507

    Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa ishte e ftuar në emisionin “Argument” në RTV SCAN, ku gjatë intervistës së saj zhvilluar nëpërmjet skype, foli për situatën e vështirë në të cilën ndodhet sipërmarrja për shkak të virusit COVID-19, si edhe kërkesën karshi qeverisë shqiptare për të miratuar sa më parë paketën ekonomike në ndihmë të sipërmarrjes dhe ekonomisë shqiptare.

    Intervistën mund ta ndiqni në këtë link: https://youtu.be/o3FKi6M0OGU

      1009

      Pas kërkesave dhe shqetësimeve të ndryshme që Dhomat e Tregtisë, Shoqatat, Sipërmarrjet kanë përcjellë pranë Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, ju informojmë se është miratuar Urdhri i Bankës së Shqipërisë, datë 17.03.2020, nr.prot 1650.

      Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë do të vazhdojë ti qëndrojë pranë çdo sipërmarrësi në këto ditë të vështira, ndaj lutemi që çdo shqetësim/problem apo edhe propozim konkret që do të keni për të lehtësuar këtë situatë, ta përcillni në adresën info@uccial.al

        607

        Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Znj.Ines Muçostepa u takua me Ambasadorin e ri të Italisë në Shqipëri, SH.T.Z Fabrizio Bucci.

        Në këtë takim, u diskutua mbi bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, duke folur konkretisht edhe për punën që Znj.Muçostepa ka bërë për afrimin dhe forcimin e bashkëpunimit midis kompanive të të dyja vendeve, punë e cila u vlerësua edhe nga Shkëlqesia e Tij, i cili vlerësoi Kryetaren Muçostepa edhe për marrjen e titullit të nderit “Urdhri i Yllit të Italisë”, në një ceremoni të zhvilluar në Ambasadën italiane në Tiranë në korrik të vitit 2019.

          493

          Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa mori pjesë në eventin e organizuar me rastin e 5 vjetorit të shoqatës

          Qëllimi i kësaj shoqate është mbështetjea e bizneseve të vogla e të mesme dhe falë suportit të GIZ kanë krijuar disa “nucleus-e” të konceptuara si “bërthama” funksionale të biznesit.

          Rreth 1000 sipërmarrës janë pjesë e kësaj shoqate duke krijuar plot 82 “bërthama” funksionale që ndërlidhin sektorë të ndryshëm për të shtuar vlerë, eficensë dhe efikasitet gjatë procesit të blerjeve, të shitjeve me qëllim rritjen e fitimit nga këto kompani.

            1219

            Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa mori pjesë në ekspozitën
            fotografike të Znj. Ebtisam Nasser Al-Houti, bashkëshortes së SH.T Ambasadorit të Kuvajtit në Tiranë.

            Ekspozita “Entitled-Golden Hands in the State of Kuwait and the Republic of Albania” është ekspozita e dytë e Znj. Al-Houti.

            kuvajti 1

            kuvajti 3

            kuvajti 4

            kuvajti 5

              819

              Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa mori pjesë në konferencën e organizuar nga ICC “Building a culture of integrity in society: fostering a sustainable development”.

              Në këtë takim morën pjesë gjithashtu përfaqësues të misioneve të huaja diplomatike, përfaqësues të Ministrive, organizatave të biznesit dhe sipërmarrjes.

              icc 4

              icc 5

                577

                Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian(KKIE) në bashkëpunim me Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë(ICC Albania), në kuadër të Javës së Integritetit, zhvilluan takimin ndërgjegjësues mbi ecurinë e luftës kundër korrupsionit dhe zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Europian në Raportin e 2019 për Shqipërinë, si dhe Nënkomitetin BE- Shqipëri për Drejtësi, Liri dhe Siguri 2019.
                Takimi u hap me fjalën përshëndetëse të Kryetares së KKIE, Znj. Rudina Hajdari dhe Nënkryetarit, Z. Taulant Balla.

                E pranishme në këtë takimi ishte edhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa, anëtare e Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian

                ICC 1

                  848

                  Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Znj. Ines Muçostepa mori pjesë në takimin e organizuar nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Z. Eduard Shalsi, mbi rishikimin e ligjit të prokurimeve.

                  👉Në takim diskutuam mbi arsyet 📄 që sollën rishikimin e ligjit, eksperiencat e së kaluarës dhe propozimet e biznesit për të bërë përmirësime. Të domosdoshme konsulencat me sipërmarrjen që tashmë nuk prezanton vetëm problematikat, por edhe mënyrën e adresimit të tyre.

                  👉Nëpërmjet një procesi konsultimi 👨‍🏫🧑‍🏫të gjerë me të gjitha palët, kushdo që është i interesuar mund të paraqesë komente, sugjerime dhe vërejtje në http://www.app.gov.al/konsultim-mbi-draftligjin-e-prokurim…/

                  Projekte

                  2385
                  Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...