Misioni/Vizioni

Objekti dhe qëllimi i veprimtarisë së Bashkimit të Dhomave

Bashkimi i Dhomave bashkërendon punën e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë në nivel kombëtar.

Bashkimi i Dhomave ka për qëllim:

  1. Të përfaqësojë dhe të promovojë interesat e përgjithshme të dhomave për zhvillimin e tregtisë dhe industrisë në të gjitha nivelet;
  2. Të nxisë marrëdhëniet ndërmjet dhomave të qarqeve të Republikës së Shqipërisë dhe bashkëpunimin e tyre me organizmat ekuivalente të vendeve të tjera;
  3. Të mbledhë, të përpunojë dhe të shpërndajë të dhëna tregtare në rang kombëtar, duke krijuar sistemin e vet të të dhënave për tregtinë dhe industrinë;
  4. Të marrë të dhëna të vazhdueshme nga gjykata, për gjendjen dhe ndryshimet në regjistrin tregtar;
  5. Të organizojë, të administrojë dhe të financojë ekspozita dhe panaire, kurse dhe trajnime në nivel kombëtar, si dhe çdo veprimtari tjetër në interes të Biznesit;
  6. Të japë mendime, propozime e të bëjë vlerësime për nismat ligjore apo politikat publike të ndërmarra nga Qeveria, përmbajtja e të cilave lidhet me interesat e anëtarëve të tij;
  7. Të ushtrojë funksione të tjera që mund t’i delegohen nga organet shtetërore, ligjet apo nga marrëveshjet ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është palë;
  8. Të promovojë dhe realizojë shërbime me interes të përgjithshëm, në dobi të dhomave anëtare;
  9. Të informohet, në mbështetje të ligjit, mbi ushtrimin e aktivitetit të Dhomave anëtare;
  10. Të ndërmjetësojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të mundshme mes dhomave.

Misioni

Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë bashkërendon punën e dhomave në nivel kombëtar.

Bashkimi i Dhomave ka mision:

  • Të përfaqësojë dhe të promovojë interesat e përgjithshëm të dhomave për zhvillimin e tregtisë dhe industrisë në nivel kombëtar;
  • Të nxisë marrëdhëniet ndërmjet dhomave dhe marrëdhëniet e tyre me organizmat simotra të vendeve të tjera;
  • Të mbledhë, përpunojë dhe të shpërndajë të dhëna tregtare në nivel kombëtar, duke krijuar sistemin e vet të të dhënave për tregtinë e industrinë;
  • Të marrë të dhëna të vazhdueshme nga gjykata, për gjendjen dhe ndryshimet në regjistrin tregtar;
  • Të organizojë, administrojë dhe të financojë ekspozita dhe panaire, kurse dhe trajnime në nivel kombëtar, si dhe çdo veprimtari tjetër në interes të dhomave të Tregtisë e Industrisë;
  • Të japë mendime, propozime e të bëjë vlerësime për nismat ligjore apo politikat publike të ndërmarra nga Qeveria, përmbajtja e të cilave lidhet me interesat e anëtarëve të saj.

 Forma të bashkëpunimit dhe të integrimit

  • Për ushtrimin e aktivitetit, Bashkimi i Dhomave bashkëpunon me administratën shtetërore, qëndrore dhe lokale, me institucione ndërkombëtare si dhe me shoqata dhe organizata të biznesit, vendase dhe të huaja.
  • Bashkimi i Dhomave merr pjesë dhe nënshkruan marrëveshje dhe protokolle bashkëpunimi, është pjesëmarrëse në programe dhe në projekte të ndryshme në nivel kombëtar (ku përfshihen të gjitha dhomat anëtare të vendit) dhe ndërkombëtar, me qëllim zhvillimin dhe integrimin evropian dhe më gjerë të sipërmarrjes shqiptare.
  • Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë merr pjesë në të gjitha iniciativat që kanë për synim zhvillimin dhe promovimin e biznesit shqiptar.
  • Bashkimi i Dhomave krijon marrëdhënie partneriteti me dhomat homologe të vendeve të tjera, në kuadrin e programeve të përbashkëta.