përditshëm i hajdutërisë, shqip; i informalitetit në gjuhën akademike. Është një agresion i kudondodhur; Një agresion që dekurajon sipërmarrësit që duan të fitojnë, por në rrugë të ligjshme; Një agresion që pengon përfituesit e ligjshëm të zhvillimit ekonomik, qytetarët dhe familjet të marrin atë që ky zhvillim ekonomik mund të japë; Një agresion që pengon qeverinë dhe shtetin t’ju përgjigjet ashtu siç duhet qytetarëve” – theksoi Kryeministri.

                      Disa pika të tjera ku u përqendrua Kryeministri ishin përgatitja e një plani efikas të të ardhurave, rimbursimi i TVSH-së, i cili tashmë është automatik dhe jo më arbitrar, duke theksuar gjithashtu se do të ketë në vazhdimësi arritje për mbledhjen e detyrimeve, sidomos përmes luftës anti-korrupsion në administratë, që sipas tij është zemra e informalitetit

                      Me tej Kryeministri u shpreh se duhet të kuptojmë shumë qartë diçka; kjo nuk është gjendje lufte mes qeverisë dhe biznesit. Kjo është gjendje lufte në organizmin e ekonomisë sonë, që gërryhet prej 20 e kusur vitesh nga ky kancer që quhet informalitet. Dhe kjo do radikalizëm të plotë.
                      “Nuk kemi për çfarë t’i mbushim mendjen njëri-tjetrit, pas 25 vjetësh, sesi funksionon ekonomia e tregut. Dëgjova këtu që penalitetet nuk janë gjeja e duhur. Penalitietet do të jenë absolutisht më të lartat që mund të ketë imagjinuar në fantazinë e vet, ai që vjedh. 5 milionë lekë (të vjetra) do të paguajë çdo pikë fundore shërbimi, shitje me pakicë, nëse kapet në kushtet e mosdhënies së kuponit tatimor. 100 milionë lekë (të vjetra) do të paguajë çdo burim, pra, për çdo inventar që rezulton i trukuar janë 100 milionë, ose 100 mijë dollarë”.

                      Një rëndësi të veçantë, Kryeministri, ashtu sikurse edhe biznesmenët e pranishëm, i vendosën sanksioneve, penaliteteve për shkeljet e ndryshme që çojnë në rritjen e informalitetit dhe evazionit fiskal. Nuk do të tolerohet më mospasja e kasave fiskale për bizneset që janë të detyruara të pajisen me to, sidomos pas muajit Mars, 2016, ndërkohë që tolerancë do të ketë për zejet e ndryshme, ndaj të cilave do të zbatohen politika shumë liberale, madje taksa deri në 0%, mjafton që këto biznese të regjistrohen si subjekte tregtare në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Edhe për turizmin do të ketë shumë lehtësira, por siç e theksoi edhe Kryeministri, biznesmenët e këtij sektori duhet të luftojnë në drejtim të deklarimit të punonjësve dhe pagimit të detyrimeve përkatëse.

                      Pas fjalës së Kryeministrit Rama, biznesmenët e pranishëm, shoqata e grupe të tjera interesi vijuan me diskutimet e tyre, duke shprehur edhe ata shqetësimet dhe sugjerimet e tyre për luftën kundër informalitetit dhe mënyrat konkrete të bashkëpunimit midis tyre për të qenë sa më efikas në këtë drejtim. Sipas tyre, reforma duhet të kthehet në standard dhe secilit konsumator, me paraqitjen e kuponit tatimor, t’i jepet një mundësi rimbursimi në fund të çdo viti tatimor; në këtë mënyrë, të gjithë do jenë vetë të interesuar për tërheqjen e kuponit tatimor. Theksi u vendos gjithashtu tek monitorimi i grupeve të ndryshme të inspektimit, në mënyrë që të bëhet realisht kontrolli i çdo biznesi përmes lëshimit të kuponit tatimor, që mund të çojë deri edhe në kontrollin e çmimeve. Së fundi, sipërmarrësit e pranishëm sugjeruan që të bëhen edhe ndryshime në legjislacion, si dhe të ketë një sensibilizim më të madh të bizneseve të të gjitha llojeve dhe madhësive në drejtim të zgjerimit të informacionit mbi taksat dhe çdo lloj detyrimi që lidhet me biznes-bërjen në Shqipëri.

                      Takimi u mbyll me konkluzionin se aktivitete të këtij lloji do të vijojnë, ashtu si edhe bashkëpunimi midis qeverisë, biznesit dhe të gjitha grupeve të interesit, me qëllim që të luftohet informaliteti dhe në Shqipëri të ketë një klimë sa më të mirë biznesi. Në fjalën e mbylljes, Znj. Muçostepa theksoi se të gjitha propozimet e paraqitura gjatë këtij takimi do të dokumentohen më tej.


                      11012504_10153199790471523_2649654795933962481_n 11181579_10153199790481523_8490659305581517892_n 11216705_10153199791311523_2936836061527812639_n 11406787_10153199790931523_7240691823234562253_n 11960150_10153199791146523_1194946257323584022_n 11988528_10153199790476523_1855209313417108708_n IMG_0295 IMG_0304 IMG_0377 IMG_0400 IMG_0421 IMG_0449 IMG_0456 IMG_0548 IMG_0549 IMG_0588 IMG_0724 IMG_0912 IMG_0916

                      Projekte

                      1424
                      Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...