1611

    Konferenca për shtyp datë 20/07/2016

    Kërkesë për miratimin e reformës në drejtësi

    Fjala e Kryetares së Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë znj. Ines Muçostepa:

    Në vijim të mbledhjes së parë të Forumit të Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të sipërmarrjes, ku u përcaktuan propozimet e përbashkëta të sipërmarrjes lidhur me procedurat tatimore, mblidhen në këtë takim të dytë lidhur me një proces jetik për Shqipërinë, reformën në drejtësi.

    Sipërmarrja ka nevojë për këtë reformë.

    Sipërmarrja kërkon drejtësinë e munguar, kërkon të gjejë të drejtën e saj në gjykata. Në emër të saj ne jemi këtu për t’i thënë “MJAFT” një sistemi të korruptuar në Drejtësi. Reforma në drejtësi është themelore dhe pa të, asnjë reformë tjetër ekonomike e ndërmarrë apo që do të ndërmerret në të ardhmen, do të mund të sjellë qëndrueshmërinë ekonomike që sipërmarrja ka nevojë.

    Kjo reformë do t’i shërbejë zhvillimit të sektorit privat, një klime sa më të sigurt dhe sa më të qëndrueshme të biznesit në vend në mënyrë që të shtohen investimet e huaja, të shtohen investimet vendase, të shtohet dhe të forcohet siguria juridike e investitorëve dhe e të gjithë aktorëve të ekonomisë sonë në mënyrë që ekonomia të ketë rritje në rrugën pa kthim drejt integrimit europian.

    Dështimi i reformës në Drejtësi do të ishte një dështim i madh edhe për sipërmarrjen dhe vetë ekonominë shqiptare.

    Ndaj, sot, i bëjmë apel klasës politike shqiptare, që nesër, të miratojë në Parlament draftin kushtetues, të shume pritur nga të gjithë ne.

    ????????????????????????????????????

    ????????????????????????????????????

    ????????????????????????????????????

    ????????????????????????????????????

    ????????????????????????????????????

    ????????????????????????????????????

      1068

      Sot më datë 15 korrik 2016, ora 13:00, në ambjentet e Tirana Business Park u zhvillua “Konferenca e Ambasadorëve”, me prani të Ministres së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes znj. Milva Ekonomi. Në këtë konferencë u zhvillua një bashkëbisedim mes komunitetit të biznesit në vend, dhomave bilaterale të tregtisë dhe Ambasadorëve të vendit tonë jashtë Shqipërisë, me qëllim promovimin e sipërmarrjes Shqiptare. Në fokus të diskutimit ishte rritja e eksporteve të prodhimeve shqiptare si dhe potenciali që ofron Shqipëria për investitorët e huaj dhe avantazhet krahasuese me vendet e tjera të rajonit.

      ????????????????????????????????????

      ????????????????????????????????????

      ????????????????????????????????????

      ????????????????????????????????????

      DSC_0140

        1708

        Forumi i Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të Sipërmarrjes

        Propozim mbi Projektligjin për Procedurat Tatimore

        Më datë 1 korrik 2016, Forumi i Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të sipërmarrjes me inisiativë të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Biznes Albania, pasi u konsultuan me të gjithë grupet e interesit, paraqesin për herë të parë në mënyrë të unifikuar propozimet për shtesat dhe ndryshimet ne projektligjin për procedurat tatimore.

        Fjala e Kryetares së Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë znj. Ines Muçostepa:

        Projektligji për procedurat tatimore renditet si një nga aktet ligjore me shumë interesë dhe impakt për sipërmarrjen shqiptare, pasi ka në thelb rregullimin ligjor të marrëdhënies Administratë Tatimore dhe Tatimpagues.

        Vitin e kaluar kjo marrëdhenie pati probleme të cilat u ndikuan mjaft edhe nga aksioni i ekzekutivit kundër informalitetit në ekonomi. Këtë vit shohim me interes dhe vlerësojmë hapjen e një dialogu konkret dhe konstruktiv midis Minstrisë së Financave dhe Sipërmarrjes për të harmonizuar me këtë projektligj disa shtesa dhe ndryshime që i konsiderojmë të rëndësishme.

        Në këtë kuadër, Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë se Shqipërisë dhe Biznes Albania, në bashkëpunim me Dhomat e Huaja të Tregtisë dhe Shoqatat më të rëndësishme të sipërmarrjes, kanë marrë një inisiative mjaft të rëndësishme për të formalizuar Forumin e Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të sipërmarrjes.

        Ky Forum e nis punën me diskutimin dhe harmonizimin e propozimeve për projektiligjin e procedurave tatimore të të gjithë grupeve të interesit për t’ja përcjellë më pas ekzekutivit në një format unik e gjithëpërfshirës, gjë e cila, ndikon pozitivisht në trajtimin e tyre nga ana e qeverisë.

        Nga të gjitha takimet që kemi patur, do të duam t’i sigurojmë qeverisë që sipërmarrja është e interesuar që të ndikojë në përmirësimin e klimës së bërjes biznes në Shqipëri.

        Më pas puna e këtij Forumi do të vijojë edhe me projektligjin për paketën fiskale dhe me projektligje të tjera të rëndësishme duke patur një komunikim të vazhdueshëm më të gjithë autoritetet shtetërore për të siguruar dialogun konstruktiv dhe vijueshmërinë e marrëdhënies me qellimin e vetëm të mbështetjes dhe mbrojtjes së interesave të sipërmarrjes shqiptare.

        Shprehim bindjen që Qeveria do t’i marrë parasysh propozimet dhe sugjerimet tona lidhur me realizimin e objektivave të përbashkëta për:

        • Një treg konkurrent lokal dhe rajonal
        • Një ekonomi të qëndrueshme dhe mirë performante

         

        Fjala e Presidentit të Biznes Albania z. Luan Bregasi:

        • Rëndësia e tryezës së Forumit të Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të sipërmarrjes si një risi e rëndësishme e organizimit të sipërmarrjes shqiptare;
        • Vijimi i punës së Forumit edhe për çështje të tjera të rëndësishme të sipërmarrjes shqiptare;
        • Rëndësia e dialogut me MF dhe fryma e re e komunikimit dhe bashkëpunimit të Ministrit të Financave me Sipërmarrjen për të dialoguar dhe pranuar propozimet;
        • Pikat kryesore të shtesave dhe ndryshimeve në ligjin për procedurat tatimore:
        • Vijimi i aktivitetit të Forumit edhe me projektligjin për Paketen Fiskale.

        Në mënyrë të përmbledhur, këto propozime kanë të bëjne me:

        1. Kërkojmë që të krijohet Ombutsmani i sipërmarrjes i propozuar nga komuniteti i biznesit;
        2. Kërkojmë të riformatohet Bordi i Apelimit i cili do të ketë pjesëmarrje me rreth 50 % anëtarë të propozuar nga sipërmarrja;
        3. Kërkojmë që mënyra e komunikimit të administratës tatimore të vazhdojë të jetë nëpërmjet postës duke marrë për bazë datën e dorëzimit të njoftimeve nga kjo e fundit;
        4. Kërkojmë që kalimi i shoqërive në rregjistrin pasiv në rast se ato nuk kanë më aktivitet të bëhet në mënyrë automatike por ndryshimi është se nga momenti i kalimit pasiv nuk duhet të paguajnë gjoba dhe interesa pa ju shmangur detyrimit tatimore të gjeneruara deri në marrjen e këtij statusi;
        5. Kërkojmë që të ndryshojë afatit të rikontrollit tatimor dhe njoftimi paraprak për rikontroll;
        6. Kërkojmë që pagesa e detyrimit tatimor në rast apelimi të shtyhet deri në përfundim të apelimit dhe marrjes së vendimit të formës së prerë;
        7. Kërkojme uljen e gjobave për mosdeklarim;
        8. Kërkojmë të vendosen sanksione për punonjësit e administratës tatimore të cilët marrin vendime të gabuara me ose pa dashje të cilat çojnë në krijimin e dëmit ekonomik tëk sipermarrja. Nëse kjo provohet, punonjësi/t e organeve tatimore gjobiten me dëmshpërblim deri në 30% e vlerës së dëmit të shkaktuar.
        9. Kërkojmë që në rastin e pagesës së detyrimeve tatimore me këste sipas një marrëveshje, të procedohet, si më poshtë:
          • Parapagim në masën 10 % dhe jo 30 %;
          • Mos aplikim i gjobave dhe kamatave por vetëm të një interesi sipas normës bazë të interesit sipas BSH;
          • Shtrirja e pagesave jo më pak se 1 vit dhe jo me shumë se 2 vjet;

        10. Kërkojmë të konsultohemi paraprakisht dhe përgjate procesit të miratimit për çdo ligj, vkm dhe udhezim te cilat prekin interesat e sipermarrjes (çeshtjet e ATA dhe Shoqatës së Transporteve).

        11. Kërkojmë që për faturat tatimore të leshuara nga subjektet private, qe nuk sjellin efekte financiare për DPT dhe që janë vetëm gabime teknike, që penalizohen gjoba me 10% të faturës por jo më shumë se 1.000 lekë.

        12. Kërkojmë që gjobat për biznesin e vogël të bëhet me disa faza:

        • Njoftim këshillimi;
        • Më pas përshkallëzim gjobë në proporcion me shkeljen;
        • Moslëshimi i kuponit tatimor të jetë 5000 lekë (biznesi madh 10.000 leke)
        • Kontrolli i befasishëm me distance 90 ditë përveç rasteve të shkeljeve flagrante.????????????????????????????????????????????????????????????????????????

           

          2201

          Zhvillohet në Tiranë, forumi i Biznesit Shqipëri – Maqedoni

          Në Tiranë u zhvillua edicioni i tretë i “Forumi i Biznesit dhe Investimeve në Shqipëri-Maqedoni”, që u mbajt më 16 mars 2016. Mbi 40 kompani maqedonase shkëmbyen kontakte me më shumë se 40 kompani shqiptare në këtë forum. Ai u organizua nga Zyra Ndërkombëtare Invest Macedonia – Shqipëri & Kosovë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Unioni i Odave Ekonomike të Maqedonisë, nën kujdesin e projektit Enterprise Europe Network (EEN).

          Delegacioni nga Maqedonia përbëhej nga anëtarë të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Unionit të Odave Ekonomike të Maqedonisë, të cilat përfaqësonin fushat më me potencial, si: tregtia, infrastruktura, bujqësia, energjia, turizmi, ICT, manifaktura, agjenci imobiliare, etj

          Gjatë fjalës së saj, ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes znj. Milva Ekonomi tha se mes palëve janë shkëmbyer informacione të hollësishme mbi mundësitë e të bërit biznes dhe për investime direkte.

          “Nënshkruam një marrëveshja bashkëpunimi mes AIDA-s dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore për më shumë bashkëpunim. Nga ana tjetër njohëm palën maqedonasë me lehtësitë që kemi miratuar për investimet strategjike, për regjistrimin e biznesit, si dhe për pajisjen me leje dhe licenca”, tha zonja Ekonomi. Sipas saj ditëve të Forumit bizneset patën mundësi që të shkëmbejnë informacione për zonat teknologjike dhe industriale.

          Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë znj. Ines Muçostepa tha se duhen krijuar mundësi reale për të rritur bashkëpunimin mes dy vende. “Bizneset kanë përfitime nga këto aktivitete. Shqipëria është partnere e denjë. Aspiratat tona janë që të shtojmë aktivitetin në Maqedoni”, u shpreh znj. Muçostepa.

          Përfaqësuesit e Odave të Maqedonisë thanë se marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve janë nën potencial dhe se ata hasin vështirësi të shumta ne mjedisin e të bërit biznes, pasi tarifat doganore dhe taksat janë ndër më të lartat.

          Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, z. Nikolin Jaka tha se Shqipëria dhe Maqedonia kanë ndarë mes tyre një miqësi të vjetër dhe kanë inkurajuar vazhdimisht bashkëpunimin institucional dhe atë midis bizneseve dhe fakti që sot gjen dhe mbështetjen Bashkimit Europian është një hap i madh dhe konkret.  “Ky aktivitet ka gjetur një mbështetje jo vetëm nga përfaqësitë e sipërmarrësve të të dy vendeve, por ajo çfarë e bën më të rëndësishme është mbështetja nga EEN, duke qenë kështu një garanci e shtuar për ne pasi kjo organizatë e Bashkimit Europian synon të lidhë sipërmarrësit e vendeve, për t’i bërë ata konkurrentë dhe bashkëpunues njëkohësisht”, u shpreh Jaka. Sipas tij përvoja e marrëdhënieve tregtare dhe e bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, është e gjatë dhe e qëndrueshme. Por edhe më e rëndësishme akoma është që këto shkëmbime dhe ky bashkëpunim”. Ai iu kërkoi përfaqësuesve të qeverisë shqiptare që të marrin masa për të përmirësuar infrastrukturën, kryesisht atë portuale, për ta bërë më efikase, si për vendin ashtu dhe për rajonin. Nga ana tjetër, ai theksoi se palët duhet të ndajnë mes tyre detyrat konkrete.  “Qeveria shqiptare duhet të marrë përvojat më pozitive të Maqedonisë, si ato për zonat e lira ekonomike dhe ato teknologjike dhe industriale, por edhe për sistemin fiskal tarifor që është nga më të mirët në rajon”, theksoi kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, duke u shprehur për një ekonomi komplementare dhe konkurruese në rajon.

          DSC_0766_web DSC_0780_web fullscreen

            1625

            Në datë 3 mars 2016, në ambientet e Bankës Shqipërisë u mbajt takimi me temë: “Marrëdhëniet Biznes-Bankë: Perspektiva e kreditimit 2016”. Në këtë takim ishin të ftuar shoqatat e ndryshme të biznesit si dhe drejtuesit e sistemit bankar.

            Takimi u organizua me iniciativën dhe nën  drejtimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko dhe synonte intensifikimin e dialogut dhe të mirëkuptimit mes sistemit bankar nga njëra anë dhe komunitetit të biznesit nga ana tjetër, me synim final nxitjen e kreditimit të ekonomisë e për rrjedhim përshpejtimin e aktivitetit ekonomik të vendit. Pjesë e panelit të këtij takimi ishte dhe Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, znj. Ines Muçostepa.

            Fjala e Kryetares së Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, znj. Ines Muçostepa:

            I nderuar Guvernator i Bankës së Shqipërisë, zoti Gent Sejko,

            I nderuar kryetar i Shoqatës Shqiptare të Bankave, zoti Christian Canacaris,

            Të nderuar miq,

            Më vjen mirë që jemi mbledhur në një tryezë të tillë diskutimi, duke shpresuar që do të mbërrijmë në rezultate konkrete. E them këtë, pasi marrëdhëniet sipërmarrje dhe sipërmarrje bankë në vitet e fundit kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në një pozicion të vështirë. Kemi ndjekur me vëmendje masat që ka marrë dhe po merr Banka e Shqipërisë në rregullimin e marrëdhënieve dhe rishikimin e kredive me probleme, kredi të cilat në të vërtetë kanë krijuar një problem të madh për sistemin bankar, por dhe për vetë kompanitë që i kanë marrë ato, pasi kjo do të thotë që mungon likuiditeti në treg. Që nga viti 2008, kur kriza e Lehman Brothers u ndie në Evropë, sipërmarrja shqiptare ndjeu ngërçin që duhej të kalonte këto vitet e fundit. Në mënyrë të pandalshme filluan të rriten kreditë me probleme dhe bankat vijuan të jenë më të ngurta në kreditimin e ekonomisë. Shumë prej kompanive nuk mundën t’ia dalin, duke çuar në falimentimin e tyre.

            Por, sot mendojmë se situata po merr një kthesë tjetër. Edhe pse kreditimi i ekonomisë, sipas vetë të dhënave të Bankës vijon të jetë i dobët, shohim një maturim dhe kujdes në marrjen e masave për të shpëtuar kompanitë që mund të shpëtohen dhe ristrukturimin e këtyre kredive. Kjo do të thotë një frymëmarrje dhe shpëtim për to, si dhe forcimin e sistemit bankar nga ana tjetër.

            Nismat e fundit ligjore të marra nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Banka e Shqipërisë, shihen si një mundësi e mirë për sipërmarrjen në “shkrirjen” e marrëdhënieve sipërmarrje dhe sipërmarrje bankare. Në krye të 13 masave qëndron miratimi në Kuvend i projektligjit të ri të falimentit, me anë të të cilit më pas do të nisë trajtimi i korporatave. Ligji i ri po hartohet për t’i dhënë zgjidhje pikërisht korporatave të mëdha, të cilat tashmë kanë shpallur pazotësinë për të paguar kreditë bankare, të cilat kapin vlerën e 600 milionë eurove. Sipas asaj çfarë përcillet nga biznesi, kjo është një mundësi e mirë që të rishohin mundësitë e portofolit të tyre të investimeve.

            Të nderuar pjesëmarrës,

            Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë ndeshet çdo ditë me problematikën që ka biznesi. Po kështu nga kontaktet e vazhdueshme dhe kërkesat që ofron tregu sot, duken më të matur në atë çfarë duan të investojnë. Kjo në mënyrë të pandalshme ka çuar në studimin e tregut, vlerësimin e mundësive afatgjata dhe jo thjesht në një sipërmarrje sporadike. Po kështu plani strategjik i qeverisë ka të përcaktuara dhe fushat ku tashmë mund të fokusohet ekonomia jonë.

            E bëra këtë parantezë për të thënë që tashmë ekonomia jonë ka nevojë të kreditohet në ata sektorë që do të jenë të qëndrueshëm dhe që do të sjellin të ardhura dhe punësim për ekonominë. Këtu mendojmë që duhet të fokusohet dhe mundësia e kreditimit të bankave. Bujqësia, agropërpunimi, turizmi apo teknologjia janë ato fusha në të cilat është e fokusuar të investojë sipërmarrja shqiptare. Ndaj bankat e nivelit të dytë tashmë duhet ta orientojnë portofolin e tyre të kredive në këto fusha, duke qenë fleksibël në mundësitë që ofrojnë. Më lejoni të ftoj bankat që të tregohen të matura, vizionare dhe të durueshme në fazën e shlyerjes së kredive dhe të kredidhënies. Biznesi huamarrës duhet trajtuar si partner prej bankave dhe jo si një klient i rastësishëm. Shpresojmë që drejt kësaj rruge duhet dhe po shkohet.

            Ju faleminderit!

            ????????????????????????????????????

            ????????????????????????????????????

            ????????????????????????????????????

            ????????????????????????????????????

              2504

              Bashkimi Europian në kuadrin e programit Horizon 2020 në fushën e Kërkim – Zhvillimit dhe Inovacionit (me një buxhet mbi 80 Miliard €, 2015-2020 ), vazhdon hapjen e thirrjeve për financim projektesh të aplikuara nga kërkues, institucione dhe sektori privat.

              Për sa më poshtë linku në PDF “Thirrjet H2020_sme_2016, do të gjeni një material mbi thirrjet për aplikime projektesh që propozohen nga ndërmarrje prodhuese dhe jo vetëm, që ka hapur Bashkimi Europian për vitin 2016.

              Në këtë materialë me gërma të kuqe pranë çdo tematike të thirrjeve jepet një orientim mbi fushën e aktivitetit që ushtron biznesi i cili, simbas interesit, mund të gjejë veten aty për të aplikuar.

              Gjithashtu në material link-et në ngjyrë të kaltër mund të aktivizohen duke klikuar direkt mbi to për tu futur në Website e tyre për më tepër detaje si dhe për  vazhdimin e aplikimit.

              Thirrjet_H2020_sme_2016_on

                1637

                Sot më datë 3 shkurt 2016, në ambjentet e Hotel Tirana International, u zhvillua aktiviteti me temë “Nxitja e mundësive të përshtatshme për punësim dhe mbrojtjes së punëtorëve migrantë në Shqipëri”, organizuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë si dhe nga Organizata Ndërkombëtare e Migracionit IOM. Pjesëmarrës në këtë tryrezë ishin dhe përfaqësues nga biznesi të përbërë nga Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë znj. Ines Muçostepa, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës z. Nikolin Jaka dhe kryetari i shoqatës “BiznesAlbania”, z. Luan Bregasi.

                Në këtë aktivitet u vu theksi mbi vlerësimin e kuadrit rregullues të Agjencive Private të Punësimit në Shqipëri kundrejt standarteve ndërkombëtare të miratuara për rekrutimin e punëtorëve migrantë.

                image1 image2 (1)

                 

                  1460

                  Më datë 2 shkurt 2016, në ambjentet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës u zhvillua një takim me Kryetaren e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, znj. Ines Muçostepa, Kryetarin e Dhomës z. Nikolin Jaka, dhe me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë Turko-Maqedonase. Anëtarët e Dhomës Turko-Maqedonase prezantuan bizneset e tyre në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, përfshirë këtu turizmin, ndërtimin, bujqësinë dhe zhvillimin e zonave ekonomike dhe u njohën me situatën aktuale të investimeve në Shqipëri. Kjo vizitë shërbeu në njohjen reciproke dhe kishte si qëllim vlerësimin nga afër të mundësive të investimit në vendin tonë.

                  ????????????????????????????????????

                  ????????????????????????????????????

                  DSC_0693

                  ????????????????????????????????????

                  ????????????????????????????????????

                  ????????????????????????????????????

                  ????????????????????????????????????

                    1718

                    Më datë 28 dhjetor 2016, në ambjentet e Teatrit Kombëtar, u zhvillua eventi gala “Bleta e Artë 2015” për vlerësimin e sipërmarrësve më të mirë të vitit. Ky event u zhvillua nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit Sh.T. Z. Edi Rama dhe me mbështetjen e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe Biznes Albania.

                    Fjala e Kryetare së Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, znj. Ines Muçostepa:

                    Në emër të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë doja të falenderoja Qeverinë Shqiptare për organizimin e këtij eventi, tashmë të përvitshëm, në vlerësim të sipërmarrjes së vëndit tonë.

                    Viti që po përfundon ishte një vit i vështirë, por sipërmarrja nuk u dorëzua. Edhe sot ajo kërkon të japë kontributin e saj, ne mënyrën më të thjeshtë, duke kryer rolin e saj.

                    Ne ënderrojmë të kemi një vend të fortë dhe një ekonomi që rritet. Kërkojmë që taksat mos të ndryshojnë shpesh, që përpara se të adoptohet një masë e re e politikave industriale të vlëresohet ç’farë rezultati solli ajo e mëparshme, që të impenjohemi të përdorim fondet europiane. Për të arritur këtë, duhet që vetë ne, sipërmarrësit, të jemi përgjegjës të veprimeve tona. Kjo përgjegjësi shkon përtej ndërmarrjeve, është përgjegjësi që duhet të jetë sociale, politike.

                    Ҫdo gjë që ne bëjmë, flasim apo heshtim, ka një peshë politike. Kërkojmë vazhdimisht “që të na ulin taksat, të na lënë të punojmë, të na lënë të qetë në ndërmarrjet tona”. Do të vazhdojmë të përsërisim sa kemi thënë e kërkuar deri më sot, vetëm nuk do themi më “ na lini të qetë”. Duam që ta ndërtojmë së bashku paqen sociale, civile, atë ekonomike dhe kulturale. Politika është e të gjithëve dhe ka nevojë për kontributin e të gjithëve. Duhen ide, punë e përbashkët dhe krijimi i konsensusit, duhet projektim ndërkombëtar dhe eksperiencë sipërmarrjeje.

                    Sipërmarrësit kanë nga ana e tyre forcën e punës, të pasionit dhe të kapitalit. Kapacitetin për të vendosur objektiva dhe përcaktimin e mjeteve për ti arritur ato në një periudhë shumë vjeçare.

                    Kjo është edhe vetë forca e sipërmarrësve. Të investosh në vendin tonë do të thotë edhe të kesh përgjegjësi, do të thotë të jesh këshilltar i pavarur e të kontribosh që të shkruash një business plan. Planin industrial, planin social.

                    Nuk mund të mendojmë se do të përballojmë në mënyrë efikase vitet në vijim nëse më parë nuk kemi kuptuar gabimet e bëra dhe nëse nuk do te kemi përcaktuar strategjinë për tu rritur, për tu bërë më të fortë dhe konkurrues. Kjo strategji nuk mund të shkruhet pa sipërmarrjen. Ne jemi në dispozicion, na përfshini, shfrytëzoni, për idetë dhe jo vetëm për taksat.

                    Kemi vendosur të ftojmë politikën që të diskutojmë mbi tema të sakta me objektiva të saktë Jemi të bindur se vetëm me përballjen, me përfshirjen reciproke mbi çështjet më urgjente dhe mbi ato më strategjike,  mund të ndryshojmë vendin.

                    Politika dhe sipërmarrja kanë lidhje me njera tjetrën çdo ditë. Ndonjëherë luftohen, herë tjetër kuptohen dhe gjenerojnë rritje për territorin dhe ndonjë herë tjetër shtiren sikur evitohen. Por nuk mund të bëjne pa njera-tjetrën. Nuk mund të bëjë pa to vetë Shqipëria.

                    Ju Faleminderit!big_886223_10153395723981523_268004583377998449_o big_887248_10153395722501523_7570687126424617668_o big_920737_10153395722721523_1908032721900342413_o big_966592_10153395722016523_3535837362399900761_o big_1292940_10153395722816523_8543799027047742040_o big_1412283_10153395722566523_1750960232243100195_o big_1415303_10153395722976523_6743598564014248597_o big_1506256_10153395721326523_7243142814815841939_o big_1614202_10153395723096523_7410569250288534382_o big_1618176_10153395723741523_477322552430653830_o big_11249625_10153395721636523_6131490748005062178_o big_12401727_10153395722791523_5023195933525857983_o big_12402098_10153395722021523_998400939987415483_o big_12418833_10153395723286523_4398286994920278459_o big_12440430_10153395721286523_7735079469181700552_o big_12440691_10153395722551523_2615110795960117022_o

                     

                     

                    Projekte

                    1256
                    Union of Chambers of Commerce and Industry of Albania, Foreign Trade, Chamber of Bosnia and Herzegovina, Croatian Chambers of Economy, Economic Chamber of (former...