Koordinimi i Politikave Kërkimore me Vendet e Ballkanit Perëndimor
Vendet e Ballkanit Perëndimor INCO-NET rrisin integrimin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor (WBC) në Zonën e Kërkimit Evropian (ERA). Kjo iniciativë është mbështetur nga Komisioni Evropian nëpërmjet Programit Kuadër 7 (FP 7) për Kërkimin dhe Zhvillimin Teknologjik.
Çështja e zgjerimit në drejtimin të të ashtëquajturave vende të Ballkanit Perëndimor është një çështje me prioritet të lartë në axhendën politike të Bashkimit Evropian.
Vendet e Ballkanit Perëndimor INCO-NET po asistohen në zhvillimin e marrëdhënieve midis BE dhe WBC-se në fushën e shkencës dhe teknologjisë (S&T). Përgjatë një periudhe prej 6 vjetësh (2008-2013), projekti mbështet Platformën Drejtuese në Kërkim për vendet e Ballkanit Perëndimor në lehtësimin e bashkëveprimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, vendeve Anëtare të BE-së, shteteve të asociuara në Programin Kuadër për KTZH dhe Komisionit Evropian. Është një organ strategjik i dizenjuar për t’u marrë me çështjet rajonale, multilaterale evropiane të politikave të shkencës dhe teknologjisë dhe me vendet e Ballkanit Perëndimor WBC.
Objektivat thelbësore të WBC-INCO.NET janë:
- Të mbështesë dialogun rajonal në shkencë dhe teknologji (S&T) duke përfituar nga bashkëveprimi me Platformën Drejtuese për Kërkimin në vendet e Ballkanit Perëndimor;
- Të identifikoje potencialet dhe prioritetet e KTZH-së për të marrë pjesë në FP7 dhe programet e tjera Evropiane në mënyrë transparente dhe kushte metodologjike të forta;
- Të nxisë pjesëmarrjen e kërkuesve nga rajoni në projektet Evropiane me interes të përbashkët dhe të përfitojnë nga implementimi i masave për ngritjen e kapaciteteve të bashkërenduar me aktivitetet e rrjetit;
- Të analizojë barrierat dhe nevojat për inovacion në vendet WBC, të shkëmbeje informacionin dhe praktikat më të mira në politikat e inovacionit dhe të përgatisë një Plan Veprimi për bashkëpunim të mëtejshëm të WBC në fushën e inovacionit;
- Të vendosë një bashkëpunim më të ngushtë midis kërkimit dhe inovacionit, të forcojë dialogun institucional dhe të mbështesë trajnimin e grupeve të interesit të inovacionit.
Objektivat do të arrihen në bashkëpunim të ngushtë me Platformën Drejtuese për Kërkim në vendet e Ballkanit Perëndimor. Anëtaret e platformës janë Shtetet Anëtare të BE-se, vendet Kandidate dhe Potenciale për Kandidat, vendet e asociuara ne FP 7 dhe Komisioni Evropian. Takimet zhvillohen 2 herë në vit dhe organizohen nga Presidenca e BE-se ose nga një vend i Ballkanit Perëndimor.
WBC-INCO.NET mbështet këto takime nga ana logjistike dhe bashkëpunon në ndarjen eficente të punës.
Projekti implementon aktivitete të tilla si:
- vendosja e prioriteteve tematike rajonale në Sh&T;
- analiza e mundësive për aksesin në infrastrukturë, barrierat në bashkëpunim dhe kuadrin bashkëpunues;
- analiza e nevojave për politikat e inovacionit dhe mbështetjes së tij dhe identifikimi i masave politike për të përmirësuar kuadrin e kushteve për inovacion;
- organizimi i workshopeve trajnuese dhe grupeve të mësimit (për grupet e interesit të inovacionit) në vazhdim të aktiviteteve të tjera mbështetëse dhe sesioneve për rritjen e ndërgjegjësimit;
- Organizimi i Forumit Dialog për Inovacionin dhe krijimi i Grupit të Ekspertëve të Inovacionit për WBC;
- Mbështetja e Pikave Kombëtarë të Kontaktit dhe Sistemit Informativ për Kërkim dhe Zhvillim;
- Publikimi i rregullt i broshurave (newsletters), i një gazete dhe informacioni i publikuar në portalin www.wbc-inco.net.
Si kontribuon?
- Nëpërmjet portalit wbc-inco.net, broshurave dhe raporteve, WBC-INCO.NET, përfshihet në shkëmbimin e informacionit për politikat e bashkëpunimit S&T me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne jemi të hapur të publikojmë eventet tuaja lidhur me këtë pikë, për profilin e organizatës tuaj dhe të rejave rreth projekteve, si dhe të shpërndajë të rejat dhe dokumentet lidhur me mundësitë e financimit, mundësitë e bashkëpunimit, bursa studimi, çmime, etj. Ne jemi të interesuar për sugjerimet tuaja si të përmirësohen sistemet S&T në rajon; ne do të donim të mësonim rreth praktikave tuaja më të mira për të përmirësuar lidhjet tuaja me komunitetet e kërkimit në rajone të tjera.
- Aksesi në platformën tonë është falas dhe i hapur për këdo që është i interesuar në aktivitetet tona. Me emrin dhe fjalëkalimin tuaj ju mund të keni akses të lirë në bazën tonë të të dhënave.
Apply for an account.
Çdo njeri është i ftuar të përdorë platformën tonë duke dhënë informacionin, p.sh nëpërmjet e-mail në office@wbc-inco.net.
(29 partnere janë pjesëmarrës në konsorcium)
Midis tyre janë ministri të Sh&T, agjenci dhe partnerë analitike; më shumë informacion mund të gjeni duke klikuar here.
Koordinator:
Qendra për Inovacion Social
ZSI – Austri
Partnere nga WBC:
Ministria e Edukimit dhe Shkencës
MASH – Shqipëri
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes
METE- Shqipëri
Trenkwalder CIVET2000
CIVET – Shqipëri
Ministria e Punëve Civile
MCA- Bosnje&Herzegovina
Fondacioni për Arsimin e Larte Shërbimet Universitare Botërore Bosnje&Herzegovina
SUS BiH – Bosnje&Herzegovina
Ministria e Shkencës, Arsimit dhe Sporteve
MZOS – Kroaci
Ivo Instituti Baze I Shkencave Shoqërore
Ivo Pilar – Kroaci
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
MON-MK- Ish Republika e Maqedonisë
Ministria e Ekonomisë
MOE -MK – FYRo Macedonia
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
MPIN – Mali I Zi
Drejtoria për Zhvillimin e Ndërmarrjeve te Vogla dhe te Mesme
DDSME – Mali I ZI
Ministria e Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik
MSTD – Serbi
Instituti Mihjlo Pupin
MPI – Serbi
Qendra e Arsimit Kosove
KEC – Kosove (ne UNSCR 1244)
Partnere nga BE dhe Vendet e Asociuara
Ministria Federale e Shkencës dhe Kërkimit
BMWF – Austri
Agjencia e Promovimit Austriak të Kërkimit
EFG – Austri
Qendra e Kërkimit të Bashkuar
JRC-IPTS – Belgjike
Shoqata Sllovene e Biznesit dhe Kërkimit
SBRA – Belgjike
Partneriteti Publik&Privat I Kërkimit të Turqisë&Organizatave të Biznesit
TuR&BO-PPP -Belgjike
Ministria e Arsimit, Rinise dhe Shkencës
MES-CRA – Bullgari
Ministria Federale e Arsimit dhe Kërkimit
BMBF – Gjermani
Agjencia e Menaxhimit te Projekteve/Zyra Ndërkombëtare e Ministrisë Federale te Arsimit dhe Kërkimit në Qendrën Hapësinore Gjermane
PT-DLR – Gjermani
Sekretariati I Përgjithshëm per Kerkim dhe Teknologji
GSRT – Greqi
Qendra per Kerkim të Evropës Juglindore
SEERC – Greqi
Agjencia për Promovimin e Kërkimit Evropian
APRE – Itali
Universiteti I Kombeve te Bashkuara MERIT, Qendra e Kërkimeve Sociale Ekonomike dhe e Trajnimit për Inovacionin dhe Teknologjinë Maastricht, Universiteti I Maastrichtit
UNU – MERIR – Holande
Ministria për Arsimin e Larte, Shkencën dhe Teknologjinë
MHEST – Slloveni
Këshilli Shkencor dhe Kërkimit Teknologjik të Turqisë
TUBITAK – Turqi
Kontaktet:
Western Balkan Countries INCO-NET c/o Centre for Social Innovation (ZSI)
Linke Wienzeile 246
1150 Vienna
Austria
office@wbc-inco.net
Koordinator Projekti
Ms. Elke Dall
Centre for Social Innovationtel.: +43-1-4950442-62
fax: +43-1-4950442-40
e-mail: coordinator@zsi.at
Website: http://www.wbc-inco.net
WBC-INCO.NET është një projekt i bashkë financuar nga Programi i Kapaciteteve i Komunitetit Evropian për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, nën Programin Kuadër 7 (FP 7) për Kërkim dhe Zhvillim Teknologjik (2007-2013) (Numri i kontratës: 212029)
