617

    Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë organizoi ditën e hënë, datë 23 janar 2017, një tryezë diskutimi “Mbi Ndryshimet në Ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”. Në këtë Tryezë morën pjesë përfaqësues të shoqatave të biznesit, të shoqatave mjedisore, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të shtypit, akademikë dhe aktorë të tjerë të interesuar.

    Nisur nga propozimet gjatë diskutimit “Mbi ligjin Nr.92/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr.10463, datë 22.09.211,”Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”,  kjo tryezë përfundoi takimin me nxjerrjen e një deklarate.

    D E K L A R A T Ë

    Tryezë diskutimi: Mbi Ndryshimet në Ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve

    Tryeza “Mbi disa ndryshime në ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve” që u mblodh sot në Tiranë, më datë 23 Janar 2017, organizuar nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, me pjesëmarrje të përfaqësueve të shoqatave të biznesit, të shoqatave mjedisore, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të shtypit, akademikë dhe aktorë të tjerë të interesuar,

    duke vlerësuar që industria e riciklimit ka një potencial të madh për të kontribuar për:

    • një mjedis sa më të pastër;
    • një rritje ekonomike të qendrueshme;
    • adresimin e problemeve sociale nëpërmjet punësimit;

    duke vlerësuar se një mjedis i pastër mund të realizohet vetëm nëpërmjet zbatimit të Ligjit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe  ndarjen në burim të mbetjeve të riciklueshme,

    duke evidentuar mungesën e harmonizimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian:

    1. Mbështet ndryshimet në Ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve që mundësojnë importin e lëndëve të para për industrinë e riciklimit të rrymave të:
    • metaleve
    • plastikës
    • letrës
    • drurit

    –  Në nenin 48/1 të ligjit nr. 92/2016, datë 22.09.2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10463, datë 22.09.201 ,”Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të bëhet ndryshimi i mëposhtëm:

    Të mbetet:

    a. Në Republikën e Shqipërisë importohen vetëm mbetjet e ngurta jo të rrezikshme, të listës së gjelbër, si lëndë dytësore, për të plotësuar vetëm nevojat dhe kërkesat e industrisë ricikluese të vendit.

    Të hiqet:

    b. dhe përdorimi si zëvendësues, të lëndeve të para të tjera nga burime jo të rinovueshme, që përdoren nga industria, përveç atyre të përcaktuara në pikën 3, të nenit 48, të këtij ligji.

    – Të parashikohet në igj ngritja e një Agjencie për Monitorimin e Riciklimit të Mbetjeve të vendit.

    1. I bën thirrje pushtetit qendror dhe atij lokal që të bëjnë të gjitha përpjekjet për zbatimin e Ligjit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve që parashikon ndarjen në burim të mbetjeve të riciklueshme.
    1. Vlerëson nevojën për rishikimin e strategjisë dhe të planit kombëtar të menaxhimit të mbetjeve me synim fokusimin tek riciklimi dhe reduktimin në minimum të mbetjeve që përfundojnë në landfille apo icinerim.

    DSC_0166

    ????????????????????????????????????

    ????????????????????????????????????

      602

      Më 28 dhjetor 2016, në Pallatin e Kongreseve u zhvillua eventi “Bleta e Artë” 2016. Ky event u organizua nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit z. Edi Rama dhe në bashkëpunim me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

      Qëllimi i këtij eventi është vlerësimi dhe promovimi i sipërmarrjes shqiptare, i punës dhe kontributit të saj në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në rritjen e punësimit. Nga rreth 50 kompani të nominuara, u shpallën fituese në kategori të ndryshme 11 biznese. Ndërkohe që dy çmime të posaçme u dhanë për Administratorin dhe Administratoren e vitit 2016.

      Fituesit e ‘Bleta e Arte’ 2016:

      1. Kategoria Fason: Madish shpk.
      2. Kategoria Inovacion: Albtelecom
      3. Kategoria Made in Albania: Picari shpk
      4. Kategoria ‘Gruaja sipermarrese’: Edlira Sulaj
      5. Kategoria ICT: ICT Awards Tiranë
      6. Kategoria ‘Punësim në Vend të Lemoshës’: Bolv Oil
      7. Kategoria ‘Mikëpritja e spikatur’: Plazza Hotel
      8. Kategoria ‘Shija e Posacme’: Padam
      9. Kategoria Start-up: Baboon.al
      10. Kategoria ‘Përgjegjësia sociale’: Abi Bank
      11. Kategoria Agropërpunim: Kantina ‘Vila Shehi’
      12. Administratorja e vitit: Sonila Qato
      13. Administratori i vitit: Artan Lame

        826

        Më datë 9 dhjetor 2016 u zhvillua Forumi ekonomik Shqipëri-Poloni. Ky forum u mbajt në kuadër të vizitës në Tiranë të Kryeministres së Polonisë Beata Szydlo, e cila shoqërohej në këtë vizitë nga një grup përfaqësuesish të biznesit e sipërmarrjes polake. Në fokus të këtij forumi ishin investimet polake në Shqipëri si dhe bashkëpunimi mes bizneseve të dy vendeve.

        Gjatë punimeve të Forumit u nënshkruan edhe dy marrëveshje në fushën e ekonomisë; Marrëveshja ndërmjet Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe Dhomës së Tregtisë së Polonisë dhe marrëveshja ndërmjet Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, AIDA dhe Agjencisë Polake të Investimeve. Këto memorandume mirëkuptimi do t’i hapin rrugë intensifikimit të marrëdhënieve mes dy vendeve si në drejtim të investimeve dhe të marrëveshjeve tregtare.

        Gjatë forumit u zhvilluan edhe takime B2B, mes bizneseve të dy vendeve, për të vendosur kontakte dhe për gjetur urat e bashkëpunimit. Kompani polake të disa fushave përfshi energjinë, transportin, distributorë të produkteve të mishit, etj u takuan me kompani shqiptare të interesuara për të parë mundësitë e bashkëpunimit dhe për të vendosur partneritete të ndryshme biznesi.

          618

          Më date 27 tetor 2016, Dhoma Ekonomike të Malit të Zi në bashkëpunim me Shoqatën Ekonomike të Malit të Zi dhe Komitetit Gjerman për Evropën Lindore, në Budva, organizuan Konferencën Rajonale Ekonomike me temë “Perspektivat Zhvillimore të Ballkanit Perëndimor”.

          Në kuadër të punimeve të kësaj konference të rëndësishme  për ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor mori pjesë dhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, znj. Ines Muçostepa.

          Në një nga panelet kryesore të Konferencës, Kryetarja znj. Ines Muçostepa, sëbashku me Kryetarët e Dhomave Ekonomike nga vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, prezantuan pikëpamjet e tyre për mundësitë zhvillimore të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin e zhvillimeve politike dhe ekonomike pas nisjes të Procesit të Berlinit.

            807

            Kryetari i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, znj. Ines Muçostepa, mori pjesë në Forumin e Parë Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, i cili u zhvillua në Akademinë e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Mynih.

            Në aktivitet morën pjesë Ministri i Punëve të Jashtme z. Ditmir Bushati, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës z. Nikolin Jaka, Ministrja Bavareze për Çështjet Evropiane znj. Beate Merk, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Malit të Zi, znj. Vera Joličić-Kuliš, etj.

            Aktiviteti u realizua si një iniciativë e përbashkët e Ambasadës shqiptare në Berlin dhe Ministrisë Bavareze për Ekonominë, Median dhe Teknologjinë, në partneritet me Dhomën e  Industrisë dhe Tregtisë së Mynihut dhe Bavarisë së Sipërme, si  dhe Dhomën e Zejtarëve të Mynihut dhe Bavarisë së Sipërme.

            Forumi u zhvillua i ndarë në dy panele, dedikuar çështjeve politike dhe çështjeve ekonomike teknike.

            Gjatë panelit të parë u diskutua në lidhje me rëndësinë e zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit të vendeve të rajonit të Ballkanit me Bavarinë, reformat që këto vende kane ndërmarë, sektorët strategjikë që ato ofrojnë për të tërhequr investitorë nga Bavaria, sikurse mundësitë që i ofrohen industrisë bavareze për investime në një strukturë prodhimi që gjendet pranë.

            Pjesa e dytë u konceptua dhe realizua në formën e një seminari profesional, e cila solli së bashku organizatat dhe shoqatat e biznesit, si dhe agjencitë e investimeve të vendeve të rajonit dhe Landit të Bavarisë.

            Forumi hodhi bazat për bashkëpunim ekonomik dhe projekte të përbashkëta në interes të palëve pjesëmarrëse, duke evidentuar rritjen e vëmendjes dhe interesit të sipërmarrësve gjermanë drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor si vende me potenciale për investime të huaja.

            14682106_1066260240154424_5402996636741454791_o 14706791_1066259306821184_5015217338334040535_o 14753272_1066258510154597_4524759335991143583_o

              725

              Përfaqësues nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe kryetarët e 12 dhomave të tregtisë dhe industrisë të qarqeve ishin të ftuar sot në një takim nga Ministrja  Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Znj. Milva Ekonomi në bashkëpunim me Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).  Pjesëmarrja dhe prezantimi sa më i mirë i biznesit shqiptarë në expo apo panaire të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, ishin në fokus të këtij takimi.

              Në fillim të fjalës së saj ministrja Ekonomi u shpreh se “ky takim do shërbeje për të propozuar së bashku panairet kombëtare dhe ndërkombëtare ku duhet të marrin pjesë bizneset tona.  Është e rëndësishme që së bashku të vendosim një listë panairesh ku mund të promovojmë produktin “Made in Albania”.

              Për zgjerimin jo vetëm të biznesit, por edhe të ekonomisë shqiptare tha ministrja Ekonomi duhet që produkteve Shqiptare t’i japim zë në ato tregje ku janë shfaqur kërkesa të reja dhe në ato tregje ku produktet janë të konsoliduara dhe vetëm  mbi bazën e kësaj njohjeje duhet të organizojmë panairet e vitit të ardhshëm.

              “Prodhimet e qumështit dhe nënproduktet e tij,  janë ato produkte të cilat kanë nevojë për hapësirë, po ashtu edhe bimët medicinale, produktet e tekstili dhe lëkura, ICT-ja. Kemi tregjet e Azisë së Veriut, tregjet e lindjes së largët, të cilët kanë shprehur interes të vazhdueshëm për prodhimet shqiptare pasi ata kanë një ekonomi të hapur dhe duan shumëllojshmëri në treg. A jemi ne gati të marrim pjesë, dhe si mund ta promovojmë këtë pjesëmarrje?

              AIDA tashmë ka propozuar 11 panaire ndërkombëtare për vitin 2017. Z. Gent Beqiri, drejtor ekzekutiv i Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) të pranishmëve u prezantoi panairet ku mund të marrin pjesë si ato në  Holandë 10-15 Janar 2017, Riva del Garda , Itali 14-17 Janar 2017, Moscone Ctr, San Francisco  22-24 Janar , 2017, Biofaq  Gjermani 15-18 shkurt , FoodexJapan  në Tokio, Japoni 7- 10 Mars 2017, EXPO Wine Bordeaux 2017, Francë 18-21 Qershor, NINGBO , Kinë Korrik  2017,The Micam 2017, Macfrut  2017,  Vakantiebeurs (Panairi i pushimeve) 2017 dhe  Fancy Food 2017 në SHBA,

              Ines Muçostepa, Kryetare e Bashkimit Kombëtar të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë shprehu mendim se  “ka ardhur momenti që ta shikojmë në mënyrë strategjike certifikimin e produkteve “Made in Albania”, siç e ka gjithë bota. Pra t’i shquajmë kush janë dhe të nisim nga çertifikimet. Detyra e Dhomave të Tregtisë patjetër që duhet të jetë me pjesën e strukturimit dhe me dhënien e ndonjë çertifikimi si produkt “Made in Albania”. Kjo do të na jap dinjitet në tregun jashtë. Këtu duhet me patjetër të kemi një shkëmbim të fortë informacioni mbi këto produkte”.

              Z.Nikolin Jaka, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, e quajti  këtë takim si i pari i kësaj fryme të re bashkëpunimi me të gjithë kryetarët e Dhomave të Tregtisë në një status tjetër dhe MZHETTS. Shoqata e Prodhuesve tha Z. Jaka duhet të identifikojë interesat që ka për të prezantuar produktet e veta.

              “Pjesa e Afrikës kërkon të gjitha produktet që kanë të bëjnë me fruta perime, bulmetra, qumështin dhe  produkte të pa eksploruara. Ndërkohë që është edhe Egjipti, Iraku, Irani dhe Libia, të cilat  kërkojnë vazhdimisht produkte  shqiptare. Në Europë nuk mund të shkojmë ne me produkte që nuk kane ende nje standard europian. Duhet  të certifikojmë eksportuesit dhe  të shohim mundësitë që mbulon AIDA dhe të shohim se ku jemi ne kompetitiv në produktet që kemi. Në ato vende ku ne jemi kompetitiv, dhomat e tregtisë sipas anëtarësisë që kanë duhet të hartojnë buxhetin për panairet” u shpreh Nikolin Jaka.

              Z. Arben Shkodra nënkryetar i Bashkimit Kombëtar të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë deklaroi se “duhet të hartohet një strategji e disa ministrive për eksportet njëkohësisht sinkronizim i të gjithë aktorëve”.  Z. Shkodra propozoi ngritjen e një komiteti për eksportet  dhe panairet njëkohësisht edhe pasjen e një agjencie të dedikuar eksporteve përfshi promovimin e produkteve shqiptare.

              Kryetari i Dhomës së Tregtisë Shkodër  Z. Anton Leka,  hodhi idenë e cila u mbështet edhe nga kryetarët e dhomave të qarqeve të tjera për ngritjen e 4 ose 5 qendrave për panaire në të gjithë Shqipërinë të cilat krahas reklamimit të produkteve vendase, nëpërmjet tyre do të tërheqin vëmendjen edhe për aktivitete turistike dhe të industrisë HORECA.

              Në fund të takimit ministrja Milva Ekonomi shprehu gatishmërinë e saj për të hartuar një plan veprimi mes MZHETTS dhe Bashkimit të Dhomave të Tregtisë,  duke ngritur një grup pune të përbashkët me një kalendar të rregullt takimesh dhe realizimesh të produkteve informuese dhe trajnuese.

                709

                Kryetari i Dhomave të Tregisë dhe Industrisë së Shqipërisë, znj .Ines Muçostepa , mori pjesë në hapjen e Panairit të Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale “Prishtina 2016”, ku morën pjesë mbi 100 kompani nga Kosova dhe vendet e rajonit.

                Në këtë ngjare të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe të përkrahur nga Qeveria e Kosovës, të pranishëm ishin edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli, shefi ekzekutiv i Asociacionit Evropian të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, EUROCHAMBRES, z. Arnaldo Abruzzini, përfaqësuesit e dhomave ekonomike të Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe vendeve të tjera të rajonit.

                20160928_102329 20160928_110959

                ?
                ?

                20160928_114802

                  1188

                  Konferenca për shtyp datë 20/07/2016

                  Kërkesë për miratimin e reformës në drejtësi

                  Fjala e Kryetares së Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë znj. Ines Muçostepa:

                  Në vijim të mbledhjes së parë të Forumit të Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të sipërmarrjes, ku u përcaktuan propozimet e përbashkëta të sipërmarrjes lidhur me procedurat tatimore, mblidhen në këtë takim të dytë lidhur me një proces jetik për Shqipërinë, reformën në drejtësi.

                  Sipërmarrja ka nevojë për këtë reformë.

                  Sipërmarrja kërkon drejtësinë e munguar, kërkon të gjejë të drejtën e saj në gjykata. Në emër të saj ne jemi këtu për t’i thënë “MJAFT” një sistemi të korruptuar në Drejtësi. Reforma në drejtësi është themelore dhe pa të, asnjë reformë tjetër ekonomike e ndërmarrë apo që do të ndërmerret në të ardhmen, do të mund të sjellë qëndrueshmërinë ekonomike që sipërmarrja ka nevojë.

                  Kjo reformë do t’i shërbejë zhvillimit të sektorit privat, një klime sa më të sigurt dhe sa më të qëndrueshme të biznesit në vend në mënyrë që të shtohen investimet e huaja, të shtohen investimet vendase, të shtohet dhe të forcohet siguria juridike e investitorëve dhe e të gjithë aktorëve të ekonomisë sonë në mënyrë që ekonomia të ketë rritje në rrugën pa kthim drejt integrimit europian.

                  Dështimi i reformës në Drejtësi do të ishte një dështim i madh edhe për sipërmarrjen dhe vetë ekonominë shqiptare.

                  Ndaj, sot, i bëjmë apel klasës politike shqiptare, që nesër, të miratojë në Parlament draftin kushtetues, të shume pritur nga të gjithë ne.

                  ????????????????????????????????????

                  ????????????????????????????????????

                  ????????????????????????????????????

                  ????????????????????????????????????

                  ????????????????????????????????????

                  ????????????????????????????????????

                    729

                    Sot më datë 15 korrik 2016, ora 13:00, në ambjentet e Tirana Business Park u zhvillua “Konferenca e Ambasadorëve”, me prani të Ministres së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes znj. Milva Ekonomi. Në këtë konferencë u zhvillua një bashkëbisedim mes komunitetit të biznesit në vend, dhomave bilaterale të tregtisë dhe Ambasadorëve të vendit tonë jashtë Shqipërisë, me qëllim promovimin e sipërmarrjes Shqiptare. Në fokus të diskutimit ishte rritja e eksporteve të prodhimeve shqiptare si dhe potenciali që ofron Shqipëria për investitorët e huaj dhe avantazhet krahasuese me vendet e tjera të rajonit.

                    ????????????????????????????????????

                    ????????????????????????????????????

                    ????????????????????????????????????

                    ????????????????????????????????????

                    DSC_0140

                      1247

                      Forumi i Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të Sipërmarrjes

                      Propozim mbi Projektligjin për Procedurat Tatimore

                      Më datë 1 korrik 2016, Forumi i Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të sipërmarrjes me inisiativë të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Biznes Albania, pasi u konsultuan me të gjithë grupet e interesit, paraqesin për herë të parë në mënyrë të unifikuar propozimet për shtesat dhe ndryshimet ne projektligjin për procedurat tatimore.

                      Fjala e Kryetares së Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë znj. Ines Muçostepa:

                      Projektligji për procedurat tatimore renditet si një nga aktet ligjore me shumë interesë dhe impakt për sipërmarrjen shqiptare, pasi ka në thelb rregullimin ligjor të marrëdhënies Administratë Tatimore dhe Tatimpagues.

                      Vitin e kaluar kjo marrëdhenie pati probleme të cilat u ndikuan mjaft edhe nga aksioni i ekzekutivit kundër informalitetit në ekonomi. Këtë vit shohim me interes dhe vlerësojmë hapjen e një dialogu konkret dhe konstruktiv midis Minstrisë së Financave dhe Sipërmarrjes për të harmonizuar me këtë projektligj disa shtesa dhe ndryshime që i konsiderojmë të rëndësishme.

                      Në këtë kuadër, Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë se Shqipërisë dhe Biznes Albania, në bashkëpunim me Dhomat e Huaja të Tregtisë dhe Shoqatat më të rëndësishme të sipërmarrjes, kanë marrë një inisiative mjaft të rëndësishme për të formalizuar Forumin e Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të sipërmarrjes.

                      Ky Forum e nis punën me diskutimin dhe harmonizimin e propozimeve për projektiligjin e procedurave tatimore të të gjithë grupeve të interesit për t’ja përcjellë më pas ekzekutivit në një format unik e gjithëpërfshirës, gjë e cila, ndikon pozitivisht në trajtimin e tyre nga ana e qeverisë.

                      Nga të gjitha takimet që kemi patur, do të duam t’i sigurojmë qeverisë që sipërmarrja është e interesuar që të ndikojë në përmirësimin e klimës së bërjes biznes në Shqipëri.

                      Më pas puna e këtij Forumi do të vijojë edhe me projektligjin për paketën fiskale dhe me projektligje të tjera të rëndësishme duke patur një komunikim të vazhdueshëm më të gjithë autoritetet shtetërore për të siguruar dialogun konstruktiv dhe vijueshmërinë e marrëdhënies me qellimin e vetëm të mbështetjes dhe mbrojtjes së interesave të sipërmarrjes shqiptare.

                      Shprehim bindjen që Qeveria do t’i marrë parasysh propozimet dhe sugjerimet tona lidhur me realizimin e objektivave të përbashkëta për:

                      • Një treg konkurrent lokal dhe rajonal
                      • Një ekonomi të qëndrueshme dhe mirë performante

                       

                      Fjala e Presidentit të Biznes Albania z. Luan Bregasi:

                      • Rëndësia e tryezës së Forumit të Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të sipërmarrjes si një risi e rëndësishme e organizimit të sipërmarrjes shqiptare;
                      • Vijimi i punës së Forumit edhe për çështje të tjera të rëndësishme të sipërmarrjes shqiptare;
                      • Rëndësia e dialogut me MF dhe fryma e re e komunikimit dhe bashkëpunimit të Ministrit të Financave me Sipërmarrjen për të dialoguar dhe pranuar propozimet;
                      • Pikat kryesore të shtesave dhe ndryshimeve në ligjin për procedurat tatimore:
                      • Vijimi i aktivitetit të Forumit edhe me projektligjin për Paketen Fiskale.

                      Në mënyrë të përmbledhur, këto propozime kanë të bëjne me:

                      1. Kërkojmë që të krijohet Ombutsmani i sipërmarrjes i propozuar nga komuniteti i biznesit;
                      2. Kërkojmë të riformatohet Bordi i Apelimit i cili do të ketë pjesëmarrje me rreth 50 % anëtarë të propozuar nga sipërmarrja;
                      3. Kërkojmë që mënyra e komunikimit të administratës tatimore të vazhdojë të jetë nëpërmjet postës duke marrë për bazë datën e dorëzimit të njoftimeve nga kjo e fundit;
                      4. Kërkojmë që kalimi i shoqërive në rregjistrin pasiv në rast se ato nuk kanë më aktivitet të bëhet në mënyrë automatike por ndryshimi është se nga momenti i kalimit pasiv nuk duhet të paguajnë gjoba dhe interesa pa ju shmangur detyrimit tatimore të gjeneruara deri në marrjen e këtij statusi;
                      5. Kërkojmë që të ndryshojë afatit të rikontrollit tatimor dhe njoftimi paraprak për rikontroll;
                      6. Kërkojmë që pagesa e detyrimit tatimor në rast apelimi të shtyhet deri në përfundim të apelimit dhe marrjes së vendimit të formës së prerë;
                      7. Kërkojme uljen e gjobave për mosdeklarim;
                      8. Kërkojmë të vendosen sanksione për punonjësit e administratës tatimore të cilët marrin vendime të gabuara me ose pa dashje të cilat çojnë në krijimin e dëmit ekonomik tëk sipermarrja. Nëse kjo provohet, punonjësi/t e organeve tatimore gjobiten me dëmshpërblim deri në 30% e vlerës së dëmit të shkaktuar.
                      9. Kërkojmë që në rastin e pagesës së detyrimeve tatimore me këste sipas një marrëveshje, të procedohet, si më poshtë:
                        • Parapagim në masën 10 % dhe jo 30 %;
                        • Mos aplikim i gjobave dhe kamatave por vetëm të një interesi sipas normës bazë të interesit sipas BSH;
                        • Shtrirja e pagesave jo më pak se 1 vit dhe jo me shumë se 2 vjet;

                      10. Kërkojmë të konsultohemi paraprakisht dhe përgjate procesit të miratimit për çdo ligj, vkm dhe udhezim te cilat prekin interesat e sipermarrjes (çeshtjet e ATA dhe Shoqatës së Transporteve).

                      11. Kërkojmë që për faturat tatimore të leshuara nga subjektet private, qe nuk sjellin efekte financiare për DPT dhe që janë vetëm gabime teknike, që penalizohen gjoba me 10% të faturës por jo më shumë se 1.000 lekë.

                      12. Kërkojmë që gjobat për biznesin e vogël të bëhet me disa faza:

                      • Njoftim këshillimi;
                      • Më pas përshkallëzim gjobë në proporcion me shkeljen;
                      • Moslëshimi i kuponit tatimor të jetë 5000 lekë (biznesi madh 10.000 leke)
                      • Kontrolli i befasishëm me distance 90 ditë përveç rasteve të shkeljeve flagrante.????????????????????????????????????????????????????????????????????????

                         

                      Projekte

                      806
                      Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...