Struktura Administrative

STRUKTURA ORGANIZATIVE DHE DREJTUESIT EKZEKUTIVË

Struktura e administratës së Bashkimit të Dhomave 

Organizimi i strukturës dhe shërbimeve bëhet në përputhje me objektivat e veprimtarisë së Bashkimit të Dhomave. Veprimtaria ekzekutive e Bashkimit të Dhomave drejtohet dhe mbikqyret nga Kryetari.

Shërbimet që kryen administrata 

Në përmbushje të objektivave dhe funksioneve të Bashkimit të Dhomave, administrata kryen këto aktivitete dhe shërbime:

  • Jep mendime, propozime dhe vlerësime për nismat ligjore apo politikat publike, të ndërmarra nga administrata qendrore, vendore dhe subjektet e tjera publike, përmbajtja e të cilave prek interesat e anëtarëve të saj;
  • Vendos, mban dhe zhvillon kontakte me dhomat anëtare, me institucione ekonomike, shoqata, organizata dhe firma jashtë vendit me qëllim nxitjen e tregtisë dhe bashkëpunimit ekonomik me to;
  • Informon anetarët e saj mbi mundësitë dhe kërkesat e tregut në vendin tonë dhe atë ndërkombëtar, mbi tendencen e zhvillimit të tregut, konkurencën, për zhvillimin e ankandeve e tenderave të ndryshëm etj.;
  • Bashkimi i Dhomave organizon dhe administron misione biznesi, ekspozita e panaire, kurse trajnimi profesionale, si dhe cdo veprimtari tjetër që i shërben nxitjes së tregtisë e të industrisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  • Mban regjistrin e anëtarëve të Bashkimit të Dhomave, me të dhënat përkatëse për çdo dhomë anëtare dhe përfaqësuesit e tyre;
  • Përgatit kontrata model, forma dhe kushte të përgjithshme për kontrata për lloje të ndryshme aktivitetesh ekonomike;
  • Informon mbi legjislacionin tregtar të Republikës së Shqipërisë dhe atë ndërkombëtar si dhe mbi marrëveshjet e tregtisë që ka nënshkruar vendi ynë me shtetet e tjera.

Nxit dhe ndihmon anëtarët e Bashkimit të Dhomave për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, tregtare dhe civile, nëpërmjet rrugës së ndërmjetësimit dhe arbitrazhit;

Struktura organizative e administratës së Bashkimit të Dhomave përbëhet nga:

(Departamenti)

  1. Kryetari
  2. Sekretari i Përgjithshëm
  3. Drejtori  Departamenti
  4. Përgjegjës Sektori
  5. Specialistët
  6. Këshilltar dhe eksperte te jashtem.

Departamenti është njësi organizative e strukturës së Bashkimit të Dhomave, me kompetenca administrative dhe ekzekutive. Departamenti organizon, administron dhe drejton punën me objekt të përcaktuar, në përputhje me rolin dhe me funksionin sipas rregullores së brendshme të Bashkimit të Dhomave. Departamenti drejtohet nga drejtori i Departamentit i cili është drejtues ekzekutiv. Drejtorët e Departamenteve janë përgjegjës për organizimin dhe drejtimin e punës në njësinë organizative që u është besuar. Përcaktimi konkret i departamenteve dhe detyrave të tyre bëhet në strukturën dhe  rregulloren e Bashkimit të Dhomave.

Emërimi i punonjësve të administratës së Bashkimit të Dhomave bëhet nga Kryetari, sipas strukturës organizative dhe nivelit të pagave të miratuara nga Kryesia. Marrëdhëniet e punës të administratës së Bashkimit të Dhomave rregullohen nga Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë.