284

    Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian(KKIE) në bashkëpunim me Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë(ICC Albania), në kuadër të Javës së Integritetit, zhvilluan takimin ndërgjegjësues mbi ecurinë e luftës kundër korrupsionit dhe zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Europian në Raportin e 2019 për Shqipërinë, si dhe Nënkomitetin BE- Shqipëri për Drejtësi, Liri dhe Siguri 2019.
    Takimi u hap me fjalën përshëndetëse të Kryetares së KKIE, Znj. Rudina Hajdari dhe Nënkryetarit, Z. Taulant Balla.

    E pranishme në këtë takimi ishte edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa, anëtare e Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian

    ICC 1

      333

      Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa mori pjesë në takimin e organizuar nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Z. Eduard Shalsi, mbi rishikimin e ligjit të prokurimeve.

      👉Në takim diskutuam mbi arsyet 📄 që sollën rishikimin e ligjit, eksperiencat e së kaluarës dhe propozimet e biznesit për të bërë përmirësime. Të domosdoshme konsulencat me sipërmarrjen që tashmë nuk prezanton vetëm problematikat, por edhe mënyrën e adresimit të tyre.

      👉Nëpërmjet një procesi konsultimi 👨‍🏫🧑‍🏫të gjerë me të gjitha palët, kushdo që është i interesuar mund të paraqesë komente, sugjerime dhe vërejtje në http://www.app.gov.al/konsultim-mbi-draftligjin-e-prokurim…/

        224

        PROGRAMI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË PUNËS, THIRRJA V

        Në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 “Për miratimin e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike”, i ndryshuar, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall thirrjen e pestë të “Programit Kombëtar të Praktikave të Punës”.

        Informacionin rreth programit, profilet e kërkuara, numrin e praktikantëve dhe institucionet pjesëmarrëse mund t’i gjeni në linkun :
        http://praktika.arsimi.gov.al
        nga ku mund të kryeni edhe aplikimin online, pasi të klikoni në dritaren “Apliko”.

        Aplikimi është i hapur për të rinjtë, që përmbushin këto kritere:

         Të jenë 21-26 vjeç;
         Të kenë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”;
         Të mos kenë qenë pjesë e programit gjatë thirrjeve të mëparshme .

        Të rinjtë e interesuar duhet të aplikojnë vetëm në një institucion të caktuar, në të kundërt aplikimi i tyre nuk do të merret në konsideratë.

        Dokumentet që duhet të ngarkojnë aplikantët janë :
        a- CV (jetëshkrim) e aplikantit;
        b- Letra e motivimit

        Afati për aplikim është nga data 7 shkurt deri më datë 29 shkurt 2020.

        Pas mbylljes së aplikimeve, insitucionet përkatëse do të lajmërojnë nëpërmjet postës elektronike të përzgjedhurit për të filluar praktikën 3- mujore,
        nga data 9 mars – 9 qershor 2020.
        Pjesëmarrësit do të përfshihen në një përvojë pune, në ndërveprim me profesionistët në administratën publike, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe shoqëritë tregtare, me qëllim përfitimin e njohurive praktike, pasurimin e jetëshkrimit të tyre, zgjerimin e rrjetit të kontakteve, pajisjen me të ashtuquajturat “aftësi të buta” si puna në grup, komunikimi i sigurtë, përshtatshmëria në ambjentin e punës, aftësia për të ndërmarrë iniciativa.
        Periudha tre – mujore e praktikës do të njihet si përvojë pune nga Departamenti i Administratës Publike, ndërsa në përfundim të saj ofrohet punësim për mbi 200 më të mirët.

          290

          Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa mori pjesë në mbledhjen e rradhës të Albania Investment Council, në të cilën u theksua rëndësia e ndërveprimit bashki ↔️ biznes për rritjen e transparencës dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

          Këshilli i Investimeve ka realizuar në vitin 2019 një anketim në të gjithë Shqipërinë 🇦🇱 për bashkëveprimin e sipërmarrësve me pushtetin vendor.

          Rezultatet e anketës kanë identifikuar:
          ➡️ nevojën në rritje për marrjen e shërbimeve online 💻📲nga pushteti vendor
          ➡️ vlerësimin pozitiv 👍 për informimin mbi legjislacionin fiskal vendor dhe mbi procedurat tatimore vendore.
          ➡️ pritshmëritë për një rritje të vazhduar të cilësisë së shërbimeve nga Bashkitë dhe për një përmirësim të raportit kosto/vlerë për shërbimet e marra nga pushteti vendor.

          Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë falenderon të gjithë sipërmarrësit që u janë përgjigjur pozitivisht kërkesës që ne u kemi drejtuar për përcjelljen e shqetësimeve dhe problematikave kryesore në ndërveprimin sektor privat-bashki, problematika të cilat Kryetarja e #UCCIAL Znj. #Muçostepa i përcolli edhe në takim, duke kërkuar marrjen e iniciativave konkrete për lehtësimin e tyre, deri në zgjidhje.

          Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë është anëtar i përhershëm i Këshillit të Investimeve.

          INES KI 2

          INES KI 3

          INES KI 4

          INES KI 5

            204

            Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa mori pjesë në pritjen e organizuar nga Fondacioni “Gjurme”, në nderim të 224 punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës.

            Fondacioni “Gjurme” është themeluar nga djem edhe vajza të policëve të rënë në detyrë, të cilët kanë vendosur të bëjnë edhe vetë diçka duke bashkuar forca, duke bashkuar energji me qëllim që të krijojmë një mundësi të re për shumë djem edhe vajza, të cilët nuk kanë arritur as ta shohin ndonjëherë babain e tyre, për t’ju ofruar edhe atyre një jetë dinjitoze pa e zëvendësuar kurrë atë humbje të madhe.

            Biznesi ka mbështetur dhe do të mbështesë familjet e punonjësve të policisë me akte solidariteti.

            fondacioni gjurme 1

              208

              U organizua në datë 16 janar Samiti i Grave të Diasporës, organizuar nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës
              me pjesëmarrjen e grave sipërmarrëse të Diasporës shqiptare dhe vendase, profesionisteve të reja, studenteve, grave akademike dhe eksperteve në fushën e biznesit, përfaqësueseve të institucioneve shtetërore, si dhe të organizatave ndërkombëtare.

              Kryetarja e Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë Znj. Ines Muçostepa ishte paneliste në panelin “LIDERSHIPI I GRUAS NË BIZNES”

              Samiti shërbeu si një platformë rrjetëzimi dhe bashkëpunimi, i cili pati synim të prezantojë eksperienca dhe modele të suksesshme të grave sipërmarrëse, mundësitë për sipërmarrje dhe investime të reja si dhe shkëmbim eksperiencash.

              samiti ada 1

              samiti ada 2

              samiti ada 4

                276

                Është organizuar në datë 13 janar 2020 në Zagreb të Kroacisë, forumi i biznesit “Kroaci-Shqipëri”.

                Ky forum vjen pas suksesit që pati forumi i biznesit “Shqipëri-Kroaci”, zhvilluar përgjatë këtij viti në Tiranë, si edhe duke marrë në konsideratë shprehjen e lartë të interesit që sipërmarrësit kroatë kanë shprehur për të bashkëpunuar me kompani shqiptare të të gjitha sektoreve.

                Forumi ishte një mundësi e shkëlqyer për të gjitha bizneset shqiptare që dëshironin të lidhnin marrëdhënie bashkëpunimi me kroate, por edhe për ata që dëshironin ti forconin dhe zhvillonin më tej këto marrëdhënie.

                Në përfundim të forumit u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit midis Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë dhe Dhomës së Tregtisë së Kroacisë.

                Nëpërmjet kësaj marrëveshje, Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe Dhoma Kroate e Tregtisë marrin përsipër:
                ✅- Të ndihmojnë dhe sipërmarrësit dhe organizatat në:
                ✅- Hulumtimin dhe vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta midis bizneseve
                ✅- Organizimin e misioneve tregtare;
                ✅- Organizimin e takimeve të përbashkëta të bizneseve dhe negociatave që synojnë krijimin e kontakteve të dobishme të ndërsjella
                ✅- Pjesëmarrjen e bizneseve të të dy vendeve në panaire dhe ekspozita, simpoziume, seminare dhe evente të tjera që do të zhvillohen.

                CRO 2

                  237

                  Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë organizoi në datën 17 dhjetor Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Dhomave të Ballkanit Perëndimor, me pjesëmarrjen e dhomave të Ballkanit anëtare të kësaj organizate, me pjesëmarrjen e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Znj. Anila Denaj, si edhe me pjesëmarrjen e institucioneve të tjera shtetërore, përfaqësive diplomatike, si edhe përfaqësues të sipërmarrjeve shqiptare.

                  Në fjalën e saj hapëse, Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa u ndal në rëndësinë e kësaj organizate, duke theksuar se “Prioriteti i ABC është zhvillimi i bashkëpunimit midis komunitetit të biznesit të vendeve në Rajonin e Ballkanit, si edhe midis palëve të treat, duke ofruar asistencë për liberalizimin e tregtisë në Ballkan, si edhe duke ndërmarrë iniciativa e duke paraqitur propozime konkrete qeverive.”

                  Gjithashtu, Znj. Muçostepa u shpreh se 10 vendet anëtare të ABC, vitin e kaluar kanë realizuar mes tyre shkëmbime ekonomike në eksport-import, për një vlerë e cila është mbi 20 miliardë euro.

                  Znj. Muçostepa nuk harroi gjithashtu të ftonte të pranishmit ti vinin në ndihmë Shqipërisë, për ta ndihmuar të rimëkëmbet pas tërmetit tragjit të 26 nëntorit, duke falenderuar atë që kanë kontribuar dhe duke i ftuar ata që nuk kanë mundur akoma, ti bëjnë vetes këtë dhuratë përpara festive të fundvitit.

                  Në përfundimi të Asamblesë së Përgjithshme u nënshkrua edhe një Memorandum Bashkëpunimi midis Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe Unionit të Dhomave të Shkëmbimbit të Mallrave të Turqisë.

                  Një moment i rëndësishëm ishte edhe votimi i 10 dhomave anëtare të ABC për pranimin dhe anëtarësimin e Odës Ekonomike të Kosovës në këtë organizatë, ku me një vendim unanim, u vendos të pranohej edhe kjo Dhomë si anëtare.

                  Asambleja e Përgjithshme e ABC shënoi edhe përfundimin e kryesimit për vitin 2019, vit i cili u kryesua nga Shqipëria.

                  Në vitin 2020 drejtimin do ta marri Bosnia dhe Herzegovina.

                  aaa 2

                  aaa 4

                  aaa 5

                  aaa 6

                    168

                    “Sinergjia- çelësi për një sukses rajonal”, kjo është edhe tema mbi të cilën po zhvillon punimet Konferenca e përvitshme ekomomike rajonale, e cila po mbahet në Budva.

                    Konferenca ka bërë bashkë përfaqësues të rëndësishëm të ekonomive rajonale, si edhe Kryetarë dhe përfaqësues të Dhomave të Tregtisë të Ballkanit Perëndimor.

                    E pranishme në konferencë është edhe #Kryetarja e Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa.

                    Konferenca u hap nga Kryetari i #DhomësEkonomiketëMalittëZi, Z. Vlastimir Golubovic, për t’u ndjekur nga fjala e Kryeministrit të Malit të Zi, Z. Duško Marković, e më pas Zv. Sekretari i Përgjithshëm i OECD, Z. Ulrik Vestergaard Knudsen.

                    bd 2

                    bd 3

                    bd 4

                    bd 5

                      168

                      Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, me në krye Kryetaren, znj. Ines Muçostepa organizoi ditën e sotme një tryezë diskutimi midis përfaqësuesve të Dhomave të Huaja të Tregtisë dhe Zv. Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Znj. Belinda Ikonomi.

                      Në këtë tryezë u diskutuan konkretisht disa nga problematikat kryesore që shqetësojnë bizneset.

                      Kjo tryezë është e para tryezë, e cila do të pasohet në vijim nga takime periodike të strukturuara me një agjendë kalendarike të unifikuar me Ministria e Financave dhe Ekonomisë

                      iii 2

                      iii 3

                      iii 4

                      Projekte

                      1620
                      Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...