Kryesia

Kryesia e Bashkimit të Dhomave përbëhet nga Kryetari i Dhomës dhe nga 20 anëtarë, të cilët zgjidhen me votim të fshehtë nga Asambleja për një periudhë 4 vjeçare.

Kryesia zgjedh midis anëtarëve të saj, një përfaqësues që do të drejtojë mbledhjet e saj në rastet kur mungon Kryetari.

Kryesia mblidhet jo më pak se një herë në muaj nga kryetari. Kryesia e Bashkimit të Dhomave mund të mblidhet edhe me kërkesë të kryetarit, sekretarit të përgjithshëm, si dhe kur këtë e kërkon 1/3 e anëtarëve të saj. Njoftimi dhe dërgimi i materialeve bëhet të paktën 5 (pesë) ditë pune para datës së caktuar për mbledhje. Mbledhja e kryesisë është e vlefshme kur në të marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të saj. Vendimet janë të vlefshme kur për to votojnë pro më shumë se 3/5 e anëtarëve të pranishëm.

Kryesia nxjerr çdo akt tjetër për realizimin e funksionit dhe veprimtarisë së vet, të parashikuar nga ligji ose statuti, për aq sa nuk cënojnë kompetencat e asamblesë ose të kryetarit.

Në Kryesi sigurohet përfaqësimi i të gjithë grupeve të biznesit (tregti, industri, shërbime, transport-telekomunikacion dhe ndërtimi).

Anëtarët e Kryesisë (me përjashtim të Kryetarit) nuk mund të jenë funksionarë ekzekutive në administratën e Bashkimit të Dhomave.

Humbja e mandatit si anëtar i Asamblesë sjell automatikisht humbjen e mandatit si anëtar i Kryesisë.

Kompetencat e Kryesisë

Kryesia është organi ekzekutiv i Bashkimit të Dhomave. Ajo ka këto kompetenca:

a) Miraton programet e punës, që lidhen me objektivat dhe kompetencat e Bashkimit të Dhomave;

b) Miraton strukturën organizative dhe personelin tekniko-administrativ të Bashkimit të Dhomave, funksionet dhe pagat e punonjësve të këtij aparati;

c) Miraton rregulloren e brendshme të funksionimit të administratës së Bashkimit të Dhomave.

ç) Propozon ndryshimet në statutin e Bashkimit të Dhomave;

d) Shqyrton programin vjetor financiar dhe buxhetin përpara se t’i paraqitet asamblesë për miratim.

dh) Cakton masën e shpërblimeve për shërbimet që kryejnë ekspertët e jashtëm;

e) Vendos rregullat për përdorimin e fondeve dhe administrimin e tyre;

ë) Merr vendime për të gjitha çështjet që shtrohen për shqyrtim në kryesi nga Kryetari dhe/ose Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Dhomave;

f) Aprovon anëtarësimin në Union të Dhomave Private.

Kryesia është përgjegjëse për:

  • zbatimin e vendimeve të asamblesë;
  • mbarëvajtjen e veprimtarisë së Bashkimit të Dhomave.

Anëtarësia e Kryesisë

Ines Muçostepa – Kryetar

Nikolin Jaka – Anëtar

Arben Shkodra – Anëtar

Andrea Zaja – Anëtar

Andrea Xhavara – Anëtar

Shezai Çobo – Anëtar

Shkëlqim Kopliku –  Anëtar

Arben Breshani –  Anëtar

Gjok Uldedaj –  Anëtar

Bardhyl Balteza –  Anëtar

Arben Babameto – Anëtar

Veli Kazazi –  Anëtar

Bashkim Progri –  Anëtar

Veip Qerimi –  Anëtar

Petraq Picinane –  Anëtar

Artan Nikolla –  Anëtar

Nexhmi Torra –  Anëtar

Edmond Cami –  Anëtar

Pashk Paloka –  Anëtar

Beqir Basha –  Anëtar

Maksim Hoxha – Anëtar