ATA Carnet është një dokument ndërkombëtar doganor që lejon importin e mallrave pa taksa dhe tatime për një periudhë 1 vjeçare.
Sistemi ATA Carnet është një ilustrim i përsosur i një bashkëpunimi të ngushtë midis organizatave të biznesit dhe doganave duke bërë të mundur lehtësimin në tregtinë ndërkombëtare. Ky sistem, në të gjithë botën menaxhohet nga Federata Botërore e Dhomave të Tregtisë.
Çdo vend anëtar i ATA Carnet ka vetëm një organizatë garantuese të aprovuar nga autoritet kombëtare doganore “ Word Chamber Federation”. Organi garantues gëzon të drejtën e lëshimit të ATA Carnet dhe autorizimin e njësive vendore për të bashkëpunuar. Në shqipëri garantuese për të aprovuar nga WCF është Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.
ATA Carnet në Shqipëri
Më datë 18 dhjetor 2012, është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, e cila përcakton termat e bashkëpunimit midis dy institucioneve për impelmentimin e ATA Carnet në Shqipëri.
Në datë 25 shkurt 2013, ATA Carnet fillon të operojë në Shqipëri. Në vitin 2013 BDHTI bëhet organizata e 72-garantuese ICC WCF ATA.
ATA Carnets do të pranohen nga Autoritet Doganore Shqiptare sipas Konventës Mbi lejimin e Përkohshëm WCO (Konventa e Stambollit, 26 Qershor 1990).
Ata Carnet mbulon:
- Kampione tregtare
- Pajisje profesionale
- Mallra për përdorimin në panaire tregtare, ekspozita, etj..
ATA Carnet mund të përdoret në rastet e mëposhtme:
- Lejimi i përkohshëm i lidhur me mallrat për t’u shfaqur ose përdorur në ekspozita, panaire, mbledhje ose ngjarje të ngjashme;
- Lejimi i përkohshëm për kontenjerët, paletat, amballazhet, mostrat dhe mallrat e tjera të importuara në lidhje me një operacion tregtar;
- Lejimi i përkohshëm për mallrat e importuar në lidhje me një operacion përpunimi;
- Lejimi i përkohshëm për mallrat e importuara për qëllime edukative, shkencore dhe kulturore;
- Lejimi i përkohshëm për sendet përsonale të udhëtarit dhe mallrat e importuara për qëllime sportive;
- Lejimi i përkohshëm për materiale promocionale turistike;
- Lejimi i përkohshëm për mallrat e importuara si transport kufitar;
- Lejimi i përkohshëm për mallrat ë importuara për qëllimi humanitare;
- Lejimi i përkohshëm i pjesëve të këmbimit dhe pajisjet e importuara për riparimin e mjeteve të transportit, të cilat janë të lejuar përkohësisht;
- Lejimi i përkohshëm për kafshët.
Nëse jeni të interesuar për shërbimin ATA Carnet lutemi të kontaktoni në adresën postare info@uccial.al
