Pajisje me pasaportë shërbimi

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR PAJISJEN E BIZNESMENEVE ME PASAPORTË SHËRBIMI

Anëtari i Dhomës duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Kapitali qarkullues vjetor jo me pak se 100 (njëqind) million lekë (të reja) në vit (të jetë i realizura për vitin 2015);
  2. Të ketë punësuar jo më pak se 10 persona;
  3. Të jetë anëtar i Dhomës dhe të ketë shlyer detyrimet tatimore dhe ato doganore sipas rastit;
  4. Të ketë një aktivitet 2-3 vjeçar.

Dokumentat që duhet të përmbajë dosja:

  • I drejtohet Kryesisë së dhomës përkatëse një kërkesë për pajisjen me pasaportë, e firmosur nga drejtuesi me i lartë funksional i anëtarit të dhomës (president i firmës, drejtor i përgjithshëm etj).

Kërkesa plotësohet me të dhënat si më poshtë:

  • Të dhëna përshkruese mbi veprimtarinë e anëtarit (lloji i aktivitetit, kapitali qarkullues në vit) dhe synimet për të ardhmen;
  • Të dhëna mbi personat e punësuar (numri, kualifikimet, etj.), të jenë të siguruar për vitin 2015;
  • Të dhëna mbi veprimtarinë eksportuese dhe marrëdhëniet me subjekte biznesi të huaja;
  • Adresa e plotë, numrat e telefonit, faksit, adresa elektronike (n.q.s. ka);
  • Emri, mbiemri dhe pozicioni i përfaqësuesit për tu pajisur me pasaportë shërbimi.

Kërkesës i bashkëlidhen dokumentet si më poshtë:

  1. Kopje e ekstraktit të QKR-së.
  2. Vërtetim nga dega e tatim taksave në rreth për shlyerjen e detyrimeve tatimore për dy vitet e fundit dhe vitin në vazhdim (, ‘14, 2015,2016);
  3. Vërtetim nga dega e doganave në rreth për shlyerjen e detyrimeve doganore për 2 vitet e fundit dhe vitin në vazhdim ( 14’, 2015, 2016) ;
  4. Vërtetim nga dega e tatimeve në rreth për kapitalin qarkullues vjetor që realizon;
  5. Vërtetim nga sigurimet shoqërore për numrin e personave të punësuar, për vitin 2015;
  6. Kopje kontratash apo dëshmi të veprimtarisë së përbashkët me subjekte të huaj n.q.s. ka.
  7. Çertifikatë lindje e përfaqësuesit;
  8. Vërtetim nga zona administrative mbi banimin e përfaqësuesit;
  9. Dëshmi penaliteti të lëshuar nga Ministria e Drejtësisë;
  10. Dëshmia nga organet Hetimore në rreth që personi nuk është nën hetim dhe nuk ka borxhe ndaj shtetit apo personave të tretë (Prokurori, Gjykate e Rrethit, Përmbarim);
  11. CV e shkurtër e përfaqësuesit;
  12. Dëshmi të zotërimit të gjuhëve të huaja (nese ka);
  13. 4 (katër) fotografi format dokument;
  14. Çertifikatë e anëtarësimit në Dhomë për vitin 2016.

(Dosja duhet të paraqitet pranë Bashkimit të Dhomave brenda muajit nga momenti që merren vërtetimet). Tarifa e shërbimit për çdo person është 10.000 lekë ( të reja ) pranë Bashkimit të Dhomave . Për çdo informacion mund të kontaktoni në adresën elektronike: info@uccial.al ose në numrin e telefonit +355 (0)44500221

Vendet në të cilat shtetasit shqiptarë të pajisur me pasaporta shërbimi hyjnë pa patur nevojë për vizë dhe taks vize.

1. AFRIKA E JUGUT                                                           13. MAQEDONIA

2. ALGJERI                                                                         14. MOLDAVIA

3. ARGJENTINË                                                                  15. POLONI

4. BOSNJA                                                                          16. RUSI

5. BULLGARIA                                                                    17. SERBI-MALI ZI

6. BRAZIL                                                                           18. SLLOVAKI

7. HUNGARIA                                                                     19. SLLOVENI

8. GREQIA                                                                           20. UKRAINË

9. KILI                                                                                 21. URUGUAJ

10. KINË                                                                              22. SPANJË

11. KROACI                                                                         23. AUSTRI

12. MALTË                                                                           24. KOSTA RIKA